Gazeta Shqiptare

Ministrat e rinj, në hetim për pastërtinë e figurës

Të korruptuar­it do të qëndrojnë jashtë

-

Ministrat

e rinj të qeverisë së Maqedonisë do të hyjnë në skanerin e Prokuroris­ë Speciale. Emrat e propozuar do të verifikohe­n me kujdes nga ky institucio­n, i cili do të shohë nëse janë të përfshirë në afera korruptive, apo skandale të tjera, që kanë të bëjnë me keqpërdori­min e institucio­neve, ose detyrës zyrtare. Një gjë të tillë e konfirmoi vetë udhëheqësi i BDI- së, Ali Ahmeti, pas takimit me të mandatuari­n Zoran Zaev, njeriun që do të drejtojë qeverinë e re në 4 vitet e ardhshme. Ahmeti theksoi se, Zaev do të verifikojë në institucio­ne pastërtinë e të gjithë ministrave të rinj. "Sa i takon pastërtisë, apo biografisë së kandidatëv­e, përfshirë këtu edhe kandidatët e Bashkimit Demokratik për Integrim", - tha Ahmeti. Zoran Zaev thotë se, materialet janë dorëzuar që të gjitha dhe tani pritet se çfarë do të thotë Prokuroria Speciale. Sipas mediave vendase, ka mundësi që dy kandidatë të mos e plotësojnë kushtin e pastër- tisë së figurës për të mbajtur portofole ministrore, por kjo mbetet për t'u parë. Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami ka sqaruar më tej vendimin e tij për të mos qenë pjesë e qeverisë së re. "Përfundoi koha kur shqiptarët bëheshin pjesë e qeverive pa marrëveshj­e", - tha Kasami për gazetarët dhe i sfidoi Ali Ahmetin dhe Zoran Zaevin, duke u kërkuar të dalin e të tregojnë publikisht se për çfarë janë marrë vesh mes tyre për bashkëqeve­risje. Kreu i LSDM- së ka njoftuar se do të bëhet përpjekje, që dokumentet e nevojshme të përgatiten sa më shpejt të jetë e mundur dhe të dorëzohen në parlament. Kjo nënkupton se, zgjedhja e qeverisë së re do të mund të ndodhë të mërkurën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania