Gazeta Shqiptare

PD- ja ndryshon listat, lëvizjet e fundit në renditje

Dorëzohen në KQZ, demokratët listojnë 194 emra, 50 vetëm në Tiranë Vende të sigurta për Zogajn, Spahinë dhe Hoxhën

- Valentina Madani

PD- ja dje i ribëri listat, i plotësoi me dokumen tacionin përkatës të çdo kandidati, shoqëruar me formularin e dekriminal­izimit, dhe teksa shfrytëzoi limitet kohore në KQZ, nuk dorëzoi 140, por 194 emra që do të garojnë më 25 qershor. Në listën e demokratëv­e numrin më të lartë e ka qarku i Tiranës, me 50 emra. Ndryshe nga lista e dorëzuar në mesnatën e 26 majit, vihet re shtimi i numrit të kandidatëv­e, ku nga 140 që kërkon Kodi Zgjedhor, demokratët kanë listuar 194 emra. Kohën e vënë në dispozicio­n PD- ja e shfrytëzoi jo vetëm për të plotësuar listën, por edhe për të bërë disa ndryshime, përfshirë emrat e mbetur vakantë si shkak i tërheqjeve të kandidatëv­e. Ajo çka bie në sy në listat e reja është zhvendosja më lart në renditje e disa kandidatëv­e, në Shkodër, Berat dhe Lezhë. Të larguarit janë zëvendësua­r në disa qarqe. Në listën e Lezhës, Preç Zogaj nga vendi i 5- të u ngjit në vendin e 4- rt, duke qenë i sigurt në zgjedhjen si deputet. Në Dibër, vendin e Sulejman Gjanës, dorëhequr dje, e ka zënë Agron Qoku. Helidon Bushati i Shkodrës zëvendësoh­et në renditje, dhe në vendin e katërt shkon Bardh Spahia. Në vendin e 6- të në këtë listë është shtuar Gjok Uldedaj, që nuk ishte më herët pjesë e listës së Shkodrës. Në vend të kreut të PDsë të Shkodrës, Ramiz Çobaj, i tërhequr, është vendosur kandidati Prelë Gjoni, duke bërë që lista e Shkodrës të pësojë ndryshimet më të mëdha. Në Berat lista po ashtu ka pësuar ndryshime; kështu, Bujar Hoxha është zhvendosur në vendin e 4- rt, nga vendi i 6- të që ishte më parë, ndërsa një ditë me parë ai u përfol se do të tërhiqej. Plotësimet në lista nuk kanë sjellë asnjë emër të njohur në radhët e demokratëv­e, por të gjithë janë "fytyra" të reja, siç Lulzim Basha i përshkroi të premten kur lista paraprake u dorëzua në KQZ. Belind Këlliçi, kreu i FRPD- së; Enno Bozdo, sekretari organizati­v; Fatbardh Kadilli, sekretari për burimet njerëzore. Ish- zv. ministrja e Jashtme Edit Harxhi, që rea- goi ashpër në rrjetet sociale për përbërjen e listave apo deputetët e kësaj legjislatu­re, sërish nuk është përfshirë në listat e PD- së.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ?? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania