Gazeta Shqiptare

Sherr për një femër, dy gjimnazist­ë përfundojn­ë të plagosur në spital

Konflikti mes tre nxënësve të shkollës së mesme profesiona­le nisi të premten U goditën me thikë, arrestohet 19- vjeçari Fejzollari

-

Sherri për një femër për pak sa nuk u ka kush tuar jetën dy gjimnazist­ëve në qytetin e Korçës. Xhemi Maksuti dhe Mikel Rënxa, përkatësis­ht 19 dhe 17 vjeç janë goditur me thikë nga dy 17- vjeçari Marjo Fejzollari dhe për pasojë janë plagosur rëndë. Ata kanë përfunduar në spitalin rajonal të qytetit juglindor, ndërsa policia ka bërë të mundur identifiki­min dhe vënien në pranga të autorit të krimit, i cili akuzohet për veprat penale: "Vrasje me dashje mbetur në tentativë" si dhe "Mbajtje pa leje e armëve të ftohta". Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Korçës bënë me dije se sherri mes tre nxënësve të shkollës profesiona­le "Irakli Tërova" ka nisur që të premten, ndërsa paraditen e djeshme ka degjenerua­r në përleshje me thika.

NGJARJA

Katër ditë më parë, tre gjimnazist­ë, banues në qytetin e Korçës janë grindur me njëri- tjetrin për një vajzë. Sherri mes tyre ka vijuar përgjatë tri ditëve të fundjavës, ndërsa paraditen e djeshme ka përfunduar me plagosjen e dy prej tyre dhe arrestimin e agresorit. Burime pranë grupit hetimor pohuan se adoleshent­ët Maksuti dhe Rënxa janë konfliktua­r në afërsi të shkollës së mesme profesiona­le me Fejzollari­n. Pas debateve të ashpra dhe sharjeve të ndërsjella, të rinjtë janë përleshur fizikisht. Mësohet se në sherr e sipër, Marjo Fejzollari ka nxjerrë thikën që mbante me vete dhe ka plagosur dy nxënësit e shkollës. Pas sinjalizim­it për konfliktin mes gjimnazist­ëve, policia ka shkuar në vendngjarj­e dhe ka nisur hetimet. Ndërsa, dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Korçës ku iu është dhënë ndihma e parë mjekësore. Sipas bluzave të bardha të këtij qyteti, 19vjeçari Xhemi Maksuti ka marrë plagë të rënda ndaj është dërguar për mjekim më të specializu­ar në Tiranë. Ndërkaq, burimet e mësipërme sqaruan për "Gazeta Shqiptare" se pas krimit, Marjo Fejzollari është larguar nga vendi i ngjarjes, por blutë kanë bërë të mundur identifiki­min dhe kapjen e tij. Gjithashtu, pas ngjarjes janë shoqëruar dhe dy nxënës të shkollës në fjalë dhe pas marrjes në pyetje ata janë lënë të lirë. Policia e Korçës po punon intensivis­ht për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, ndërsa materialet procedural­e pritet t'i kalojnë prokuroris­ë së këtij rrethi për veprime të mëtejshme.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi plagosja
Vendi ku ndodhi plagosja
 ??  ?? Shkolla e mesme profesiona­le "Irakli Tërova"
Shkolla e mesme profesiona­le "Irakli Tërova"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania