Gazeta Shqiptare

"Çmendet" Çelsi, 200 milionë paund për tre lojtarë

Në listë Bejl, Bonuçi dhe Bakajoko

-

Fitimi

i titullit kampi on në Premier Ligë këtë sezon e ka motivuar akoma më shumë presidenti­n Roman Abramoviç për të shpenzuar. Bosi i bluve të Londrës mësohet se do t'i vërë në dispozicio­n trajnerit Konte plot 200 milionë paund për të bërë merkaton e verës, nga ku do të kërkohet transferim­i i vetëm tre lojtarëve tepër cilësorë. Trajneri Konte e ka pritur mjaft mirë këtë lajm dhe pritet që të nisë nga puna për të afruar në ekip ata lojtarë që do ta forconin akoma më shumë Çelsin, që këtë sezon do të synojë edhe të triumfojë në Kupat e Europës. Plot 100 milionë paund pritet të përdoren për të blerë Geret Bejl nga Reali i Madridit, një lëvizje e cila është totalisht e papritur. Uellsiani ka kaluar shumë dëmtime këtë se- zon, por që gjithsesi vijon të mbetet një nga lojtarët më të fortë në botë pasi Reali e bleu nga Totenhemi për plot 100 milionë euro. Ndërkohë, pjesa e mbetur e parave do të përdoret për të transferua­r Leonardo Bonuçin nga Juventusi, për të cilin Konte nuk do t'i kursejë paratë pasi pritet të ofrojë plot 60 milionë paund. Emri i tretë është ai i Timoe Bakajoko, që luan te Monako, me të cilin u shpall kampion këtë sezon. Mesfushori cilësohet si një nga më të fortët në rolin e tij dhe do të formonte një dyshe perfekte me bashkëpatr­iotin e tij, N'Golo Kante. Për të Çelsi është i gatshëm të ofrojë deri në 40 milionë paund, shifër që mund të tundojë Monakon ta shesë. Në rast se do të realizohes­hin këto tre afrime, pa dyshim që do të formohej një ekip super i fortë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania