Gazeta Shqiptare

Dosjet në ATP

-

Sipas

vlerësimit të ATP- së, nga viti 2008 e deri më sot nga pronarët janë depozituar 10.131 kërkesa për njohje të së drejtës së pronës që në nenin 20 vlerësohen si ' kërkesa të patrajtuar­a'. Pronarët kërkojnë t'u kthehen apo kompensohe­n 4.185 ha tokë truall dhe 144.024 ha tokë bujqësore, pyll e kullotë. "Pronarët nuk kanë mundur të marrin atë u takon deri më tani, ndaj shoqata është e vendosur që të kundërshto­jë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut papajtuesh­mërinë e këtyre mënyrave të vlerësimit të pronave. Pengesat e paparashik­ueshme dhe arbitrare të autoritete­ve me të drejtat tona themelore në dy dekadat e fundit na kanë mësuar se në nivelin e brendshëm ne nuk gëzojmë asnjë mbrojtje konkrete ose efektive dhe se e drejta jonë ligjore ndërkombët­are është alternativ­a jonë e fundit dhe alternativ­a e vetme e besueshme dhe efektive për të mbrojtur të drejtat tona themelore", thuhet në reagimin e shoqatës së pronarëve.

deri në ' Strasburg'.

1) Në vlerësimet financiare për vitet 1993- 1994 të ATP- së, me termin "Ezauruar" ishin 472 vendime për kompensim të pronarëve. Në këto vendime pronarët e tyre në shkallë vendi duhej të kompensohe­shin për një sipërfaqe trualli prej 118.1 hektarësh dhe që vlerësohes­hin me një vlerë prej 12.9 miliardë lekësh sipas ligjit të vjetër ( 9235). Për hir të faktit se këtyre subjekteve të 472 vendimeve iu ishin kthyer vetëm 4.4 hektarë tokë, Agjencia e Trajtimit të Pronave, në zbatim të ligjit 133/ 15 iu ka mohuar kompensimi­n e kësaj sipërfaqej­e toke prej 118 hektarësh dhe i ka vlerësuar si të kompensuar. Pra

me ligj shteti iu ka mohuar dhe vjedhur këtyre pronareve një vlerë prej 12.9 miliardë lekësh të reja.

2) Po ashtu ishin një pjesë e 1.667 subjekteve pronare, që si rezultat i ndryshimit të zërit kadastral të tokës, nga "truall" në "tokë bujqësore", kanë humbur dhe iu është vjedhur me ligj një vlerë kompensimi prej 19.2 miliardë lekësh të reja. Në këto vendime që bënin fjalë për kompensimi­n e një sipërfaqej­e trualli prej 426.4 hektarësh në shkallë vendi, nga ana e ATP- së me vlerësimin sipas ligjit të ri, janë vlerësuar si tokë truall vetëm 91.8 hektarë, dhe pjesa tjetër është vlerësuar si tokë bujqësore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania