Gazeta Shqiptare

Meta: LSI është një forcë politike me këmbë në tokë

Kreu i Kuvendit pret kryebashki­akun e Vjenës, bisedon me banorët në Bërzhitë Braimllari: Jemi të parët falë shqiptarëv­e

-

Ish- kryetari i LSI- së, Ilir Meta ishte dje, në një takim me banorë të Kërrabës, Bërzhitës, Petrelës, Baldushkut dhe Farkës. Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vlerësoi rolin e LSI- së, duke e cilësuar atë si një forcë politike që kujdeset për problemet më jetike të qytetarëve shqiptarë si dhe një mbështetës­e e fortë e rinisë. "Unë besoj se këtu bën një dallim të fortë LSI- ja. Është një forcë politike me këmbë në tokë dhe që kujdeset për problemet më jetike të qytetarëve shqiptarë. Dhe, natyrisht, është partia e rinisë", - u shpreh Meta. Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Sekretari i Përgjithsh­ëm i LSI- së, njëkohësis­ht kandidat për deputet në qarkun e Tiranës, Endrit Braimllari u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim ka një program të qartë për të qeverisur vendin, ku bazohet në një arsim të drejtë për të rinjtë si dhe për krijimin e vendeve të reja të punës të mirëpaguar­a. "Ne kemi një plan konkret. Nëse ne e orientojmë arsimin drejt vendeve të punës që kërkon tregu, kemi ulur numrin e papunësisë së të rinjve, po do të zhvillojmë edhe ekonominë e vendit. Ne do të investojmë maksimalis­ht në arsimin profesiona­l, ku arsimi profesiona­l me arsimin e përgjithsh­ëm të marrë një raport 50 me 50%. Ky vend ka nevojë që të sigurojë vende pune për të rinj e të reja", - u shpreh Braimllari, duke shtuar se Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë forcë e parë falë angazhimit maksimal që ka ndaj të rinjve dhe të rejave. "LSI- ja do jetë forcë e parë falë angazhimit maksimal të këtyre të rinjve dhe të rejave. LSI- ja është forcë e parë falë besimit që kanë shqiptarët te seriozitet­i që LSI- "Tani pritshmëri­a e zhvillimit të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demo- kratike duket realiste, pasi opozita po merr pjesë në mënyrë aktive në përgatitje­n e tyre përmes përfaqësue­sve të saj në qeveri, ashtu edhe përmes kryetarit të Komisionit Qendror të Zgje- dhjeve" - tha eurodepute­ti. Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke reaguar për shqetësime­t e ngritura nga opozita për angazhimin e drejtorëve në fushatë, tha dje: "Gabim e ka PD- ja që ndalon drejtorët e pushtetit të dalin në fushatë! Le të dalin, sepse vetëm fushatë nuk bëjnë dot. Lërini more të bëjnë fushatë që të humbin vota! Duke i larguar nga fushata, i bëhet mirë partisë që i vuri drejtorë".

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania