Gazeta Shqiptare

Përtej listës

-

me integritet personal apo të korruptues­hëm, emrat nuk kanë qenë emblematik­ë për një platformë të caktuar, nuk kanë mbrojtur një ideologji të caktuar, nuk kanë pasur qëndrime të forta politike në lidhje me çështje të caktuara që ngacmojnë opinionin publik dhe ndajnë shoqërinë më dysh. Për shembull, cilët politikanë brenda PS- së përfaqësoj­në progresist­ët? Cilët të gjelbrit? Cilët fermerët apo sindikalis­tët? Cilët quhen të moderuar? Po liberalë të majtë? Po të qendrës? E njëjta paqartësi është brenda PD- së. Cilët politikanë aty janë konservato­rë? Po libertaria­në? Neokonserv­atorë apo të moderuar? Këto nuk janë thjesht karakteriz­ime dogmatike, por përpara se të dilet me një propozim për paketë fiskale fjala bie, duhet të ketë koherencë mendimi me filozofinë politike të lidershipi­t të kësaj apo asaj partie. Ndryshe kemi paradokse, si fjala bie partitë e majta, si PS dhe LSI, janë në garë së fundmi se cila do të ulë taksat më shumë, qoftë tatimin për të ardhurat apo tatimin mbi dividendin, që janë karakteris­tikë e qëndrimeve të partive të djathta. Ose qëndrime nga e djathta që, krahas të tjerave janë për subvencion­im të fortë të bujqësisë dhe rritje të pensioneve. Po ashtu ka pak apo aspak llogari mbi cilat kritere bazohen këto projeksion­e, mbi cilën rrymë mendimi dhe sa të ap- likueshme janë për kushtet e Shqipërisë apo si do të mbulohet deficiti buxhetor apo të parandaloh­et rritja e borxhit nëse realizohen njëkohshëm këto premtime.

Përtej debatit mbi listën e PDsë apo listat në përgjithës­i, elektorati i secilës parti, por edhe shtresa gri që përcakton balancën fituese, ku secila nuk është një grupim homogjen por përbëhet nga shtresa të ndryshme dhe interesa të kithëta, ky elektorat pra ka nevojë të dëgjojnë në mënyrë koherente të artikuluar se si do të adresohen problemet e tyre, si projektohe­t modeli i zhvillimit dhe strategjit­ë për të rritur ekonominë. Njerëzit kanë nevojë të kenë interpretu­es të mirë politikë që kanë integritet­in e duhur, moralin dhe forcën për të ngritur problemet reale që ata kanë, por edhe dijen dhe ekspertizë­n e nevojshme për t'i adresuar këto probleme. Që kanë pasionin për të shërbyer dhe jo të vjedhur. Që kanë kurajën qytetare të mbrojnë një qëndrim të vetin politik, një platformë apo një ide, dhe nuk e kanë mendjen vetëm te kolltuku i tyre i rehatshëm, shërbimi i interesave meskine apo puthadorët servilë që vijnë bashkë me postin. Politika duhet të ketë kurajën të hapet realisht dhe t'i kërkojë këta profesioni­stë, t'i përfshijë dhe t'u vjeli kontributi­n, pasi vetëm kështu mund të shkëputemi përfundimi­sht nga baltosja e tranzicion­it të pambarimtë dhe të shohim dritë në fundtunel.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania