Gazeta Shqiptare

"Mungesa e lirisë në diktaturë e nxiste dhe e pengonte frymëzimin tim"

Nuk qeveriset gjatë duke nxitur frikën! "Uria jonë për Europën? Jemi pjesë e saj e natyrshme, vetëm të korruptuar­it e kundërshto­jnë"

-

plagët e luftës apo plagët e një regjimi totalitar. "Memoria e një populli është shpesh e helmuar me gënjeshtra vulgare". Ai merr shembullin e marrëdhëni­eve mes dy vendeve fqinje, aq afër së bashku, Shqipërisë dhe Italisë. Duke qenë disi i zhgënjyer nga Italia, Kadare, thotë se "ne u përpoqëm të mos përziejmë logjikën politike të fqinjit dhe dashurinë për kulturën e tij të jashtëzako­nshme. Racizmi vjen nga injoranca... Ky është shpesh rezultat i një shtrembëri­mi të qëllimshëm të historisë".

IDENTITETI

Kadare vëren më tutje se në identiteti­n kombëtar, gjuha dhe kultura ende kanë një peshë themelore. "Gjuha mund edhe të konsideroh­et si një armë nga një qeveri represive! Mendoni se në kuadër të Perandoris­ë Osmane, ku Shqipëria ka qenë e përfshirë për më shumë se katër shekuj, gjuha shqipe u ndalua, ajo konsideroh­ej e rrezikshme!

Dante Alighieri, poeti më i famshëm, në Shqipëri ka qenë gjithmonë i dashur për ne, pavarësish­t nga mosmarrëve­shjet tona të kaluara me vendin e tij të lindjes. Në Shqipëri, veprat e tij janë përkthyer shumë herë, madje janë të përkthyera edhe në burgje. Dante ishte bërë shoqërues i mirë i të burgosurve politikë. Kjo tregon se kul-

I pyetur edhe për çfarë Kadare ka thënë mbi vendin e Shqipërisë në Europë, që "për Shqipërinë, të kthehet në Evropë është çështje jete a vdekjeje", shkrimtari ka sqaruar rëndësinë e Europës për Shqipërinë.

"Është jetike për ne që të kthehemi në familjen e madhe evropiane. Të jesh anëtar i BE- së është gjendja e natyrshme për një vend që zë një pozicion të tillë strategjik në kontinent. Në Shqipëri ne pyesim veten pa pushim për natyrën evropiane apo jo të kombit tonë, rrënjët tona të përbashkët­a. Në kuadër të disa fërkimeve të brendshme në BE, unë pyes veten në qoftë se të gjitha shtetet anëtare e kanë kuptuar plotësisht se çfarë do të thotë të jetë evropian sot".

URIA PËR EUROPËN?

"Ju do të mendoni se po bie në nacionaliz­ëm... por më pëlqen të mendoj se ne jemi, në mesin e të gjithë njerëzve që dëshirojnë tani të kthehen në familjen evropiane, jemi ata që shfaqim aspiratat më legjitime për ta bërë këtë. Ka në Shqipëri ndenja proevropia­ne tepër të larta. Vetëm disa elita të korruptuar­a e urrejnë Evropën dhe ' rregullin' që ajo sjell. Në Shqipëri, edhe armiqtë e BE- së kanë turp ta kundërshto­jnë aspiratën kolektive. Evropa është zgjidhja më e arsyeshme që është propozuar për të luftuar nacionaliz­min".

Përgatiti GSH

 ??  ?? Në foto: Ismail Kadare
Në foto: Ismail Kadare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania