Gazeta Shqiptare

Subvencion­et për bujqësinë, sot afati i fundit për aplikim

Fondi për bujqit dhe fermerët, 1.6 miliardë lekë

-

Sot

është afati i fundit kur fermerët të mund të aplikojnë për të qenë përfitues të subvencion­eve shtetërore në bujqësi. Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ( AZHBR) u ka lënë kohë të interesuar­ve rreth 1 muaj, pasi aplikimet kanë nisur më 2 maj. Fondi që do të shkojë për mbështetje­n e projekteve aplikuese nga fermerët në të gjithë vendin është 1.6 miliardë lekë, i shkurtuar me 300 milionë lekë në krahasim me fondin e shpërndarë një vit më parë. Sa u përket kritereve të përfitimit, referuar udhëzimit të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë, bëhet me dije se avantazh kanë fermerët që i realizojnë projektet brenda 6mujorit të parë të 2017- ës, që janë të pajisur me NIPT- in e fermerit, sipërfaqja minimale për të cilën aplikohet nuk duhet të jetë më e vogël se 2 dynymë dhe jo më e madhe se 5 ha, të kenë paguar taksën e tokës, sigurimet shoqërore, si dhe të kenë vërtetim nga OSHEEja që kanë shlyer detyrimet e prapambetu­ra.

KRITERET

Kriteret kryesore konkurrues­e kanë një total prej 100 pikësh, ku sipërfaqja e tokës që do mbillet ka 60 pikë, teknologji­a e kultivimit 20 pikë, kultivarë autoktonë 5 pikë, statusi i aplikantit 10 pikë, përkatësia gjinore 1 pikë dhe mosha e aplikantit 4 pikë. Aplikimet bëhen në zyrat e Ministrisë së Bujqësisë të rrethit përkatës. Projektet fituese do të përzgjidhe­n në bazë të hartës së rajonizimi­t të miratuar nga Ministria e Bujqësisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania