Gazeta Shqiptare

Kërcënohet specialist­i i SHISH, gjen 7 fishekë në derën e shtëpisë

Shkëlzen Ndoi mohon të ketë konflikte: Autorët mund të ketë ngatërruar edhe objektiv Policia nis hetimet për shkak të detyrës së 47- vjeçarit

- Xhensila Kodra

Një specialist i Shër bimit Informativ Sh tetëror është kërcënuar nga persona ende të paidentifi­kuar, duke i lënë shtatë fishekë në derën e banesës së tij. Bëhet fjalë për 47- vjeçarin Shkëlzen Ndoi, i cili banon në rrugën "Jordan Misja", në kryeqytet. Burime zyrtare të policisë së Tiranës bënë me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, por është zbuluar rreth orës 08: 00 nga vetë specialist i SHISH. Shtatë fishekët u gjetën të futur në një qese plastike e të tejdukshme dhe i ishin lënë 47- vjeçarin në pragun e banesës. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, efektivë të komisariat­it nr. 3 nisën punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për të bërë të mundur identifiki­min e autorëve. Policia mori në pyetje edhe specialist­in Shkëlzen Ndoi, i cili ka pohuar se nuk ka konflikte me ndonjë person, as për shkak të punës që ai kryen. Ndërkaq, pavarësish­t kësaj, hetuesit i kanë përqendrua­r hetimet se fishekët e lënë në pragun e shtëpisë së 47- vjeçarin janë një kërcënim për jetën e tij dhe pista kryesore dyshohet të jetë ajo për shkak të detyrës. Hetimi është shtrirë edhe bë disa persona të tjerë në pallatin ku banon Ndoi, për ndonjë rast të "Më datë 28.05.2017, rreth orës 08: 00, në rrugën ‘ Jordan Misja’, në pragun e derës së apartament­it të shtetasit Sh. N., 47 vjeç, me detyrë specialist i SHISH, është gjetur një qese e tejdukshme, brenda së cilës kishte 7 fishekë, të cilët u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

mundshëm nëse autorët kanë ngatërruar kat.

NGJARJA

Mëngjesin e së dielës, kur Shkëlzen Ndoi sapo doli nga banesa e tij, vuri re se në pragun e derës ndodhej një qene e tejdukshme, brenda së cilës ndodheshin 7 fishekë ushtarakë. Menjëherë ai ka lajmëruar oficerët e policisë, të cilët sapo mbërritën në vendin e ngjarjes bënë edhe sekuestrim­in e tyre dhe i dërguan ato në laborator për t'iu bërë ekzaminimi i nevojshëm, nëse në sipërfaqe të tyre apo edhe në qese mund të kenë mbetur shenja gishtat. 47- vjeçari nuk ka dhënë shumë detaje në polici nëse ka ndonjë konflikt të hapur me ndonjë person, duke pohuar se autorët mund të ketë ngatërruar

edhe objektiv. Ndoi ka treguar se nuk ka asnjë konflikt, qoftë edhe për shkak të detyrës që ai kryen në SHISH.

HETIMI

Nga ana tjetër, policia po vijon hetimet për të zbuluar autorët dhe si pistë kryesore kanë atë të një kërcënimi për shkak të punës që ai mban në Shërbimin Informativ Shtetëror. Burime pranë policisë sqaruan se janë fishekët mund të jenë vendosur gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës në derën e 47- vjeçarit. Ndërsa janë duke verifikuar edhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve përgjatë pallatit ku banon Ndoi, për të parë lëvizjet e personave që i kanë vendosur fishkët në derë.

 ??  ?? Pallati ku jeton 47- vjeçari Shkëlzen Ndoi
Pallati ku jeton 47- vjeçari Shkëlzen Ndoi
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania