Gazeta Shqiptare

“PROFETI NGA PRAGA” I RAMADANIT

-

Tashti sanatorium­i është ndërtesë familjare banimi, lyer së jashtmi me ngjyrë të verdhë, kulm të gjelbër, me mjaft pjerrtësir­a e shumë dritare. Hyrjen kryesore e ka nga rruga e asfaltuar, ku lart, në një shtyllë, figuron shigjeta me mbishkrimi­n e gjelbër: Franz Kafka. Domethënë, cepi i majtë i ndërtesës është bërë i djathtë. Për t’u ngjitur te Dhoma përkujtimo­re, kalohet nëpër një korridor të ngushtë, shkallëve të ngrëna e të lëmuara në mes nga ngjitje- zbritjet shekullore të pacientëve. Dhoma e Kafkës fillon me dyer të asaj kohe, tash shtruar me parket, vazhdon me një tavolinëz ku rri një arkë e hapur shilingash, një fletore mbresash të vizitorëve dhe disa broshura për jetën e tij. Përskaj mureve ca vitrina me libra origjinalë e të përkthyer në shumë gjuhë të botës, ca foto të autorit, drejtorit e deri te ai i rrojtorit, një grumbull karrigash të zeza pranë një tavoline, dy kutia qelqi me instrument­e e shiringa të kohës, që duken si peshq të mbetur në akuarium pa ujë.

Fundtetori ose fillimnënt­ori. Ditë e diel. Herë e vranët e herë- herë me shi, tash e zymtë e pas pak e ngrysur. Përpara portës kryesore të Shtëpisë përkujtimo­re arrijmë unë dhe Adi. Diku nga mesdita. Aty figuron se e diela nuk është ditë për vizitorët, dashamirët e adhuruesit e autorit autentik pragas. Me insistimin tim, prapë se prapë trokasim dhe shtypim sustën e zilit me emrin: Reister. Zonja me këtë emër në kat, na njofton se sot muzeu nuk punon. Por këmbëngulj­a jonë, nëpërmjet gjermanish­tes së pastër të Adit, lutjet e përbetimet se gjendemi në kalim e kushedi se a mund të na qesë më ndonjëherë rruga këndejpari, më në fund ngjall shpresën. Zonja Reister na e hap portën e rëndë, na pret me mirësjellj­e para derës së banesës së saj dhe na i lëshon çelësat në dorë. Në pyetjen tonë se sa kohë mund të qëndrojmë atje lart, ajo buzagaz përgjigjet: sa të doni, vetëm kur të zbrisni, m’i dorëzoni çelsat... I them Adit që t’ia përkthejë zonjës fjalët e mia: jam adhurues i Kafkës, po shkruaj një roman për jetën e tij, prandaj dëshiroj sonte të buj në dhomën ku e lëshoi frymën e fundit gjeniu i shekullit 20. Përgjigjia e zonjës Reister është përafërsis­ht kjo: ... ju kuptoj, por aty s’ka shtrat fare... është sall parketi, një tavolinë dhe... disa karriga të zeza... Prapë unë kërkoj mirëkuptim: dua ta kaloj një natë aty......

Kjo është një pjesë nga romani “Profeti nga Praga” i Musa Ramadanit, që u shpall dje në “Ditët Letrare të Razmës”, fitues i edicionit të tretë të çmimit “Kadare”.

Ky çmim u shpall nga ish- ministri francez i Kulturës, Frederic Miterrand me motivacion­in: “Musa Ramadani me ‘ Profeti nga Praga’ ka sjellë një roman të veçantë si për nga forma, ashtu dhe nga përmbajtja. Duke qenë i strukturua­r në tregime të lidhura fort me njëra- tjetrën, ‘ Profeti nga Praga’, shpërfaqet si një mozaik rrëfimesh dhe kolazh teknikash narrative, një roman për letërsinë si tekst kënaqësie dhe akt përjetësie, ku krijuesi shpaloset si një libër i hapur ndaj kontekstev­e dhe konotimeve të ndryshme”. Në listën finale të jurisë ishin 6 autorë me veprat e tyre, nga 36 dorëshkrim­e nga autorë të ndryshëm nga të gjitha trevat shqipfolës­e, që janë dorëzuar gjatë muajve të aplikimit për këtë çmim. Juria prej pesë anëtarësh, e drejtuar nga shkrimtari dhe përkthyesi Bashkim Shehu, u mblodh për herë të fundit gjatë Konferencë­s Shkencore “Kujtesa dhe Letërsia”, e cila u organizua nga Departamen­ti i Komunikimi­t dhe Marrëdhëni­eve me Publikun të Universite­tit Europian të Tiranës. Vlera e këtij çmimi, që përfitoi shkrimtari Musa Ramadani është 10 mijë euro si edhe botimi i librit nga Botimet Mapo. I gjithë rrëfimi ndodh në kohën e tashme, përmes së cilit Kafka si njeri, si shkrimtar dhe si personazh rikthehet në moshën që ka vdekur, duke kërkuar vendet që i ka dashur, një rinjohje kjo me miqtë, librat, të dashurat dhe familjarët. Ai herë del në rolin e narratorit, herë në rolin personazhi­t, duke e veshur romanin kështu me një tis fiksional, por gjithnjë duke i ruajtur të sakta referencat kontekstua­le, si: emrat e njerëzve, rrugëve, lokaleve, librarive, muzeumeve dhe toposeve të tjera, një empiri kjo autoriale e Ramadanit. Profeti nga Praga, edhe pse në dukje fokusohet te një personazh, rreth tij sillen shumë histori për artin, kulturën dhe letërsinë evropiane. Aty parakalojn­ë portrete të njohura të jetës, të kulturës dhe letërsisë, të historisë dhe politikës, ku përballën kujtesa me harresën, dashuria me urrejtjen, liria me dhunën, sidomos kur rreket të trajtojë fatin e hebrenjve alkimistë, vuajtjen dhe revoltën e tyre.

VIRION GRAÇI: LETËRSIA E DEMONË TË TJERË

“Tre vjet çmimi ‘ Kadare’. Dy librat fitues të këtij çmimi në dy vitet e mëparshme janë të dy libra të dësh-

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania