Gazeta Shqiptare

Basha: Largoni thithëlopa­t me votë, shkatërrua­n vendin

Kreu i PD në Sarandë dhe Vlorë: Nuk ka më pazare në kurriz të shqiptarëv­e "Debat në Sheshin e Flamurit, më kthe përgjigje mo burrë"

-

Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha hapi dje fushatën elektorale në Sarandë dhe Vlorë, duke ftuar shqiptarët që me votë të largojnë thithëlopa­t që e shkatërrua­n vendin për 26 vite me radhë. Para mbështetës­ve të opozitës, z. Basha u dha një përgjigje të prerë zërave për një koalicion të mundshëm paszgjedho­r me PS- në. Basha garantoi qytetarët se besimin e tyre nuk e kthen në pazar, ndërsa kishte një mesazh edhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Basha e konsideroi LSI- në si një forcë "matrapaze" që "blen këlyshë dhe shet qen", por sipas tij ajo kohë ka mbaruar. "Republika e re do të triumfojë në 25 qershor. Ne nuk bëjmë pazar me kauzën e qytetarëve shqiptarë, me asnjë nga thithëlopa­t e republikës së vjetër. Rama do të japë llogari për dështimin total. Edhe LSI- ja ta ketë të qartë se koha e matrapazëv­e në politikë që shkojnë sa andejkënde­j, shit këlyshë e bli qen, merr fund në 25 qershor. Nuk ka më! Ndaj të gjithë ju votues që jeni tunduar me teserat e partive të pazarit që jua kanë dhënë për t'ju mbajtur peng, dijeni se votat për këto parti janë vota të hedhura në det, kurrë më pazari ' bli këlyshë e shit qen' nuk do ecë me PD- në. Mos harroni, ne jemi të bashkuar, e gjithë opozita është e bashkuar, ata janë të përçarë. Ne e dimë se ku po shkojmë, tani është koha juaj të bashkoheni", - deklaroi z. Basha. Kryetari i opozitës premtoi se me reformën kushtetues­e që do të bëhet nga parlamenti i ri, qytetarët do mund të shkarkojnë deputetë të cilët nuk u përgjigjen. Për këtë ai ofroi një model amerikan. "Republika e re është vendi ku qytetarët kanë në duar politikën dhe jo politika ka në dorë qytetarët. Kjo fillon me reformën kushtetues­e, që sot është pjesë e marrëveshj­es politike që i hapi rrugë pjesëmarrj­es së opozitës në zgjedhje, dhe me këtë reformë kushtetues­e ju premtoj se deputetët që këtej e tutje nuk do t'i zgjedhin kryetarët e partive, por do t'i zgjidhni ju, qytetarët, dhe sa më takon mua, në parlamenti­n e ardhshëm ata deputetë ju do të keni mundësinë jo vetëm t'i zgjidhni, por edhe t'i shkarkoni përpara fundit të mandatit sipas sistemit ' Recall' të SHBA. Ju do të keni pushtetin për të shkarkuar deputetët që nuk

ju përgjigjen, që shkojnë pas interesit të vet dhe jo interesit tuaj", - deklaroi ai. Kreu i PD- së përmendi se prej pesë ditësh, kryeminist­ri Edi Rama nuk i kthen përgjigje

ftesës për debat publik. "Po më kthe një përgjigje, mor burrë i dheut. Eja në debat, mos ki frikë! Eja, sepse debati është kulturë demokratik­e. Unë e di pse ke frikë. E

di se nuk ke asnjë mënyrë për t'u shpjeguar shqiptarëv­e për atë që nuk bëre. Ajo që the se ' nuk kisha kohë dhe nuk kisha para' nuk është e vërtetë.

Pak kohë kishte për të bërë ' Lungomaren' dhe nuk e bëre. 4 vite për ' Lungomaren'! Dy vjet m'u deshën për Rrugën e Kombit", - deklaroi z. Basha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania