Gazeta Shqiptare

"Unë mendoj se ' Motrën Tone' e ka realizuar ndonjë mjeshtër italian, jo Kolë Idromeno"

"Motra Tone" nuk është pikturë e Kolë Idromenos! Studiuesi e piktori: Ajo nuk ngjan me "Dasmën shkodrane", as me "Dy rrugët"

-

shembull i tillë është edhe një pikturë e Sofia Papadhimit­rit, që është në GKA. Autoportre­ti i saj është fantastik, shumë i bukur, poshtë ka emrin e saj, firmën e saj, ndërsa sipër është firma e një piktori tjetër, një piktori grek. Me sa duket është profesor i saj. Ajo ka bërë shkollën atje. Ka pra, njihen raste të tilla". Mustafa Arapi shton më tej se as autoportre­ti i Idromenos nuk ka lidhje me ' Motrën Tone'. "Kjo ka nivel shumë të lartë, shumë profesiona­l, ndjehet shkolla e Rilindjes, shkolla e Venecias. Veprat e tjera të tijat, janë nivel tjetër", thotë gjatë bisedës për "GSH". Piktori shënon se këtu u jepen atribute piktorëve që nuk i meritojnë e kjo duhet parë. "Kolë Idromenon duhet ta pranojmë për atë që është. Ta krahasojmë me shokët e tij, kolegët bashkëkoho­rë në Itali....".

HIPOTEZA MBI AUTORIN

Është krahasuar me ' Mona Lizën', por vihet në dyshim autori i saj. Nëse ' Motra Tone' nuk është realizuar nga Kolë Idromeno, kush është piktori i veprës më të njohur shqiptare? Kush e ka krijuar ' Motrën Tone'?

"Mendoj se ' Mota Tone' është realizuar në Itali në kohën kur ai ka qenë student. Duhet të jetë bërë nga një mjeshtër, ose i kanë çuar foton në Itali, ose ka shkuar e motra atje, ose ka ardhur mjeshtri në Shqipëri. Jam i sigurt 100% që nuk është pikturë e Kolë Idromenos".

A duhet ta shohim historinë e pikturës së parë realiste? "Po duhet ta shikojmë, - thotë Arapi - sepse Kolë Idromenos duhet t'i japim vendin që i takon. Trumbetohe­n piktorë që nuk janë të traditës dhe dalin sikur janë piktorë më të mirë se sa sot".

Por, si përgjigjet piktori, kur i themi se po rrëzon një ' mit'- "Unë them se ajo nuk është një ' mit'. Unë jam gati të dal dhe të ngre argumentet e mia që ai nuk është Kolë Idromeno. Ejani t'iu vëmë të tri veprat përballë dhe t'i analizojmë: ' Dasmën Shkodrane', ' Motrën Tone' dhe ' Dy rrugët'. Le të ma rrëzojnë argumentet që unë kam", thotë gjatë bisedës për "GSH".

MBI RESTUARIMI­N

"Pse nuk ekspozohet më ' Motra Tone'? - pyet studiuesi dhe kujton se kur erdhi nga Luvri ajo u ekspozua pak kohë, për të mbetur prej shumë vitesh nëpër fonde. "Kur e kemi parë, pasi erdhi nga Luvri, jemi zhgënjyer. Na erdhi keq që u shkatërrua ( Motra Tone). U bë në Luvër restaurimi, por ka ndryshuar ( vepra). Nuk është më ' Motra Tone', i ka ikur patina e kohës. Është si të bësh një plak të ri, e t'i heqësh rrudhat, duket si e larë me shampo". Arapi kujton se atë kohë i thirri ministri i Blendi Klosi. "Kam qenë me Hasan Nallbanin në komision dhe e kemi kundërshtu­ar që të shkojë për restaurim në Francë. Ajo kishte nevojë për gjëra të vigla. Kur erdhi nga Luvri, piktura nuk shihej më me sy".

RRETH KOLË IDROMENOS

( Nikolla) Kolë Arsen Idromeno ( 1860 - 1939) ishte një ndër artistët më të rëndësishë­m të Rilindjes shqiptare. Ai kreu mësimet fillore në Shkollën Françeskan­e në Shkodër dhe ato private për pikturë dhe arkitektur­ë tek mjeshtrit Pietro Marubbi, Fra Anselmi dhe Fra Mascheni. Vetëm 15 vjeç ai u dërgua në Akademinë e Venedikut për të vazhduar mësimet në Artet Figurative. Pas kthimit në vendlindje ( 1878), Kolën, përveç pikturës, e tërhiqte mjaft fotografia, të cilën e shihte me kënaqësi në studion e Marubit. Duke parë aftësitë e të birit në fotografi, Arsen Idromeno vendosi të hapë së bashku me të një atelie fotografik­e. Punën do ta drejtonte Kola me një pasion të madh si artist dhe teknolog në proceset e fotografim­it. Studioja e ngritur në oborrin e pasmë të shtëpisë, u quajt "Dritëshkro­nja e Kolës" ( 1884). Gjatë punës si fotograf, Kola lidhi miqësi me njerëz të të gjitha shtresave, duke u bërë kësisoj njeri i njohur në qytet si piktor, arkitekt, urbanist, fotograf, skenograf, muzikant e kompozitor këngësh shkodrane. Ai ishte ndër të parët që realizuan shfaqje kinematogr­afike në Shqipëri ( 1912).

"Lëvizja artistike e këtij artisti, shënon një moment me rëndësi historike, që u shoqërua me ndryshime të thella në perceptimi­n artistik. Pas Kol Idromenos, arti mori një drejtim thellësish­t të ri. Është momenti që një art aplikohet larg kanoneve ikonografi­ke bizantine dhe pasbizanti­ne. Filluan të trajtohen me realizëm të thellë e frymë romantike subjekte dhe motive nga jeta reale. Këto subjekte bazohen në perceptime folklorike dhe etnografik­e", ka shkruar Abaz Hado. Ai ka theksuar se te "Motra Tone", ajo që i ka dhënë veçantësi, "është pozicioni i duarve plot elegancë dhe bukuri, apo kapje e degermisë së bardhë, për të na dhënë në këtë mënyrë, mundësinë të zbulojmë fytyrën e ëmbël të një vajze të bukur 24- vjeçare".

 ??  ?? Në foto: “Motra Tone”, ( 1883)
Në foto: “Motra Tone”, ( 1883)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania