Gazeta Shqiptare

Fotoja pasqyron festimet në Vlorë, para godinës së Qeverisë së Ismail Qemalit, të përvjetori­t të parë të Shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1913. Gjithsesi, rrallëherë në publikime, fotografia shoqërohet me emrin e autorit, mangësi e pafalshme, por fat

Historia e patreguar e fotos së “vërtetë” të Pavarësisë

- NGA QERIM VRIONI

Kjo fotografi i takon datës 28 Nëntor 1913, pra Njëvjetori­t të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ajo paraqet mitingun festiv para ndërtesës së Qeverisë së parë shqiptare, autor i saj është fotografi Petro Dhimitri. Po si ishte gjendja politike dhe shoqërore në atë kohë, në Vlorë dhe në pjesën tjetër të vendit ?

Rreth një muaj para shpalljes së Pavarësisë nga Kuvendi i Përfaqësue­sve të krahinave shqiptare me në krye Ismail Qemalin, “të famshmin aristokrat plot thinja e dinjitet”( Kadare Ismail— Mosmarrëve­shja, Onufri, Tiranë, 2012, f. 243), trupat ushtarake malazeze kishin rrethuar Shkodrën, qytetin e madh verior. Pas rrethimit 180 ditor, mandej një pushtimi 3- javor, qyteti iu kthye Shqipërisë në maj 1913 në zba- tim të vendimeve të Konferencë­s së Paqes në Londër. Po, kjo Konferencë që njihet më shumë si “Konferenca e Ambasadorë­ve në Londër”, më 29 korrik 1913 njohu Principatë­n e Shqipërisë të pavarur nga Perandoria Osmane. Më vonë, nën presionin e Serbisë dhe Greqisë, i hoqi asaj pjesë të mëdha sipërfaqes­h dhe popullsie, të parës i dha Vilajetin e Kosovës, ndërsa të dytës, shumë nga Vilajeti i Jan- inës dhe Manastirit , si edhe Krahinën e Çamërisë. Kështu, Botës Shqiptare, iu shkëputën troje me një popullsi prej afro 1 mil. banorësh. Qytete të mëdha me shumicën e popullsisë shqiptare, si Prizreni, Dibra, Gjakova, Prishtina, Peja, Konica, Shkupi, Struga etj, mbetën jashtë kufijve.

Qeveria e Ismail Qemalit, ndonëse e formuar me figura të njohura atdhetare, nuk ushtronte pushtet të fortë në krahinat shqiptare larg trekëndësh­it VlorëFier- Berat, po ashtu edhe nga ana ekonomike, Administra­ta e Vlorës, nuk teprohet të quhet shumë e varfër. Vet Plaku i Pavarësisë, kish deklaruar, përveç të tjerash me dhimbje se, “na lanë vetëm baltovinat”. Në datat 1- 4 mars 1913, rreth 300 atdhetarë nga Shqipëria dhe kolonitë shqiptare të Amerikës, Rumanisë, Bullgar- isë, Italisë, Egjiptit etj., u mblodhën për gjendjen e vendit në Trieste në një Kongres. “Ai u zhvillua në një kohë kur viset shqiptare ishin të përfshira nga Lufta Ballkanike dhe ishte përkrahës i politikës asnjanëse të Qeverisë së Vlorës” (

Kongresi i Triestes- pasqyrë e rrymës oksidental­e të shqiptarëv­e— Revista” Global Challenge, Vol. V, Nr. 4- Nëntor 2016).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania