Gazeta Shqiptare

Konfliktoh­en para komisariat­it për administri­min e plazhit publik, prangosen katër persona

Policia: Sherri mes palëve nisi në qytezën e Ksamilit

-

SARANDË - Katër persona janë arrestuar nga policia e Sarandës pas një sherri për motive pronësie. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme në qytezën e Ksamilit. Mësohet se shkak i konfliktet mes pjesëtarëv­e të dy fiseve Pollo dhe Ziflaj është bërë pretendimi nga të dy palët për administri­min e plazhit publik që ndodhet afër vendit të quajtur "Tre ishujt", për të cilin vetëm bashkia e ka të drejtën e dhënies me qira. Ndërkohë që për këtë vit bëhet e ditur se ende nuk është

1. F. Pollo 2. D. Pollo 3. K. Ziflaj 4. A. Ziflaj TË ARRESTUARI­T

bërë dhënia me qira e sipërfaqev­e të plazheve nga Bashkia e Sarandës. Burime nga policia e Sarandës pohuan se janë vënë në pranga shtetasit: F. Pollo, 38 vjeç, D. Pollo, 40 vjeç dhe K. Ziflaj, 33 vjeç e A. Ziflaj, 28 vjeç, vëllezër me njëri- tjetrin, të katër banorë të Ksamilit. Si-

38 vjeç 40 vjeç ( vëllezër) 33 vjeç 28 vjeç ( vëllezër)

pas bluve, të dyja palët kanë debatuar ashpër me njëratjetr­ën dhe më pas sherri mes tyre ka degjenerua­r në përdorimin e forcës fizike. Me të marrë njoftimin, policia ka shkuar në vendngjarj­e dhe ka bërë shoqërimin e tyre në mjediset e Komisariat­it të Sarandës. Por, sherri nuk ka marrë fund me kaq, pasi katër personat e shoqëruar kanë filluar përsëri të konfliktoh­en fizikisht në ambientet para komisariat­it, duke kanosur njëri- tjetrin. Menjëherë policia ka bërë arrestimin e tyre për veprat penale: "Kanosja", "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Dëmtime të tjera me dashje" të kryera në bashkëpuni­m. Materialet në ngarkim të dy vëllezërve Pollo si dhe dy vëllezërve Ziflaj do i përcillen prokuroris­ë së Sarandës për veprime të mëtejshme. Pritet që Gjykata e Shkallës së Parë e këtij rrethi të vendosë masën e sigurisë në ngarkim të tyre. ar. su.

 ??  ?? Komisariat­i i Policisë, Sarandë
Komisariat­i i Policisë, Sarandë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania