Gazeta Shqiptare

Merkel: Europa ta harrojë partnerite­tin me SHBA- të

Ekspertët: Armiqësia e kancelares me Trump është fushatë zgjedhore "Duhet të marrim në dorë fatin tonë"

-

Për Merkelin kanë mbaruar kohët "kur mund të mbështetes­him plotësisht te të tjerët". Madje, sipas saj, Europa duhet ta harrojë partnerite­tin me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë. Samiti i G7 në Sicili, me sa duket ka lënë gjurmë të thella te kancelarja gjermane, e cila gjatë një fjalimi në Mynih u shpreh e zhgënjyer. Ajo ka besim te bashkëpuni­mi europian dhe shpreson para së gjithash te Franca. "Kohët kur ne mund të mbështetes­him tërësisht te njëritjetr­i kanë kaluar tani. Këtë e kam përjetuar gjatë ditëve të fundit", - tha Angela Merkel, teksa nuk e fshehu zhgënjimin e saj pas samitit të G7- ës në Taormina. Në një fjalim mbajtur në një tendë birre në Mynih- Trudering, Merkel theksoi: "Ne europianët duhet ta marrim vetë në dorë fatin tonë". Merkel me ankesën e saj iu referua administra­tës së SHBA- ve nën Donald Trump, por ajo kishte parasysh edhe Brexit, që është në prag të Britanisë së Madhe. "Natyrisht, duhet t'i përmbahemi miqësisë me SHBA- të dhe Britaninë e Madhe", - theksoi Merkel si kryetare e CDU- së, duke marrë pjesë në një veprimtari elektorale të kryetarit të partisë simotër CSU, Horst Seehofer. "Edhe me Rusinë, edhe me shtete të tjera shpresohet për fqinjësi të mirë. Por ne duhet ta dimë, se duhet të luftojmë vetë për fatin tonë", - tha Merkel. Në këtë kontekst ajo u kushtoi rëndësi të veçantë marrëdhëni­eve me Francën. Por Dagmar Engel mendon, se duhet parë më me vëmendje, para se të shpallet fundi i marrëdhëni­es transatlan­tike. Angela Merkel, kryetarja më e fuqishme e një qeverie në botë, rrallë ka shkaktuar një valë të tillë përtej Atlantikut: Fjalët e saj po diskutohen fort në SHBA, madje flitet për një kthesë historike në marrëdhëni­et SHBA- Gjermani. Reagime të tilla kaq të forta duket ta kenë habitur vetë kancelaren Merkel, megjithëse ajo nuk bëri gjë tjetër veçse i dha zë asaj që është kaq e dukshme: "Pavarësish­t se çfarë tiparesh mund t'i veshësh presidenti­t amerikan Donald Trump, besueshmër­ia nuk bën pjesë ndër to", shkruan "DW". Sipas medias gjermane, Merkel, kryetarja e partisë kristiande­mokrate, CDU, e ka përdorur këtë deklaratë për fushatë zgjedhore. "Kancelarja solli me vete zhgënjimin për zhvillimet e samitit të G7- ës në fundjavë, ndërsa kryetarja e partisë bëri me dije se kritika ndaj SHBA- ve e sidomos ndaj Trump- it pritet mirë te votueset e votuesit. Kundërshta­rët në këtë fushatë, so- "Ne europianët duhet ta marrim vetë në dorë fatin tonë". Merkel me ankesën e saj iu referua administra­tës së SHBA- ve nën Donald Trump, por ajo kishte parasysh edhe Brexit, që është në prag të Britanisë së Madhe.

cialdemokr­atët luajnë prej kohësh me këtë letër - e të dyja palë kanë rizbuluar Europën. Trump dhe Brexit - valët shokuese që kanë shkaktuar vendimet amerikane dhe britanike kanë zgjuar qytetaret e qytetarët e Europës. Me një qëndrim proeuropia­n madje fitohen zgjedhjet kundër populistëv­e - këtë e tregoi së fundmi edhe Emmanuel Macron". Sipas "Deutsche Welle", "shanset e forcimit të Bashkimit Europian, e vazhdimit të historisë së tij nuk janë kurrë më të mira se sot. Dhe një BE unike është një aktore e politikës botërore, Nga

Amerika nuk ka re agim, por Britanisë i ka "dhembur" deklarata e fortë e Angela Merkel. Sekretarja e Çështjeve të Brendshme, Amber Rudd këmbënguli se Mbretëria e Bashkuar dëshiron një marrëdhëni­e të thellë dhe të veçantë partnerite­ti me BE- në, edhe pas shkëputjes nga blloku europian. "Mund të mbështeten­i te ne", ishte mesazhi i saj për kancelaren e zhgënjyer gjermane. Me zgjedhjen e Donald Trump president të Shteteve të Bashkuara dhe "Brexit"- in që nxori Londrën nga BEja, europianët - sipas Merkelit, - duhet ta marrin vetë në duar fatin e tyre. "Ne nuk mund të varemi më nga Amerika dhe Anglia", ishte komenti i ashpër i shefes së ekzekutivi­t gjerman. Por Rudd këmbëngul se Londra dëshiron ta vazhdojë bashkëpuni­min e ngushtë me bllokun. "Ndërsa fillojmë negociatat për largimin nga BE- ja, ne mund ta garantojmë Gjermaninë dhe çdo vend tjetër europian, se do të jemi një partner i fuqishëm për ta në fushën me të cilën duhen bërë llogaritë në të gjithë botën. Megjithatë, kjo deklaratë nuk do të thotë se Merkel po u kthen kurrizin SHBA- ve. Ajo nuk ka për të qenë kaq e pakënaqur me presidenti­n amerikan për shkak të politikës së tij për klimën, aq sa të hedhë poshtë lidhjen e saj parimore me SHBA- të, që lid- e mbrojtjes, sigurisë dhe, shpresoj, edhe tregtisë. E sigurojmë zonjën Merkel se duam të kemi një partnerite­t special me bllokun, në mënyrë që ta ruajmë sigurinë europiane nga terroristë­t e jashtëm dhe ata që po përpiqen ta dëmtojnë vendin tonë", tha Rudd. Deklarata e Merkel erdhi pas het edhe me historinë e saj personale dikur, si qytetare e RDGJ- së. Apokalips nuk ka, ai nuk do të vijë as në takimin e G20- ës në Hamburg. Tani janë të gjithë të përgatitur ' se kohët në një masë të caktuar kanë marrë fund', kohët kur mbështetes­he plotësisht te të tjerët, indirekt kjo mund të refuzimit të Trump për të shpallur në samitin e G7ës riangazhim­in ndaj marrëveshj­es së klimës, të arritur në vitin 2015 në Paris. "Shtetet e Bashkuara nuk janë më partner i besueshëm", - u shpreh ajo, duke pasur parasysh në fakt edhe Britaninë e Madhe, ndërsa shikon në këtë kuptohet: G20 ka gjasë të mos jetë ndonjë sukses i madh. Pra, ruani qetësinë: E kush ka nevojë për garanci të tjera: Kryetarja e partisë CDU, Merkel nuk do ta paralajmër­onte një kthesë të vërtetë epokash në një tendë birre të një aktiviteti zgjedhor të partisë simotër, CSU. Thjesht sepse ka stil".

pikë si prioritare marrëdhëni­en mes Berlinit dhe presidenti­t të ri francez, Emmanuel Macron.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania