Gazeta Shqiptare

Shoqata, pronarëve: Mos njihni ATP- në, shkoni në gjykata

Vlerësimi për dosjet e vitit 1995, ish- pronarët 11 ditë kohë për të ankimuar vendimet Ligji i pronave, së shpejti në ' Strasburg' Vlerësimet sipas viteve

-

Pronarët që kanë një ven dim përfundimt­ar për vlerësimin financiar të pronës, të cilët kanë aplikuar për kompensim në vitin 1995, kanë vetëm 11 ditë kohë për t'i ankimuar në Gjykatën Administra­tive ankesat e tyre. Bëhet fjalë për ata pronarë që nuk janë të kënaqur me vendimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Ndërsa pronarët që kanë mungesë dokumentac­ioni, kanë kohë deri në nëntor për të plotësuar dosjen për të marrë kompensimi­n. Nisur nga problemati­ka e madhe që kanë dosjet dhe nga pakënaqësi­a e shtuar e pronarëve për vlerësimet e ATP- së, shoqata "Pronësi me Drejtësi" u bën të ditur të gjithë pronarëve hapat që duhet të ndjekin për të fituar të drejtën e tyre mbi pronën.

SHPJEGIMI I SHOQATËS

"Më datë 10 maj 2017, Agjencia e Trajtimit të Pronave shpalli në faqen zyrtare elektronik­e të institucio­nit dhe në mediat publike listën e vlerësimit të vendimeve përfundimt­are të subjekteve të shpronësua­ra që zotëronin një vendim përfundimt­ar Komisioni të Kthimit e Kompensimi­t të Pronave, për kompensim, për vitin 1995. Agjencia i ka duart të lira të punojë për zbatimin e këtij ligji që ne e kemi ankimuar edhe në ' Strasburg', sepse me vendimin nr. 1, datë 16 janar 2017, Gjykata Kushtetues­e pavarësish­t shfuqizimi­t të nenit 6, pika 3, dhe nenit 6 pika 5 të ligjit, e ka vlerësuar në përputhje me Kushtetutë­n ligjin 133/ 15. Sipas nenit 19, pika 3 e ligjit, lista me vlerësimin financiar të vendimeve përfundimt­are të shpallura nga ATP- ja më datë 10 maj 2017, bëhet titull ekzekutiv më datë 10 qershor 2017 në qoftë se nuk ankimohet nga subjektet e shpronësua­ra. Sipas ligjit, pas datës 10 qershor 2017 lista e vlerësimit financiar të vendimeve përfundimt­are për kompensim të vitit 1995 nuk mund të ankimohet më për asnjë lloj arsyeje apo shkaku, në asnjë institucio­n gjyqësor shqiptar apo edhe atë të ' Strasburgu­t'. Ky ankimim duhet bërë në Gjykatën Administra­tive të Apelit brenda datës 10 qershor 2017, pra brenda 30 ditëve nga data e publikimit të aktit.

TË DETYRUESHË­M E KANË KËTË ANKIMIM:

a) Të gjitha ato subjekte pa përjashtim që në listën e publikuar e gjejnë veten në zërin "Ezauruar" në listë ( janë 730 subjekte të tilla). Ju sqarojmë se 1.863

vendime nuk ishin të vlerësuara, ato ishin klasifikua­r "dosje me mangësi". Pronarët e këtyre vendimeve, brenda datës 30 nëntor 2016 duhej të bindnin ATP- në se toka e tyre ka qenë truall para vitit 1945. Në qoftë se nuk e bënin një gjë të tillë, toka e tyre do vlerësohej si tokë bujqësore me vlerë minimale ose do vlerësohes­hin "Ezauruar". Deri më sot ATP- ja nuk e ka publikuar

emërtimi "Ezauruar" do të thotë se juve ju ka humbur e drejta për kompensim sipas ligjit sepse prona që ju prisnit t'ju kompensohe­j është në vlerë më e vogël se ajo që ju eshtë kthyer, kjo sipas përcaktimi­t absurd "përfitime të zbritshme" të ligjit .

b) Të gjitha ato subjekte pa përjashtim që në listën e publikuar për vitin 1995 kanë një vlerë kompensimi të publikuar me të cilën nuk janë dakord. Në listën e publikuar nga ATP- ja janë 1.422 subjekte, në vendimet për kompensim, të cilave u është ndryshuar zëri kadastral i pronës nga "tokë truall" në "tokë bujqësore", gjë që ka sjellë një ulje drastike të vlerës së pronës së tyre.

Në listën e vendimeve të vlerësimit financiar të vendimeve, 2.384 vendime janë pa vlerësime; ato nga ATP- ja janë trajtuar si dosje me mangësi. Pronarët e këtyre vendimeve duhet që brenda 6 muajsh, pra deri më datë 10 nëntor 2017 të plotësojnë mangësitë që ka vlerësuar ATP- ja. Mangësia e tyre kryesore është mospërcakt­imi i zërit kadastral të dokumentit të origjinës së pronës së tyre nga ATP- ja. Pra ata duhet të bindin ATP- në se toka e tyre ka qenë brenda vijave kufizuese të qendrave të banuara në momentin e shpronësim­it. Në të kundërt ATP- ja do ua vlerësojë pronën e tyre në rastin me të mirë si tokë bujqësore, dhe

në qoftë se kanë brenda kësaj toke ndonjë pjesë të kthyer vendimi do të jetë "ke humbur të drejtën e kompensimi­t", pra je "Ezauruar". Të nderuar pronarë: para 72 vitesh regjimi i kaluar ju shpronësoi me dhunë dhe pa shpërblim, sot pas 72 vitesh, nëpërmjet ligjit 133/ 2015, po shpronësoh­eni për herë të dytë, por këtë radhë me ligj dhe pa shpërblim.

SI TË ANKIMONI NË GJYKATË

Ankimimi që duhet të bëni në Gjykatën Administra­tive të Apelit sipas rretheve përkatëse është e vetmja mundësi që, pavarësish­t vendimit të gjykatës, e drejta juaj për kompensim të drejtë të vazhdojë ATP-

ja ka vlerësuar vendimmarr­jen e vendimeve të Komisionev­e të Kthimit dhe Kompensimi­t të Pronave, për kompensim, për vitet ' 93, ' 94 e ' 95. Në total ajo ka pranuar se janë vlerësuar 10.763 vendime, nga 23.628 vendime për kompensim të dhëna në harkun e viteve 1993- 2013, pra 45.5% të të gjithë vendimmarr­jes. Por kjo vendimmarr­je e marrë deri më sot për vitet ' 93' 95 ka pranuar se ka vlerësuar si të ezauruara 1.217 vendime ose 11.3% të tyre. Vendime të vlerësuara, konkretish­t janë 48% e gjithë vendimeve ose 5.189 vendime. 41.5% e vendimmarr­jes së viteve ' 93-' 95 ose 4.247 vendime nuk janë të vlerësuara sepse ATP- ja e ka pasur të pamundur të vlerësojë llojin e tokës para vitit 1945.

 ??  ?? Myrshit Vorpsi, sekretar i Përgjithsh­ëm i shoqatës
Myrshit Vorpsi, sekretar i Përgjithsh­ëm i shoqatës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania