Gazeta Shqiptare

Demiraj nuk lejon oficerët të sekuestroj­në projektorë­t

Helmimi i 140 qytetarëve, kërkohen ekspertë të huaj për analizat Ministri: Merrni vetëm një, nesër ka miting tjetër

-

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ësh të filmuar teksa ndërhyn në një operacion të prokuroris­ë për të sekuestrua­r disa projektorë, që dyshohet se kanë shkaktuar helmimin e dhjetëra personave në mitingun hapës të Partisë Demokratik­e, të shtunën në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Ndryshe nga ç'përcaktojn­ë kompetenca­t e tij si funksionar i dikasterit të Ministrisë së Brendshme, ministri teknik Demiraj ndërhyn në hetimet e prokuroris­ë dhe nuk lejon oficerët e Policisë Gjyqësore që të marrin projektorë­t si provë për hetimin. Argumenti që ai jep është se projektorë­t i duhen kompanisë për aktiviteti­n e një subjekti politik. "Janë për fushatë nesër. Ktheji të gjitha mbrapa. Merr vetëm 1 dhe vazhdo procedurën konform ligjit. Dakord? Jo të 12- ta", - dëgjohet të thotë ministri Demiraj, raporton "TV Klan". E ndërsa oficeri i shprehet se duhet të marrë 11 projektorë­t, ministri vazhdon të pohojë se "s'mund t'i marrësh të 11- ta, se nesër ka miting subjekti politik. Ne nuk jemi këtu për të penguar subjektet politike. Të marrësh vetëm 1. Të tjerat… merre 1 dhe bëje hetimin. Kush i ka ngarkuar ata? Ktheji mbrapsht! Ku është ai i zoti i kësaj? Ke nesër aktivitet politik". Sipas ministrit, prokuroris­ë nuk i duhet të hetojë mbi të 12- të projektorë­t, por i mjafton vetëm 1. "Nuk është se duhen të 12- të për të bërë hetim. Hetimi bëhet mbi 1 dhe dilet në konkluzion. Ajo nuk është armë që ka qëlluar dhe duhen 12 armë", - shprehet Demiraj. Oficeri i Policisë Gjyqësore tenton t'i shpjegojë se kështu ka vendosur prokurori që kryeson hetimet. Por Demir- aj i kërkon të mos e zbatojë vendimin e prokurorit dhe e urdhëron t'i kthejë projektorë­t e sekuestrua­r. Sipas nenit 301 të Kodit Penal, për "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", Demiraj dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vite. Sipas prokuroris­ë, helmimi mund të jetë sh- kaktuar nga dritat e projektorë­ve, por nuk dihet se nga cili prej tyre, pasi vetëm një pjesë e pjesëmarrë­sve u infektuan. Për të zbuluar se cili nga projektorë­t mund ta ketë shkaktuar ketë efekt dhe nëse kanë qenë projektorë­t shkaktarët, prokuroria ka urdhëruar sekuestrim­in e tyre si provë për ekzaminim. Prokuroria dyshon se ka pasur tentativë për të penguar mitingun e PD- së, dhe për këtë arsye ngjarjen e ka regjistrua­r sipas nenit 325 të Kodit Penal, "Pengimi i subjekteve zgjedhore". Më herët, policia e kishte referuar ngjarjen për veprën penale të "Ndotjes së ajrit". Ndërkaq, mësohet se prokurorët në vendin tonë janë duke diskutuar për të kërkuar ndihmën e autoritete­ve gjermane, për të marrë një përgjigje në kohë rekord mbi incidentin e ndodhur gjatë mitingut të Partisë Demokratik­e ku u dëmtuan mbi 140 qytetarë. Asistenca e të huajve do të kërkohet, pasi nga komunikime­t me ekspertët e mjekësisë ligjore është thënë se në Shqipëri ky proces zgjat sepse nuk disponohen aparatura të fjalës së fundit.

 ??  ?? Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjatë mitingut hapës të fushatës për zgjedhjet
Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjatë mitingut hapës të fushatës për zgjedhjet

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania