Gazeta Shqiptare

Prangoset 42- vjeçari i shpallur në kërkim për falsifikim

-

e ditur se çfarë kisha bërë. Më vunë prangat dhe nisën të më godisnin me grushte dhe shkelma. 700 m më larg kisha shtëpinë. Policët më kërcënuan dhe më shanë me fjalët nga më të ndyrat në sy të vajzës sime minorene. Vajzës i ra të fikët", tha Rodolf Merolli. Ndërkaq, pjesë e emisionit u bë dhe kryetari i fshatit Vloçisht, Florand Demirllari, i cili ka qenë dhe dëshmitar okular i ngjarjes. Ky i fundit pohoi faktin se Merolli ishte dhunuar nga policia. "Njoftohem nga policia se në Vloçisht ishte vjedhur një banesë. Kur vjen i plotfuqish­mi i zonës në lokal më thotë: ' Kërkojmë Rodolf Merollin'. E marr në telefon Merollin dhe ai erdhi. Më pas policia erdhi tek lokali dhe s'më erdhi mirë që e morën ashtu, pasi ishte në besën time dhe ishte në pronë private. Rod- olfi ishte vetë ai që më tha: ' Njofto policinë'. Një polic e ngriti nga karrigia dhe e nxori jashtë në një mënyrë që s'më pëlqehu. Në lokal kishte edhe persona të tjerë. E morën në makinën e policisë. Unë bisedova me të plotfuqish­min e zonës se ai ishte një besën time. Pasi doli nga komisariat­i, Rodolfi erdhi dhe më tha: ' Shih si jam bërë'. Më tregoi shenjat e dhunës që kishte ushtruar policia. Mbasi Rodolfin e morën, shkova tek shtëpia e tij, pasi ishte vajza vetëm dhe aty pashë dhe videon. Rodolfi është një njeri punëtor dhe ka tre fëmijë. Ne Rodolfin nuk e njohim për hajdut. Unë i thash që ' mos ke bërë ndonjë gabim'", tha Demirllari.

INTERVISTA

Si është shëndeti yt aktualisht Rodolf?

Kam kaluar një traumë. Fle me frikë, pasi më kanë kërcënuar. "Fshi videon, do i hapësh vetes punë", këto kërcënime vinë nga persona të ndërmjetëm.

Për çfarë dyshoheshe ti? Thanë se akuzohesh për një vjedhje banese?

Nuk e di fare. Kryeplaku i fshatit më tha: A ke bërë gjë? Jo i thashë. Nuk arritëm që të komunikoni­m fare. Më morën zvarrë dhe më dhunuan.

Kristina si e filmuat videon?

Vajza: Në kohën kur erdhi polici, pashë babain në makinën e policisë. Më tha polici hape derën. E hapa derën dhe pash që babain po e gjuanin dhe shkelmonin. E pastaj vendosa ta filmoj me celular.

DIBËR - Agjenti i sigurimeve të një shoqërie private është arrestuar nga policia e Dibrës, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Falsifikim i vulave, stampave ose formularëv­e". Bëhet fjalë për 42- vjeçarin Artur Tafa, banues në Peshkopi. Sipas burimeve nga policia lokale, Tafa u kap dy ditë më parë. Mësohet se ai ishte shpallur në kërkim më datë 06.05.2017, pasi duke qenë me detyrë agjent i sigurimeve në një shoqëri private, filiali Dibër, dyshohet se ka falsifikua­r 2 dokumente kartonë jeshilë "police sigurimi". Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër me vendim nr. 36, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".

 ??  ?? Rodolf Merolli në emisionin "Me zemër të hapur" në "News 24"
Rodolf Merolli në emisionin "Me zemër të hapur" në "News 24"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania