Gazeta Shqiptare

Moralistët e vonuar

-

më dinjitoze në një cikël të tillë të paralajmër­uar do ishte reflektimi dhe heshtja, për më tepër që pikërisht këta persona kanë qenë vendimmarr­ës dhe aktorë kryesorë të këtij ligji zgjedhor antikombët­ar dhe ndëshkues, me pak fjalë ata tashmë po hanë çorbën që vetë kanë gatuar, ndaj ashtu siç thotë dhe populli, tani ata s'mund të mallkojnë "gjellën që s'e ha unë, i raftë miu brenda".

Listat janë pasoja, shkaku gjendet tek miopia kombëtare që kjo klasë politike ka si udhërrëfye­se të saj, shkaku gjendet tek kapja klientelis­te që kjo klasë politike ka në mënyrë superiore ndaj interesave të një grusht per- sonash pa shpirt, pa atdhe, pa moral. Listat e deputetëve të propozuara nga kjo klasë politike janë pasqyra më e kthjellët se si funksionon kjo klasë politike dhe sidomos kryetarët e saj. Në shumicën e qarqeve ke deputetë turistë, që as nuk jetojnë dhe as nuk e njohin e ndjejnë atë qark, por edhe kur jetojnë aty, e vetmja lidhje e tyre në shumicën e rasteve është biznesi ose bizneset që kanë ngritur në atë zonë, qoftë dhe me emra të kamufluar. E gjithë lista është e mbushur me njerëz besnikë të kryetarit, nga ata të heshturit, nga ata që i bin- den telekomand­ës edhe kur asaj i bien bateritë, nga ata që në shumatorin e tyre janë garanci për vazhdimësi­në e jetës si kryetar, por edhe të bizneseve dhe interesave të tyre. Deliri dhe demagogjia e kryetarëve se përpiqen për të mirën e Shqipërisë është një mashtrim i madh, thjesht të shikosh ligjin zgjedhor që ata kanë hartuar dhe zbatojnë në realitet. Kryetarët e partive kanë një mendim poshtërues dhe përdorues për shqiptarët deri në momentin që këta shqiptarë t'i provojnë të kundërtën, ata i trajtojnë shqiptarët si një masë bagëtie pa tru, pa dinjitet, inteligjen­cë dhe pa kujtesë. Dhe këtë mendësi, ligësi, cinizëm, fodullëk dhe konfliktua­litet ata shpalosin sidomos në periudha zgjedhjesh kur iu përplasen dhe rrezikohen interesat e tyre të vogla personale. Pikërisht në kësi momentesh kuptohet se sa larg janë ata Shqipërisë reale dhe sa shumë dëm i sjellin si asnjë armik tjetër kombit shqiptar dhe interesave të tij.

Me kalimin e kohës, moshës dhe leximeve pa pasion e objektivit­et, kupton që Shqipëria nuk është tkurrur në territor për shkak të fqinjëve, por për shkak të bijve të saj miopë, të paaftë, përtacë, tradhtarë dhe konfliktua­lë, kupton se shqiptarët duhet të rreshtin së mburruri me pellazgët, ilirët, Skënderbeu­n dhe Nënë Terezën, mburrja dhe deliri nuk justifikoj­në dhe kamuflojnë të tashmen, tani është epoka jonë, një epokë që duhet shkruar me dinjitet, dije, punë ndërtuese, reflektim dhe bashkim interesash kombëtare.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania