Gazeta Shqiptare

Basha: Meta si bishë, asnjë votë për shushunjat

10 vite nga vizita e Bushit, kreu i PD: Si kryeminist­ër do forcoj lidhjet me SHBA "Brenda 2 viteve do përfundoj Rrugën e Arbrit"

- Valentina Madani

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, i ndodhur në një takim elektoral në Dibër e më pas në Lezhë dhe Laç, nuk i ndali sulmet ndaj kryeminist­rit Edi Rama, por edhe presidenti­t të zgjedhur, Ilir Meta. Sipas Bashës, Rama ka lejuar ishkreun e LSI- së, Ilir Metën, aleat të tijin në qeveri bashkë me ish- ministrin e Shëndetësi­së, Ilir Beqaj të fusin duart në xhepat e shqiptarëv­e. Duke vijuar sulmin ndaj Metës, Basha tha se ai është bërë bishë së fundmi, pasi e ka kuptuar që nuk do e lejojnë të fusë më duart as në ' bakllava', e as në ' sheqerpare'. Ndaj, z. Basha bëri thirrje që mos japin asnjë votë për PS, LSI dhe PDIU, duke i konsiderua­r ato si shushunja. "Basti është do vazhdoni edhe 4 vjet me këtë shoumen, me këtë njeriun e shfaqjes, me tuta dhe batuta ndërkohë që ka futur duart e tij të gjata, të Ilir Beqjas dhe të Ilir Metës në xhepat tuaj. Këtë do vazhdoni, do i besoni Ilir Beqjas, do u besoni këtyre partive që kanë një qëllim, të zhvatin shqiptarët, të jenë pjesë e tepsisë, se platformë nuk kanë as LSI, as PDIU. Asnjë votë për shushunjat. Koha e shushunjav­e në pushtet merr fund në 25 qershor. Janë bërë xhind, është bërë bishë Ilir Meta. Pse u bë bishë? Sepse e shikonte veten një dorë në ' bakllava', një dorë në ' sheqerpare'. Por, mesa shoh dorën në ' bakllava' nuk ka për ta pasur kurrë më, por edhe këta të ' sheqerpare­s' kanë ndërmend t'ia heqin dorën. Edhe këta të PDIU, që janë futur me kokë në qypin e ' turishive', më mirë hidhini në Drin votat se sa t'ua jepni këtyre, më mirë në Drin të Zi se sa këtyre", theksoi z. Basha. Kreu i opozitës u premtoi dibranëve se nëse merr pushtetin, brenda dy viteve Rruga e Arbrit do të jetë realitet. "Ju jap fjalën se brenda janarit të ardhshëm kantieri i Rrugës së Arbrit në të gjithë gjatësinë e tij do të jetë në funksion të plotë dhe brenda dy viteve, tuneli dhe Rruga e Abrrit do të jetë një realitet, ku do të qarkullojn­ë makinat e dibranëve dhe të të gjithë shqiptarëv­e. 72 minuta nga Bllata në sheshin ' Skënderbej'", deklaroi kreu i PD- së. Basha gjatë takimit me gratë e Lezhës tha se kreu i qeverisë i përdor si manekinë vajzat dhe gratë. Ai përmendi edhe studentët, për të cilët tha se ishin primarë në programin e PD- së në këto zgjedhje. Por, në Lezhë, kreu i PD- së nuk kishte si të mos sillte në kujtesë ngjarjen e 10 viteve më parë. Pikërisht më 10 qershor 2007, në Shqipëri erdhi për vizitë Presidenti i SHBAvë, George W. Bush. Në vizitën historike të një presidenti amerikan, Bush do të jepte dy lajmeve të rëndësishm­e për shqiptarët, anëtarësim­in e Shqipërisë në NATO dhe pavarësinë e Kosovës. "10 vjet më parë pata nderin të pres dhe ta shoqëroj gjatë gjithë vizitës së tij historike në Shqipëri, presidenti­n e SHBA- ve, George W. Bush, i cili njoftoi nga Tirana vendimet se Kosova do bëhej e pavarur dhe Shqipëria do anëtarësoh­ej në NATO. Kombi ynë i është përjetë mirënjohës SHBA- ve. Si kryeminist­ër i ' Republikës së re', unë do ta forcoj edhe më shumë bashkëpuni­min dhe aleancën strategjik­e me SHBA- të dhe presidenti­n Trump", tha z. Basha.

"Si kryeminist­ër i ' Republikës së Re', unë do ta forcoj edhe më shumë bashkëpuni­min dhe aleancën strategjik­e me SHBA- të dhe presidenti­n Trump", deklaroi z. Basha në Lezhë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në Dibër
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në Dibër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania