Gazeta Shqiptare

Pse kundër Bashës?

-

janë në shërbim të Edi Ramës dhe fitores së PS në zgjedhje.

U bëj thirrje të gjithë demokratëv­e të mbështesin fuqimisht liderin e ri z. Basha, në këto ditë të vështira për shkak edhe të këtij sulmi pa precedent nga ish"liderët tanë të vjetër", aq më tepër kur këta janë ata që "në kohë të tyre" sollën Ramën në pushtet. E vërteta është se këta "liderë" duhej të ishin larguar në mënyrë demokratik­e menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve dhe jo tani kur jemi në zgjedhe. Zonja Topalli, që po ngre tani flamurin kundër Bashës, do të kishte bërë shumë mirë të kishte fituar Shkodrën kur ishte kryetare e Kuvendit të Sh- qipërisë dhe jo të humbte disa zona për PS. Shkodra humbi sepse nuk pranonte më në krye z. Topalli. Zonja në fjalë nuk mund të ngrihet kundër PD dhe demokratev­e që e kanë mbajtur lart, për mendimin tim krejt të padrejtë, për 20 vjet në majë të pushtetit. Politika kërkon detyrimish­t njerëz të aftë; znj. Topalli nuk është shquar për asgjë të tillë. Këtë tha me të drejtë në një shkrim të tij këto ditë edhe pub- licisti i njohur, Blendi Fevziu. PD do të kishte bërë shumë mirë të kishte sot në listat e veta Kreshnik Spahiun jo vetëm për aftësitë e tij dërrmuese në debate publike ( le të kujtojmë Bojaxhiun, që e la pa ' bojë'), por sepse ka qenë edhe një demokrat i orëve të para me kontribute për PD në fillimet e proceseve demokratik­e. Spahiu u shqua në çadër dhe asnjë tjetër pas z. Berisha dhe z. Basha. Njerëzit mbajnë mend lëvizjen e tij "Kuq e Zi", por unë jam një që di se z. Spahiu e nisi atë se nuk iu la asnjë vend në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Demokratë, nuk ka kohë të dëgjojmë artikuj e zëra të tillë të papranuesh­ëm; ju bëj thirrje të mbështesim PD, të mbësh- tesim ekipin e ri që është hedhur në betejë. PD është partia jonë, sot dhe nesër; aty është nderi dhe dinjiteti ynë, të mos lejojmë shkatërrim­in e saj nga karrierist­ë të pangopur. Basha do të fitojë po e mbështetëm ne.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania