Gazeta Shqiptare

PËRPLASJE DHE AKUZA/ "ËSHTË PERSEKUTOR" - PRESIDENTI NISHANI HEDH NË GJYQ VISAR ZHITIN

-

Presidenti

Bujar Nishani ka hedhur në gjyq shkrimtari­n Visar Zhiti. Shkak për këtë është bërë përplasja mes tyre dhe debati publik. Në gjykatë, Nishani e ka paditur Zhitin për shkaktim dëmi ndaj figurës së tij. Media ka raportuar ditën e djeshme se padia ndaj shkrimtari­t mban numrin 9994. Ende nuk dihen detajet e e çështjes, së çfarë kërkon presidenti, cila ka qenë deklaratë konkrete për shkak të së cilës, ai e ka paditur e as se çafrë kërkon në këmbim.

Përplasja nisi kur presidenti refuzoi të dekretonte Zhitin për postin e ambasadori­t pranë selisë së shenjtë në Vatikan.

Shkrimtari dhe ish i përndjekur­i politik Visar Zhiti është aktualisht i Ngarkuari me Punë i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. Dy vite më parë, Nishani refuzoi dekretimin e tij si ambasador i Shqipërisë në Vatikan. Atë kohë, figura të rëndësishm­e të së djathtës, si Jozefina Topalli, dolën përkrah Zhitit.

Megjithëse vinin nga e njëjta parti, Zhiti kishte qenë ministër kulture i qeverisë Berisha, Nishani president, e hodhi poshtë propozimin e qeverisë Rama.

Në muajin mars, debati u rihap. Në kohën që ministër i Brendshëm po bëhej Fatmir Xhafaj, përmes një letre të hapur, botuar në Gazetën Shqiptare, Visar Zhiti kritikoi presidenti­n Nishani, duke e quajtur një ' hiç president', ndërsa ky i fundit deklaroi në media se "i kanë ardhur mesazhe nga ish- të përndjekur politikë kundra Visar Zhitit dhe rolit të tij në burgje".

"Kur u bë publik propozimi i kryeminist­rit Rama për të emëruar Zhitin ambasador në Selinë e Shenjtë, unë mora mesazhe dhe dëshmi nga ish- i përndjekur­i politik P. V., i cili e akuzonte Zhitin si bashkëpunë­tor të administra­tës së burgut të Spaçit", pat deklaruar Nishani.

Deklaratat e presidenti­t nuk kaluan në heshtje pasi Zhiti në një reagim të dytë për "GSh" tha se presidenti duhej të fliste me prova e me dosje, duke qenë se si kryetar shteti, i kishte të gjitha mundësitë.

"( Presidenti) flet për diktaturën e dikurshme, kur është vegël e saj e mbetur, flet për të persekutua­rit, kur vetë është persekutor, edhe pse i paaftë", thoshte Zhiti më 20 mars. "E përsëris, unë pata fatin dhe fuqinë që ta refuzoj bashkëpuni­min me të keqen, por presidenti nuk duhet të flasë si kafeneve apo studiove klanore, e porosis të ketë kujdes, se një herë i shtypën njerëzit, i thyen, i bënë vegla të tyre dhe tani ua përflasin - u bëjnë shantazh e i shpërdoroj­në", shtonte ai.

Atë kohë, GSH, publikoi dokumente që tregonin se Zhiti pati refuzuar të bashkëpuno­nte me Sigurimin e Shtetit në burgje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania