Gazeta Shqiptare

Ahmetaj: Në katër vjet do të hapim 220 mijë vende të reja pune

Ish- ministri i Financave: Do të rrisim pensionet me 10 mijë lekë

-

Ish-

ministri i Finan cave, Arben Ahmetaj prezantoi dje para sipërmarrë­sve programin ekonomik për katër vitet e ardhshme, nëse forca e tij politike do të qeverisë sërish vendin. Ahmetaj pohoi se do të hapen 220 mijë vende të reja pune deri në fund të mandatit të dytë. Pagat për mjekët dhe mësuesit pritet të rriten me 30- 40 për qind, ndërsa pensionet pritet të rriten nga 7- 10 mijë lekë deri në fund të vitit, si pasojë e paketës së solidarite­tit. "Do të hapim 220 mijë vende të reja pune deri në fund të mandatit të dytë, këto i kemi përllogari­tur më së miri. Ashtu siç këmbëngulë­m për reformën në drejtësi, do të bëjmë të pamundurën për reformat ekonomike dhe realizimin e punësimit. Pensionet do të rriten nëpërmjet paketës së solidarite­tit nga 7- 10 mijë lekë në fund të vitit. Platforma jonë do të realizohet duke ulur nivelin e borxhit publik. Do të rrisim pagat nga 30 deri në 40 për qind për mjekët dhe mësuesit", tha Ahmetaj. Deklaratat e Ahmetajt u bënë gjatë një takimi mëngjesin e djeshëm me sipërmarrë­sit, ku u shpalosën para tyre sfidat e një viti elektoral e më tej, për ekonominë dhe klimën e të bërit biznes. "Ekonomia që trashëguam ishte në nivel të ulët, por ne e rilindëm me sakrifica, bashkë me biznesin. Mbajtëm premtimet për reformat ekonomike, sidomos me ndërmarrje­n e fundit, ku ulëm TVSH për turizmin. Ne kemi hartuar tashmë programin ekonomik për 4 vitet e ardhshme dhe do të ofrojmë një paketë realiste, të zbatueshme dhe konkrete. Kam dorëzuar një buxhet me suficit 110 milionë dollarë tek Ministria Teknike. Oferta jonë ka të balancuar ofertën mes qytetarit dhe sipërmarrj­es, ndërsa oferta e opozitës është për të qeshur", tha Ahmetaj. Gjithashtu, ish- ministri i Financave u ndal gjatë këtij bashkëbise­dimi edhe në rritjen ekonomike deri në fund të mandatit të dytë, si dhe uljen e taksës progresive dhe uljen e dividentit. "Kalkulimet e bëra janë që në fund të mandatit të kemi rritje ekonomike deri në 6 për qind. Do të ulim taksën progresive nga 23 në 18 për qind, do ulim tatim- fitimin për kompanitë e software në 5 për qind. Gjithashtu, do të ulim dividentin në 6 për qind nga 15 për qind që është aktualisht", tha Ahmetaj.

 ??  ?? Arben Ahmetaj
Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania