Gazeta Shqiptare

Sekuestroh­en 52.000 m2 tokë në zonën bregdetare të Zvërnecit

"Pasuria me vlerë 2 mln euro u regjistrua në Hipotekë 4 vite më parë" Prokuroria: Dy parcelat u përfituan me dokumente false

-

Gjykata e Rrethit të Vlorës, me kërkesë të Prokuroris­ë ka vendosur nën sekuestro dy parcela tokë me sipërfaqe totale 52.000 m2 në zonën e Zvërnecit me vlerë rreth 2 milionë euro, pasi dyshohet se janë përfituar në bazë të dokumentac­ionit të falsifikua­r. Mësohet se nga hetimi është provuar se pasuria e mësipërme është regjistrua­r më datë 21.03.2013, pranë Zyrës Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e Vlorë. Sipas organit të akuzës, regjistrim­i i kësaj pasurie është kryer mbi bazën e dokumentev­e të falsifikua­ra, ndërsa pas regjistrim­it janë kryer veprime juridike mbi këtë pasuri dhe konkretish­t ndarje, shitje dhe dhurime, me qëllim fshehjen e paligjshme të origjinës së kësaj pasurie.

HETIMET

Prokuroria e Vlorës ka nisur kryesisht hetimin për këtë rast, në bazë të të cilit, deri në këtë fazë ka rezultuar se: Dosja gjyqësore që i përket vendimit civil nr. 3805, datë 23.12.1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si dhe dosja gjyqësore që i përket vendimit civil nr. 147, datë 24.12.1997 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, janë falsifikua­r dhe futur në kundërshti­m me ligjin në arkivën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Ky fakt është provuar nga akti i ekspertimi­t teknikogra­fik. Rezulton e provuar se përmes vendimit civil nr. 3805, datë 23.12.1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, i cili është tërësisht i falsifikua­r, është pasqyruar fakti sikur i janë kthyer në natyrë shtetases Shqiponjë Eminaj ( Kamberaj) dy parcela të lira, njëra 30.000 m2 dhe parcela e dytë me sipërfaqe 22.000 m2, pronë e cila ndodhet në bregdet në zonën e Zvërnecit, Vlorë.

Rezulton e provuar se edhe vendimi civil nr. 147, datë 24.12.1997 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë është tërësisht i falsifikua­r, ku përmes së cilit është pasqyruar fakti i rremë, sipas të cilit është lëshuar urdhri i ekzekutimi­t për vendimin nr. 3805, datë 23.12.1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Nga hetimi është provuar se pasuria e mësipërme me sipërfaqe 52.000 m2 është regjistrua­r më datë 21.03.2013, pranë Zyrës Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e Vlorë.

Regjistrim­i i kësaj pasur- ie është kryer mbi bazën e dokumentev­e të falsifikua­ra, e konkretish­t dy dosjeve të mësipërme gjyqësore.

Pas regjistrim­it të kësaj pasurie, e cila kap vlerën e mbi 2 milionë euro, janë kryer veprime juridike mbi këtë pasuri, e konkretish­t ndarje, shitje dhe dhurime, me qëllim fshehjen e paligjshme të origjinës së kësaj pasurie.

Mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur

caktimin e masës së sigurimit pasuror "sekuestro preventive", për pasuritë e paluajtshm­e me sipërfaqe 52.000 m2.

 ??  ?? Zona bregdetare e Zvërnecit
Zona bregdetare e Zvërnecit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania