Gazeta Shqiptare

Përurohet sheshi "Skënderbej", Veliaj: Është më i bukuri në botë

Përurohet pas 10 muajsh punë sheshi i gjithë shqiptarëv­e, mijëra qytetarë ndoqën koncertin Rama: Pasqyra më e mirë e rilindjes urbane

-

Plot 100 vite nga kriji mi i tij, sheshi "Skënderbej", vendi simbol i shqiptarëv­e, ka marrë një pamje krejtësish­t të re. Mijëra qytetarë i dhanë jetë sot sheshit të ri "Skënderbej", i cili në mënyrë simbolike, për gurët me të cilët është ndërtuar dhe pemët me të cilat është gjelbëruar, përfaqëson të gjitha trojet shqipfolës­e. Bashkia e Tiranës nëpërmjet një ceremonie madhështor­e ka përuruar sot sheshin "Skënderbej", projekti i transformi­mit i të cilit u realizua brenda 10 muajsh. Në ceremoninë e përurimit mori pjesë kryeminist­ri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shumë personalit­ete të politikës, artit e kulturës, trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, si dhe qindra shqiptarë të tjerë që kishin udhëtuar nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia e diaspora për të qenë të pranishëm në këtë eveniment, që përkon me 139- vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

FJALIMI I ERION VELIAJT

Në fjalën e tij përshëndet­ëse, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i lumtur për këtë moment, ndërsa e cilësoi sheshin "Skënderbej" si një nga më të bukurit në botë, një hapësirë fantastike dhe një nga destinacio­net kryesore të të gjithë shqiptarëv­e dhe të turistëve të shumtë. "E kam ndjekur punën për këtë shesh në çdo ditë e çdo orë të 10 muajve të fundit. Çdo pllakë, çdo gur, çdo pemë, çdo shkurre, shatërvanë­t, ndriçimin... Sot që e shoh sheshin jo vetëm të përfunduar, por me kaq shumë qytetarë, me kaq shumë miq e të ftuar, kur shoh kaq shumë entuziazëm, kaq shumë fytyra të gëzuara që kanë ardhur këtu nga çdo anë e Tiranës e më tej nuk kam më asnjë dyshim: Kjo është një hapësirë fantastike. Ky është një nga sheshet më të bukur në botë, ashtu siç i takon një hapësire që u përket të gjithë shqiptarëv­e kudo që janë", tha Veliaj. Ai falënderoi në mënyrë të veçantë kryeminist­rin Rama për mbështetje­n që i kanë dhënë Bashkisë së Tiranës në punën e saj, por në mënyrë të veçantë për realizimin e këtij projekti. "Dua të falënderoj një mik të mirë, njeriun që transformo­i Tiranën dhe që pati i pari vizionin për transformi­min e sheshit ' Skënderbej', që besoi te ky projekt dhe e ndoqi atë me një pasion e energji, që u kthye në burim frymëzimi për të gjithë ne. Tirana, shqiptarët, nuk do të kishin sot një shesh kaq të bukur pa mbështetje­n, pa idetë dhe pa vizionin e Edi Ramës. Tirana është me fat që ka sot Edi Ramën. Shqipëria është me fat që ka sot një kryeminist­ër që po bën për çdo qytet në Shqipëri atë që bëri për Tiranën", shtoi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj deklaroi se sheshi "Skënderbej" është një sim- bol uniteti, njësoj siç është një simbol uniteti edhe figura e heroit tonë kombëtar, por ai është njëkohësis­ht edhe mishërim i vizionit që udhëheq sot shqiptarët kudo që jetojnë. "Sot sfida jonë natyrisht nuk është më sfida me të cilën u përballën etërit e kombit 139 vjet më Kryebashki­aku deklaroi se një shëtitje përmes hapësirës së sheshit "Skënderbej" është në fakt si një udhëtim simbolik përmes hapësirës së banuar me shqiptarë, ku çdo hap i hedhur të çon nga treva në trevë, sepse sheshi "Skënderbej" është konceptuar si një metaforë e bashkimit.

parë. Sfida nuk është më lufta dhe mbijetesa, por puna dhe zhvillimi. Janë këto parimet mbi të cilat mbështetet sot uniteti i shqiptarëv­e,

kudo që jetojnë e punojnë. Puna për të ndërtuar shtet në Shqipëri e Kosovë, puna për t'u dhënë një jetë më të mirë qytetarëve tanë, bash- këpunimi për të ndarë me njëri- tjetrin sukseset e arritjet, por edhe për t'i dhënë njëri- tjetrit një dorë për të shkuar përpara drejt atij që është objektivi ynë më i madh: ndërtimi i shoqërive moderne, që në një të ardhme jo të largët do të hyjnë së bashku në familjen e madhe të kombeve europiane", tha Veliaj. Veliaj u shpreh se ky shesh ofron tashmë hapësirën më të madhe pedonale në të gjithë Ballkanin. "Janë 28.000 metra katrorë sipërfaqe e shtruar me gurë nga çdo vend i banuar me shqiptarë dhe 32.000 metra katrorë oaze e pyll urban me bimësi nga çdo krahinë ku jetojnë shqiptarët sot. Në finale projekti do të përfshijë 90 mijë metra katrorë për këmbësorë, të gjitha në funksion të qytetarëve dhe të aktivitete­ve, duke e bërë zonën më të madhe pedonale në Ballkan", theksoi Veliaj.

 ??  ?? Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dje në ceremoninë e inaugurimi­t të sheshit "Skënderbej"
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dje në ceremoninë e inaugurimi­t të sheshit "Skënderbej"
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania