Gazeta Shqiptare

Si e organizoi miku i Elton Çiços transporti­n e drogës, nga Tepelena në Fushë- Krujë

Operacioni "Laguna e Vilunit"/ Lekët e fituara dërgoheshi­n nga Sicilia me autobusin e Shqipërisë Në 2014- ën, policia kapi në Fier rreth 100 kg kanabis

-

Të tjera detaje dalin në dritë lidhur me 4 të ar restuarit në kuadër të operacioni­t "Laguna e Vilunit", në mesin e të cilëve ishte edhe miku i Elton Çiços, Andrea ( Renato) Çaushi, banues në Tepelenë. Burime pranë hetuesve të çështjes bënë me dije për "Gazeta Shqiptare" se ky i fundit, ka rezultuar se më datë 31.08.2014, së bashku me shtetasit Mikel Hoxha e Ervis Sulo ( të arrestuar në tetor 2014), me një makinë fuoristrad­ë kanë organizuar edhe transporti­min e një sasie lënde narkotike kanabis sativa nga Krahësi i Tepelenës për në Fushë- Krujë, ku është magazinuar nga shtetasi Indrit Rraja ( i arrestuar në tetor 2014), bashkë me një sasi tjetër të konsiderue­shme të siguruar më parë prej tij. Gjithashtu, nga hetimet e kryera nga ana e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, ka rezultuar se Çaushi është edhe furnizuesi me lëndë narkotike në episodin e datës 06.09.2014, ku në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", automjeti me targë AA 041 CP është ndaluar nga shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, te kryqëzimi i Cakranit. Ky mjet drejtohej nga shtetasi Gazmir Rraja. Pas kontrollit të mjetit, u gjetën dhe sekuestrua­n disa pako me forma të ndryshme të mbështjell­a me natriban, me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa, e cila kishte një peshë prej rreth 100 kg. Ndërkaq, në sajë të hetimeve, për hetuesit e çështjes ka rezultuar se shtetasi Ermal Mehmeti ( i arrestuar në tetor 2014), për organizimi­n e trafikut të paligjshëm ndihmohej nga bashkëpuni­mi aktiv i shtetasit Kasëm Piluri. Ky i fundit, banues në Vlorë, u arrestua një javë më parë së bashku me shtetasit Altin Rramolli, banues në Tiranë, Andi Mita, banues në Vlorë, si dhe Andrea ( Renato) Çaushi. Ky grup kriminal, lëndën narkotike e siguronin kryesisht në zonën e Tepelenës, e më pas e dërgonin atë në zonën e Si- cilisë, në Itali. Grupi shqiptar bashkëpuno­nte me tre grupe kriminale që operonin në territore të ndryshme të Katanias. E konkretish­t me vëllezërit Moraboito, që e zhvillonin aktiviteti­n e tyre në zonën e populluar të lagjes "Picanello", familjes Nizza, e cila e zhvillonte aktiviteti­n në lagjen "Libriono", dhe Lorenzo Saita, i quajtur "Skeleti", duke i furnizuar këto lagje me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa në mënyrë të pavarur nga njëritjetr­i, nga i njëjti furnitor. Ndërkaq, burime të besuara pranë prokuroris­ë sqaruan se me qëllim finalizimi­n e trafikut, dorëzimi i shumave të mëdha të parave për blerësit shqiptarë bëhej nëpërmjet transporti­mit të tyre nga shoferi i autobusit të linjës Shqipëri- Sicili, i identifiku­ar si Altin Ramolli. Si pjesë e këtij grupi kriminal, 7 prej të cilëve janë arrestuar në 2014- ën, janë shpallur në kërkim edhe disa persona të tjerë, për të cilët është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg". Mes tyre është biznesmeni nga Shkodra, shtetasi Bardhok Pllanaj. Për këtë person, policia ka kryer kontrolle të imtësishme në banesën e tij dhe të të afërmve të tij, por nuk kanë mundur ta arrestojnë.

HETIMET

Nga hetimet e prokuroris­ë ka rezultuar se të gjithë personat të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal, kanë pasur role të ndryshme në trafikimin e mbetur në tentativë të rreth 780 kg kanabis, e cila u zbulua në zonën e Lagunës së Vilunit, në datat 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 2014. Ndërkohë, Prokuroria për Krime të Rënda ka koordinuar veprimet hetimore me autoritete­t italiane, ku ka rezultuar se ky grup është përgjegjës për të paktën dy ngarkesa, me rreth 3.5 tonë në total, të cilat janë sekuestrua­r nga autoritete­t italiane në muajt mars dhe prill të vitit 2014. Në këto dy operacione të Policisë Italiane, sasia e lëndës narkotike është gjetur në dy peshkarexh­a, të cilat drejtohesh­in nga shtetas italianë, dhe lëndën narkotike e kishin siguruar nga grupi shqiptar i njohur nga autoritete­t si "Viluni" ( në bazë të zonës ku u arrestua pjesa e parë e këtij grupi).

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania