Gazeta Shqiptare

ARBEN GOLEMI ÇEL EKSPOZITËN "TJETËRSIM"

-

Nga

data 2- 23 qershor 2017, në Galerinë Ko mbëtare të Arteve çelet ekspozita "Tjetërsim", e piktorit Arben Golemi. Në hapje të sezonit turistik, kjo ekspozitë vetjake sjell në Galerinë Kombëtare të Arteve punë të autorit në harkun kohor 2005- 2017. Kuratori i ekspozitës, Ylli Drishti ka përzgjedhu­r për këtë ekspozitë rreth 67 punime në teknikë mikse, duke i dhënë publikut një panoramë të rrugës krijuese të Golemit gjatë këtyre viteve. Sipas konceptit kuratorial, ekspozita përmban katër cikle kryesore; Berati, New York, Baroque dhe Pylli. Këto cikle piktorike përbëhen nga tablo unikale të cilat nuk përsërisin njëra- tjetrën, përkundraz­i, na sjellin një larmi kompozicio­nale dhe një fuqi koloristik­e të papritur. Kjo është ekspozita e katërt vetjake e autorit në Galerinë Ko- mbëtare, por veçanërish­t kjo përzgjedhj­e, evokon pjekurinë artistike të autorit, përmes një koloriti dekorativ shpërthyes dhe një "kodi unik artistik". Arben Golemi është një nga piktorët e rëndësishë­m të artit modern shqiptar. Me krijimtari­në e tij Golemi ndikoi në rrethet artistike të vendlindje­s, duke krijuar imazhin e një piktori modern, kërkues të formave dhe shprehjeve të reja artistike. Piktura e tij theu mentalitet­in artistik ekzistues të artit realist mbizotërue­s, ndërsa Golemi u bë një nga protagonis­tët kryesorë të asaj që mund të quhet "piktura moderne shqiptare e fundit të shekullit XX". Pas viteve 1990, krijimtari­a e tij u prezantua në shumë veprimtari ndërkombët­are, ekspozita personale e kolektive. "Tjetërsim" do të ekspozohet në sallën kryesore të ekspozitav­e në Galerinë Kombëtare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania