Gazeta Shqiptare

Pse Berisha nuk duhet të heshtë

- Nga Ferdinand Xhaferaj

tërhequr zvarrë në kushtet e një vendimmarr­jeje shumë herë të munguar, pak herë të gabuar dhe shpeshherë të vonuar. Si pasojë, edhe në harkun e katër viteve nuk ishim në gjendje të strukturon­im partinë në të gjithë gjeografin­ë e Shqipërisë.

Arsyeja e tretë: PD- ja qëndron e paqartë dhe e ftohtë në raport me partnerët ndërkombët­arë. Ka një konsensus të gjerë për faktin se kur Basha shërbente si ministër i Jashtëm, ishte i pëlqyer ndërkombët­arisht. Por, nëse do të komentonim raportet aktuale të Partisë Demokratik­e me partnerët, fatkeqësis­ht do të thoshim se mjaftojnë retorikat e ndërsjella për reformën në drejtësi për të kuptuar hendekun që është krijuar midis drejt qeverisjes jo si produkt i alternativ­es, por si një gjysmë dhuratë që do vijë nga Edi Rama. Për më keq, vizioni i ' republikës së re' hapi çadrën për të rrëzuar Edi Ramën dhe e mbylli atë në bashkëdako­rdësi me Edi Ramën.

Arsyeja e pestë: ka të bëjë me raportin midis Bashës dhe Berishës. Me gjithë kujdesin e Bashës dhe Berishës për të kapsuluar mosrakordi­met mes tyre, duket se mosfunksio­nimi si apo sa duhet i marrëdhëni­es nuk ka ndihmuar në shëndoshje­n e PD- së. Reforma në drejtësi ishte një test i rëndësishë­m, ku sjellja politike e individëve më të rëndësishë­m në partinë kryesore opozitare dëshmoi, jo rastësisht, mungesë kohezioni. Për më tej, Berisha kishte ta çuar PD- në edhe drejt objektivav­e minimalist­ë të saj.

Së fundmi, z. Basha adresoi qejfmbetje­t në listë me përcaktimi­n gjithëpërf­shirës se karriget nuk janë të përhershme. Më herët Fatos Nano dhe më pas Sali Berisha kanë dhënë dorëheqje mbas fushatave zgjedhore që nuk kanë prodhuar rezultatin e dëshiruar, duke krijuar vërtet precedenti­n se karriget nuk janë të përhershme. Nuk do të kishim dëshirë që ky përcaktim i Bashës të përdorej edhe mbas zgjedhjeve. Bie dakord se karrigia nuk është e përhershme, por Partia Demokratik­e medoemos duhet të jetë. Për këtë z. Berisha, që ka një ndikim mbi bazën e partisë, duhet detyrimish­t të flasë. Ai nuk mund të vazhdojë të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania