Gazeta Shqiptare

I shpalluri në kërkim për dy vepra penale i shpëton policisë në portin e Durrësit

Policia: S'ka regjistrim daljeje nga territori shqiptar

-

DURRËS - Një 27- vjeçar nga Shkodra, i cili ishte shpallur në kërkim për dy vepra penale, ka mundur t'i shpëtojë policisë dy herë në terminalin e trageteve në Durrës. Bëhet fjalë për shtetasin Armando Ndreu, i kërkuar për "Vjedhje" dhe "Kundërshti­m i punonjësit të policisë". Ai është zhdukur pa asnjë gjurmë nga trageti i linjës Bari- Durrës, ndërsa policia ka nisur menjëherë kërkimet për të riun. Ndërkaq, SHÇBA ka nisur hetimet edhe për punonjësit e policisë në port të cilët kanë lejuar kalimin e të riut dhe mosarresti­min e tij. Ndërkaq, poli- cia tha zyrtarisht se ditën e djeshme, në tragetin e linjës Bari- Durrës, në listën e personave të kthyer INAD ( persona me probleme në një nga vendet e hapësirës Shengen), figuronin 11 persona të rritur dhe 2 të mitur. Ndërsa, pas mbërritjes së tragetit në pikën kufitare, është konstatuar se nga personat e kthyer INAD mungonte shtetasi A. N., 27 vjeç, i cili kishte ekspuls në zonën Shengen. Menjëherë përgjegjës­i i turnit ka vënë në dijeni agjentin e agjencisë në lidhje me këtë fakt dhe i është kërkuar që të njoftojë kapitenin e tragetit për mungesën e këtij personi, si dhe filloi kërkimi intensiv për gjetjen e tij. Policia tha se për herë të fundit, 27- vjeçari nga Republika e Shqipërisë ka dalë më datë 18.08.2016, nga Pika Kufitare Muriqan, i regjistrua­r në sistemin TIMS. Nga verifikimi i listave të tragetit të linjës Durrës- Bari, të datës 08.06.2017, i riu rezulton i regjistrua­r në këtë listë dhe sipas verifikimi­t të bërë në sistemin e kontrollit të biletave, i cili ndodhet brenda terminalit të pasagjerëv­e, rezulton se ky shtetas ka çekuar në datën 08.06.2017, në orën 21: 32, duke shmangur kontrollin e policisë. Gjithashtu, policia tha se nga verifikimi i listave të tragetit të linjës Bari- Durrës, të datës 09.06.2017, shtetasi A. N. fig- uron i regjistrua­r në këtë listë si pasagjer, ndërsa në sistemin TIMS nuk ka regjistrim daljeje nga territori i Republikës së Shqipërisë, konkretish­t nga Durrësi, më datë 08.06.2017. Në lidhje me këtë ngjarje, nga SHÇBA ka nisur menjëherë hetimi penal, si dhe hetimi për zbardhjen e rrethanave të shmangies së kontrollit të policisë nga ky shtetas. kl. ha.

 ??  ?? Porti i Durrësit
Porti i Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania