Gazeta Shqiptare

Helmimi në mitingun e PD- së, sekuestroh­en projektorë­t e ndriçimit

Pronari i kompanisë: U përdorën edhe nga PS e LSI. Policia e referon për ndotje ajri Dyshohen për rrezatim të dëmshëm

-

Helmimi i 140 person ave që morën pjesë në mitingun e Partisë Demokratik­e, përfshirë edhe liderin e opozitës Lulzim Basha, mund të ketë ardhur nga ndriçimi i fortë i projektorë­ve. Burimet thanë se prania e ndriçuesve mund të ketë ndotur ajrin dhe ka shkaktuar te qytetarët djegie të lëkurës, alergji, irritim të fytit dhe kruarje e skuqje të syve. Kështu, ditën e djeshme organi i akuzës vendosi të sekuestroj­ë 2 nga 12 projektorë­t, për të zbardhur edhe shkaqet e plota të ngjarjes. Mësohet se u sekuestrua­n 2 ndriçuesit me mbishkrimi­n "Skaf", si dhe një kuti që shërben për ndezjen e llambave, që në gjuhën teknike quhet Balast, të cilët ishin të vendosur në 4 platforma. Sipas urdhrit të sekuestrim­it, rezulton se ndriçuesit janë model "Philips", me fuqi 2000 wat. Mësohet se këto pajisje janë në pronësi të kompanisë "Provideo" dhe pritet që të dërgohen për ekzaminim në laborator, për të përcaktuar nëse janë ose jo shkak për helmimin e qytetarëve. Por, sipas pronarit të kompanisë, është e pamundur që helmimi të ketë ndodhur nga projektorë­t, pasi po të njëjtën ndriçues janë përdorur edhe më parë në mitingjet e Partisë Socialiste, apo edhe nga LSI- ja. Ndërkaq, pronari i kompanisë iu dëshmoi hetuesve se të njëjtët projektorë janë përdorur edhe në disa mitingje të tjera që nga viti 2013. Madje së fundmi, janë përdorur në mitingjet e PS- së dhe LSI- së dhe nuk kanë shkaktuar asnjë efekt negativ në shëndetin e qytetarëve. Për të vërtetuar LEZHË/ SHKODËR - Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka zhvilluar dje dy takime në Drejtoritë Vendore të Policisë së Lezhës dhe Shkodrës. Mësohet se ndër mesazhet që Demiraj ka përcjellë tek efektivët e policisë janë ato për mbarëvajtj­en e zgjedhjeve, për një proces zgjedhor të sigurt e të qetë, luftë pa kompromis ndaj kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, parandalim të përdorimit të parave me burim kriminal dhe blerjen e votës.

pretendime­t e tij, ai i vuri në dispozicio­n prokuroris­ë, video dhe foto të aktivitete­ve në fjalë. Paraditen e djeshme, në Prokuroris­ë e Tiranës shkuan edhe Drejtori i Policisë së Tiranës dhe zëvendësi i tij. Ata qëndruan aty për gati 20 minuta dhe rastin në fjalë e

referuan në prokurori, për veprën penale të "Ndotjes së ajrit", të parashikua­r nga neni 201 i Kodit Penal.

AVOKATI

Edhe avokati i kompanisë deklaroi po të njëjtat fakte, duke shpjeguar se nuk ka mundësi që helmimi i

qytetarëve të ketë ndodhur për shkak të ndriçuesve. "Ne jemi të bindur që te kjo kompani, e cila ka ofruar shërbim edhe në fushata të tjera dhe disa ditë më parë te Partia Socialiste dhe te Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk është shfaqur në asnjë rast një problem i tillë. Madje edhe është zhvilluar në ambiente të mbyllura. Nuk e kuptojmë pse pikërisht i referohen pikës së ndriçimit, ndërkohë që kompania jonë thjesht e ofron ndriçimin për kompaninë organizato­re të fushatës elektorale të PD- së

dhe mënyra e vendosjes dhe e pozicionim­it të këtyre ndriçuesve është kompetencë e kompanisë organizato­re. Përveç dy projektorë­ve, janë bllokuar edhe pajisje të tjera që nuk janë përdorur në fushatë", - tha dje për mediat, avokati Ilir Kadiu.

HETIMI

Mësohet se në hetimin e kësaj çështjeje janë përfshirë edhe specialist­ët kimistë të ushtrisë, të cilët pritet të japin përgjigje nëse në miting është përdorur ndonjë lëndë helmuese apo kimike. Në vendin e ng-

jarjes, kimistët nuk gjetën asnjë provë të dyshimtë, pasi platforma ku kishte folur lideri i opozitës Lulzim Basha gjatë mitingut ishte çmontuar dhe ambienti ishte pastruar. Megjithatë, ekspertët kanë në duar prova rrethanore, siç janë veshjet e simpatizan­tëve që ndodheshin në miting, të cilat janë dërguar në laboratori­n shkencor për t'iu nënshtruar analizave. Ndërkaq, burime pranë prokuroris­ë bënë me dije se janë duke hetuar edhe mbi faktin nëse ndonjë person ka hedhur ndonjë lëndë kimike, pasi ka dyshime se subjekti politik është penguar të zhvillojë rregullish­t aktiviteti­n e tij.

 ??  ?? Avokati Ilir Kadiu
Avokati Ilir Kadiu
 ??  ?? Qytetarë në mitingun e PD- së
Qytetarë në mitingun e PD- së
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania