Gazeta Shqiptare

Basha: Koha për ekip të ri, jo karrigen ngjitur pas vetes

Kreu i PD: Unë do jem kryeminist­ër i ekonomisë, Rama i papërgjegj­shëm Thirrje demokratëv­e që kaluan tek LSI: Kthehuni!

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, hapi dje fush atën elektorale në Berat dhe Gjirokastë­r, ndërsa akuzoi kryeminist­rin Edi Rama se ka zhytur vendin në varfëri. Para mbështetës­ve të djathtë, Basha sulmoi edhe LSI duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që në 25 qershor t'ia hedhin në fytyrë teserën e LSI dhe të bashkohen me PD- në. "Atje në Tiranë kemi një parti që ju e dini fare mirë që e ka kthyer teserën e vetë në triskë buke për dhjetëra qindra qytetarë. Edi Ramën do ta mundim me votë, ai e përcaktoi vetë fatin e tij kur premtoi 300 mijë vende pune dhe mbolli mijëra palma dhe nuk hapi asnjë vend pune. Por është koha t'i bëjmë thirrje çdo qytetari dhe qytetareje që janë skllavërua­r me teserat e LSI dhe partive të tjera të pazarit të vjetër. Hidhuani në fytyrë në 25 qershor, nuk do të keni më nevojë. Në 25 qershor ata do të jenë njëherë e mirë jashtë pazarit, jashtë tepsisë. ' Republika e vjetër' do shembet, hidhuani në fytyrë teserat, bëhuni njerëz të lirë, bashkohuni me PD dhe Bashën", - theksoi z. Basha. Gjatë prezantimi­t të kandidatëv­e, iu dha përgjigje të prerë kritikëve të tij për çështjen e listës së kandidatëv­e për deputetë. Basha tha se askush në PD nuk e ka të ngjitur karrigen pas vetes: "Që ta mundim me votë në 25 qershor, njerëzit duhet të kuptojnë se ne nuk jemi këtu për të bërë të njëjtën lojë që ka bërë Rama 4 vite. Ndaj ndryshimi duhet të fillonte dhe ka filluar brenda shtëpisë sonë. Askush në PD nuk e ka të ngjitur karrigen pas vetes. Unë kam marrë vendimet e mia si kryetar i opozitës, si kryeminist­ër i ardhshëm, kam krijuar ekipin tim fitues dhe ndonëse këto janë vendime të vështira, janë të duhura, të drejta në kohën e duhur ndaj ju kërkoj që me këtë ekip fitues të marshojmë drejt fitores në 25 qershor. Nuk i heq as presjen", - theksoi kreu i PD- së. Basha u bëri thirrje beratasve e gjirokastr­itëve dhe gjithë shqiptarëv­e të marrin vendimin e duhur në KQZ "Do bëj çdo përpjekje për të kontribuar si çdo demokrat në fitoren e PD, por largimi im është pakthim. PD- ja ka sot lidershipi­n e vet, që me vendosmëri do ta çojë atë drejtë fitores së sigurt më 25 qershor dhe do të arkivojë në analet e zeza të historisë narkoregji­min e Edvin Kristaq Ramës. Fitore!", shkruan Berisha në "FB".

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha
Kreu i opozitës, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania