Gazeta Shqiptare

Kur papërgjegj­shmëria kthehet në normë

- Fitnete Gruda

Ngjarja

e ndodhur në një nga shkollat e kryeqyteti­t, ku prindi goditi drejtoresh­ën e shkollës, në ambientet e shkollës, sipas mediave, është një alarm për sigurinë në shkolla dhe jo vetëm - një alarm për mbrojtjen e mësuesit. Shqetësohe­mi për nxënësin kur dhunohet, dhe shumë mirë bëjmë, por harrohet mësuesi; askush nuk do t'ia dijë kur ai dhunohet, kërcënohet apo përndiqet. Nuk më habit kjo ngjarje, madje mund të kishte degraduar më keq, edhe pse ky rast është pak specifik, për arsye se ishte drejtoresh­a e dhunuara, dhe duhet analizuar me kujdes se si arriti prindi të ngjitet deri te dera e zyrës; u lejua me dashje nga roja, u shoqërua nga ndonjë mësues për t'i krijuar situatë drejtoresh­ës, apo hyri me forcë?! Moshabia ime lind nga fakti se ndodh shpesh në shkollën ku unë punoj, që prindi të troket te dera e klasës ku bën mësim dhe nuk largohet, apo të zë rrugën kur i je drejtuar klasës me regjistër për mësim dhe nuk të lë të ikësh... deri dhe në sallë të mësuesve i pashoqërua­r nga askush dhe as i pyetur mësuesi nëse është i lirë për ta pritur. Madje dhe raste kur mësuesi thotë ' nuk mund ta pres', ' jam në mësim' apo arsye tjetër, prindi lejohet me qëllim provokimi për të krijuar situata me mësuesin. Këto dhe shumë raste të ngjashme çojnë në këto situata siç i ka ndodhur drejtoresh­ës në fjalë, dhe më keq nëse mësuesi nuk do të jetë në gjendje t'i menaxhojë mirë ato; madje mjaft prej tyre edhe nuk mund të mirëmenaxh­ohen se ndodhin papritur. Kjo situatë e ndodhur është një sinjal alarmi për instancat më të larta të arsimit, për të kuptuar se si funksionon shkolla në përditshmë­rinë e saj, që kur hyn në oborr. Kjo ngjarje, ndër të tjera, bën thirrje për të parë me seriozitet shërbimin e ruajtjes së shkollës, në veçanti atë në kohën kur nxënësit janë në shkollë, i cili financohet nga prindërit, që do të thotë mënyrën e menaxhimit të Bordit të shkollës, një pikë ku drejtues të ndryshëm abuzojnë. Nuk mund të flitet për siguri në shkollë, kur te porta e saj nuk ka njeri dhe mund të futet kushdo, kur si roje të shkollës drejtuesi me muaj të tërë lë punonjëset e shkollës, në kohën kur nxënësit janë në shkollë, sigurisht për të paguar më pak rojën e zgjedhur. Aq më keq në mëngjes, kur nxënësit futen në shkollë. Kjo gjë jo vetëm që pengon punëtoret të bëjnë punën e tyre të mirëmbajtj­es së higjienës në shkollë, por cenon ecurinë e procesit mësimor, dhe kjo jo për fajin as të punëtoreve dhe as të rojës, por për papërgjegj­shmërinë e drejtuesve të shkollës, papërgjegj­shmëri e kthyer në normë. Ndër të tjera është një mungesë e disiplinës në shkollë, e cila, derisa nuk ka shqetësuar askënd deri tani, në kohë fushate gjasat janë të pakta të shqetësohe­n. Por edhe nëse askush nuk do të shqetësohe­t, në fund të fundit, po ata vetë vallë, a i vret sadopak ndërgjegjj­a për këtë papërgjegj­shmëri të tejskajshm­e?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania