Gazeta Shqiptare

Rama: Duam mandat të fortë, që të mos na luajnë timonin rrugës

Kryeminist­ri u bën thirrje grave në Burrel: Mos votoni PD- në "Katër vjet e mbajti Tirana në kurriz Lulin"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama iu drejtua dje drejtpërdr­ejt banorëve të Burrelit, duke u thënë të mos votojnë Partinë Demokratik­e. "Partia Demokratik­e, e cila kërkon votën në emër të Republikës së Re, ka paguar gjobë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mungesë grash e vajzash në listat e shumë qarqeve. Mos e votoni Partinë Demokratik­e", tha Rama. "Mua nuk më interesojn­ë ato që ndodhin në Partinë Demokratik­e, por një gjë nuk mund të rri dot pa e thënë. PD, e cila kërkon votën në emër të një ' Republike të Re', ka paguar gjobë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mungesë grash dhe vajzash në listat e shumë qarqeve. Sipas Partisë Demokratik­e nuk paska gra dhe vajza të denja për të përfaqësua­r Kukësin, nuk paska gra dhe vajza të denja për të përfaqësua­r Beratin, për të përfaqësua­r Gjirokastr­ën, për të përfaqësua­r Lezhën, për të përfaqësua­r Fierin. Në të gjitha këto qarqe, vetëm burra. E çfarë burrash!", ironizoi kryeminist­ri. "Mos pranoni dhe mjafton që të refuzoni PD- në dhe të gjitha gratë dhe vajzat, pavarësish­t bindjeve, në 25 qershor të votojnë të vetmen parti që lufton për gratë dhe për vajzat, me të vërtetë dhe me të gjithë forcën, Partinë Socialiste të Shqipërisë", theksoi Rama. "Si mund të bëni Lulin kryeminist­ër?! Katër vjet e mbajti Tirana në kurriz Lulin. Katër metra nga zyra e kishte sahatin e Tiranës, nuk e ngriti njëherë kokën për të parë punon apo s'punon. Katër vjet, sahati i Tiranës kishte ngelur, nuk e di sa, por e Lulit po ' 12'. Del tani nëpër Shqipëri dhe thotë palmat e Edi Ramës, shëtitoret e Edi Ramës. Në fakt, shëtitoret, parqet, dritat nuk u duhen deleve, por njerëzve u duhen e ç'ke me atë punë", vijoi më tej kreu socialist. Sipas tij, "ky është koncepti i atyre që çereksheku­lli e drejtuan Shqipërinë, edhe komunitete­t e njerëzve i shikonin sikur ishin komunitete delesh, që nuk meritojnë as

hapësira publike, as ndriçim, as shëtitore, as kopshte, as çerdhe, as shkolla. Thotë nuk keni bërë asgjë për punësimin. Ne s'kemi bërë aq sa duhet për punësimin, por kemi bërë shumë. Për ekonominë dhe punësimin kemi bërë një gjë që në çereksheku­lli nuk guxoi ta mendonte dhe jo ta provonte kush. Kemi bërë reformë në drejtësi, kaluam

dhe vetingun që t'i hapim rrugën rritjes ekonomike, duke e shembur murin e gjykatave të korruptuar­a", sqaroi kryeminist­ri. "Ne siç luftuam dhe siç fituam për reformën në drejtësi dhe për vetingun, do të luftojmë dhe fitojmë 4 vitet e ardhshme, për ta rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më përpara", tha më tej, Rama. "Ne duam një man- "Nëse sot ne ndiejmë përgjegjës­inë e votës, që ju do ta jepni në 25 qershor për të qeverisur të vetëm Shqipërinë, ai ende nuk është në gjendje të formojë skuadrën dhe deputetët që do të garojë", tha dje Beqaj, gjatë takimit në Burrel, ku kërkoi votën për 71 mandate socialiste dhe Edi Ramën kryeminist­ër.

dat shumë të fortë që ta mbajmë ne timonin, që të mos vazhdojmë historinë me forca të tjera në prehër, që të luajnë timonin rrugës dhe të jemi ne, Partia Socialiste, jo për më shumë pushtet për vete, se po të ishte për më shumë pushtet për vete, nuk i nxirrnim nga çadra ata, merrnim edhe 100 deputetë në zgjedhje", deklaroi Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, bashkëbise­dim në Dibër
Kryeminist­ri Edi Rama, bashkëbise­dim në Dibër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania