Gazeta Shqiptare

Zaev vendos ministrat, nesër miratohet qeveria

Asnjë emër surprizë, 17 deputetët do të hetohen paraprakis­ht Ministrat shqiptarë, pa kompetenca

- Gerilina Kodheli

Qeveria e re e Zoran Zaev nuk do të ketë asnjë surprizë. Kryeminist­ri i ardhshëm i Maqedonisë ka përcaktuar tashmë kabinetin qeverisës dhe emrat e deputetëve që do ta përbëjnë atë. Ashtu siç pritej, lideri i LSDM- së ka vendosur për emrat që përfliten prej javësh, jo vetëm për ministrat që do të drejtojnë institucio­net e caktuara, por edhe ata pa portofol, me kompetenca të reduktuara. Në listën e emrave të publikuar nga Zaev, si befasi mund të llogaritet nominimi i Goran Sugarevski­t, ish- koordinato­r i Grupit Parlamenta­r të LSDM- së për ministër të Transporti­t dhe Lidhjeve, dhe nominimi i Robert Popovskit, këshilltar për media, për ministër pa portofol. Kandidatët e tjerë ishin të prit- shëm dhe vijnë nga rrethi i ngushtë i Zaevit. Në listën e 17 emrave përfshihen edhe ministrat pa portofol që vijnë nga partnerët e koalicioni­t të LSDM- së. Kreu i LSDM- së ka njoftuar se do të bëhet përpjekje që sa më shpejt të jetë e mundur të përgatiten dokumentet e nevojshme dhe të dorëzohen në parlament. Kjo nënkupton se zgjedhja e qeverisë së re do të mund të ndodhë nesër ( të mërkurën). Kreu i LSDM- së, Zoran Zaev, nga Këshilli Qendror i partisë ka kërkuar mbështetje për Oliver Soasovski, si ministër i Brendshëm, Radmilla Sheqerinsk­a, ministre e Mbrojtjes, Nikolla Dimitrov, si ministër i Jashtëm, Dragan Tevdovski, në drejtim të Ministrisë së Financave, Renata Deskoska, ministre e Arsimit, Goran Sugarevski, ministër për Transport dhe Lidhje, Ljupço Nikollovsk­i, ministër i Bujqësisë, Milla Carova, ministre për Punë dhe Politikë Sociale, Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatik­e, Robert Allagjozov­skji, ministër i Kulturës, Edmond Ademi, ministër pa portofol dhe Koço Angjushev, ministër pa portofol. Natyrisht, pritet që të gjithë emrat të miratohen, edhe pse përflitet se dy prej tyre nuk do të arrijnë të kalojnë kontrollin e Prokuroris­ë Speciale. Me synim transparen­cën dhe pastërtinë e figurës së pjesëmarrë­sve në qeveri, Zaev i ka dërguar dosjet e të gjithë ministrave në prokurori për të sqaruar nëse ata kanë pasur a jo ndonjëherë të bëjnë me korrupsion dhe akte kriminale. Deri tani nga institucio­ni i akuzës nuk ka asnjë përgjigje, megjithatë pritet që ajo të vijë gjatë ditës së sotme, kështu mund të procedohet me formimin e qeverisë. Partia e Kryeminist­rit të ri të Maqedonisë, LSDM- ja, do të qeverisë në aleancë me partitë shqiptare, të cilat kanë marrë disa nga postet kyçe. Megjithatë, e "përjashtua­ra" mes shqiptarëv­e është Lëvizja Besa, e cila ka vendosur të qëndrojë jashtë koalicioni­t të ri qeveritar. Me këtë, shumica e re parlamenta­re do të ketë 62 vota në parlament, të mjaftueshm­e për miratimin e kabinetit qeverisës të Zoran Zaev. Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë njoftoi përmes një komunikate se "mbeten dyert të hapura për bashkëpuni­m rreth reformave që e presin vendin dhe për gjithçka tjetër që paraqet interes për Republikën e Maqedonisë". Ndërkohë, Aleanca për Shqiptarët pritet ta bëjë zyrtar qëndrimin për pjesëmarrj­e në qeveri dhe do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësi­së, sipas burimeve nga të gjitha partitë e shumicës. Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur për emrat e ministrave të rinj nga radhët e veta. Ata do të jenë; Hazbi Lika, për zëvendëskr­yeministër i ngarkuar për sistemin politik dhe marrëdhëni­e midis komunitete­ve, Bujar Osmani për zëvendëskr­yeministër për Integrimet në Bashkimin Evropian, Bylent Saliu për ministër i Drejtësisë, Kushtrim Bekteshi për ministër i Ekonomisë, Sadulla Duraku për ministër i Ambientit dhe Ramiz Merko për ministër pa portofol.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania