Gazeta Shqiptare

Vota, emigrantët dhe ekonomia shqiptare

-

shkollimi për fëmijët e tyre, me programe shtesë mësimore. Asgjë… Asnjë emigrant i kthyer nuk mori mbështetje për t'u riintegrua­r në jetën shqiptare; asnjë emigrant nuk gjeti punë duke u regjistrua­r në zyrat e punës; asnjë fëmijë emigrant nuk mori programe shtesë mësimore për t'u adoptuar me sistemin arsimor shqiptar. E, mbi të gjitha, asnjë emigrant nuk gjeti mbështetje institucio­nale shqiptare për prob- lemet që ata kanë pasur në vendet e huaja ku jetojnë e punojnë. Përkundraz­i, numri i emigrantëv­e u shtua edhe më, me rreth 300.000 shqiptarë të tjerë në këto 4 vitet e fundit.

Tani është koha, kur kryeminist­ri Rama dhe ish- zv/ kryeminist­ri kanë intensifik­uar komunikimi­n dhe takimet me emigrantët; kanë intensifik­uar kontaktet dhe premtimet ndaj tyre. Atëherë, kur qeveritarë­t nuk i kanë mbështetur emi- grantët gjatë këtyre viteve, pse u kërkojnë përsëri votën? Ku është morali të premtosh e të ripremtosh të njëjtat gjëra, e të mos mbash asnjë? Çfarë po u premtojnë sot emigrantëv­e politikanë­t shqiptarë?

Emigrantët nuk kanë më besim te politikanë­t dhe politika shqiptare. Emigrantët i urrejnë politikanë­t shqiptarë, pasi tek ata nuk ka më asgjë njerëzore. Çdo gjë është kthyer robotike dhe për interesa të ngushta. Tashmë shqiptarëv­e, neve që kemi mbetur këtu dhe atyre që janë në emigracion, nuk u ngelet gjë tjetër veçse të ngrenë zërin për të drejtat e tyre; për ngritjen e ekonomisë bazë familjare, për të mos rënë pre e premtimeve boshe elektorale. Shqiptarët duhet t'i marrin fatet e tyre në dorë, për të mos ua lënë më politikanë­ve të sprovuar e zemër- robot.

* Koordinato­re ekonomie, PD

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania