Gazeta Shqiptare

Vërtetimi për kontribute­t, nga 1 qershori në ISSH

Drejtoria e Tatimeve: Dokumenti nuk jepet më nga ne

-

NJOFTIMI

"Nga data 1 qershor 2017, sportelet e Shërbimit të Tatimpague­sve në territor nuk do të ofrojnë më shërbimin e lëshimit të vërtetimev­e ' Për kontribute­t e sigurimeve shoqërore e shëndetëso­re' për individët punëmarrës."

japin vërtetime "Për kontribute­t e sigurimeve shoqërore e shëndetëso­re". "Nga data 1 qershor 2017, sportelet e Shërbimit të Tatimpague­sve në territor nuk do të ofrojnë më shërbimin e lëshimit të vërtetimev­e ' Për

kontribute­t e sigurimeve shoqërore e shëndetëso­re' për individët punëmarrës. Duke filluar nga kjo datë, janë zyrat Rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të cilat ngarkohen dhe do të japin vërtetime ' Për kontribute­t e sigurimeve shoqërore e shëndetëso­re për individët', për çdo individ që kërkon të pajiset me të", thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve. Personat që janë në marrëdhëni­e pune dhe për arsye të ndryshme u duhet një vërtetim që provon pagesat e kontribute­ve për sigurime shoqërore dhe shëndetëso­re, duhet të paraqiten pranë zyrave të ISSH- së me një mjet identifiki­mi të paraqesin kërkesën dhe brenda pak ditësh tërheqin dokumentin. Vërtetimi për pagesën e kontribute­ve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re deri tani merrej në zyrën e shërbimit të tatimpague­sve. Për të sh- kurtuar procedurat dhe për t'u ardhur më shumë në ndihmë qytetarëve, shërbimi për marrjen e vërtetimit për derdhjen e kontribute­ve kalon në zyrat e ISSH- së.

 ??  ?? Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve
Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania