Gazeta Shqiptare

ISSH: Ja sa kontribute do paguani pas ndryshimit të pagës minimale

Instituti i Sigurimeve: Ja sa do bëhet paga maksimale, duke filluar nga maji Paga minimale u rrit me 2.000 lekë, maksimalja me 8.820 lekë në muaj

-

Pas vendimit të rritjes së pagës minimale nga 22 mijë në 24 mijë lekë, bizneset janë në pritje se sa do të bëhet paga maksimale. Burime zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore ( ISSH) pohuan për "Monitor" se, bazuar në nenin 10, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, nga data e hyrjes në fuqi të vendimit, kontributi i sigurimeve shoqërore llogaritet dhe paguhet mbi pagën bruto në kufijtë e pagës minimale në shkallë vendi dhe paga maksimale indeksohet në të njëjtën kohë dhe në atë masë që indeksohet paga minimale në shkallë vendi. Teksa paga minimale është rritur me rreth 9.1% ( nga 22 mijë në 24 mijë lekë), kjo nënkupton që edhe paga maksimale do të rritet me rreth 9.1%, duke shkuar në 105.850 lekë, nga 97.030 lekë që ishte më parë, me një rritje prej 8.820 lekësh. Burime zyrtare të ISSH- së thanë se ISSH- ja përgatiti fillimisht një udhëzim, që ia çoi Tatimeve. Më pas, ISSH- ja ka hartuar një VKM, e cila pritet të miratohet në mbledhjen e radhës ( me shumë mundësi gjatë ditës së nesërme) nga qeveria. Kontribute­t e majit pritet të paguhen me pagën e re maksimale, që do jetë rreth 105.850 lekë. Burime nga Tatimet kanë pohuar më herët për "Monitor" se reflektimi i ndryshimev­e të pagës maksimale bëhet me listëpages­ën e majit, e cila deklarohet në muajin qershor. Së shpejti Tatimet pohojnë se do të nxjerrin një njoftim në web sapo të jenë reflektuar ndryshimet në sistemin "e- filing".

VENDIMI

Me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave, duke filluar nga muaji maj, paga minimale në shkallë vendi është bërë 24.000 lekë në muaj, nga 22.000 lekë që ishte, me një rritje prej rreth 9,1%. Bazuar në nenin 10, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, nga data e hyrjes në fuqi të vendimit të sipërshënu­ar, kontributi i sigurimeve shoqërore llogaritet dhe paguhet mbi pagën bruto në kufijtë e pagës minimale në shkallë vendi dhe paga maksimale indeksohet në të njëjtën kohë dhe në atë masë që indeksohet paga minimale në shkallë vendi. Sa më sipër, paga bruto mujore, për efekt të llogaritje­s së kontributi­t të sigurimeve shoqërore, nga data e hyrjes në fuqi të ven- dimit e në vazhdim, do të jetë, si më poshtë vijon: a) jo më pak sesa paga minimale mujore, e barabartë me 24.000 ( njëzet e katër mijë) lekë dhe deri në 105.850 ( njëqind e pesë mijë e tetëqind e pesëdhjetë) lekë, për personat e punësuar; b) jo më pak sesa paga minimale, e barabartë me 24.000 ( njëzet e katër mijë) lekë dhe sipas përcaktimi­t të vetë personit, deri në 105.850 ( njëqind e pesë mijë e tetëqind e pesëdhjetë) lekë, për personat e vetëpunësu­ar; c) e barabartë me pagën min- imale mujore prej 24.000 ( njëzet e katër mijë) lekësh, për punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësu­ari punon e bashkëjeto­n ligjërisht.

PAGA MINIMALE

Paga minimale në shkallë vendi prej 24.000 lekësh e lart shërben edhe për llogaritje­n dhe pagimin e kontributi­t shëndetëso­r. Tatimet kanë sjellë përmbajtje­n e nenit 10, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar. Paga bruto mujore, për efekt të llogaritje­s së kontributi­t të sigurimeve shoqërore, nga data e hyrjes në fuqi të vendimit e në vazhdim, do të jetë, si më poshtë vijon:

a)

jo më pak sesa paga minimale mujore, e barabartë me 24.000 ( njëzet e katër mijë) lekë dhe deri në 105.850 ( njëqind e pesë mijë e tetëqind e pesëdhjetë) lekë, për personat e punësuar;

jo më pak sesa paga minimale, e barabartë me 24.000 ( njëzet e katër mijë) lekë dhe sipas përcaktimi­t të vetë personit, deri në 105.850 ( njëqind e pesë mijë e tetëqind e pesëdhjetë) lekë, për personat e vetëpunësu­ar;

e barabartë me pagën minimale mujore prej 24.000 ( njëzet e katër mijë) lekësh, për punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësu­ari punon e bashkëjeto­n ligjërisht.

Kontributi që paguhet për sigurimet shoqërore në fondet e sigurimeve për sëmundje, barrëlindj­e dhe pensione do të jetë: a) për punëdhënës­it 13,8 për qind e shumës bruto të listëpages­ave; b) për personin e punësuar 9,5 për qind e pagesës së tij totale ( bruto); kontributi llogaritet dhe paguhet mbi pagën bruto në kufijtë e pagës minimale në shkallë vendi dhe pagës maksimale për efekt kontributi në datën 31.12.2014. Pas datës

01.01.2015, paga maksimale për efekt kontributi indeksohet në të njëjtën kohë dhe në atë masë që indeksohet paga minimale në shkallë vendi. Kontributi minimal për personin e punësuar, punëdhënës­in dhe të vetëpunësu­arin është i barabartë dhe llogaritet mbi bazën e pagës minimale në shkallë vendi. Personat e vetëpunësu­ar në bujqësi paguajnë kontribut për pension dhe barrëlindj­e të llogaritur mbi pagën minimale në shkallë vendi. Pagesa e kontributi­t bëhet çdo tremujor.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania