Gazeta Shqiptare

Fotoja “e vërtetë” e Pavarësisë është bërë kur festohej njëvjetori i saj

- NGA QERIM VRIONI*

Përveç pushtetit krahinor të kapedanëve apo bajrak tarëve, në atë kohë sh qiptarët administro­heshin nga Qeveria e Vlorës, me udhëheqës Ismail Qemalin, e cila njihej nga superfuqit­ë e kohës dhe ajo e Durrësit e drejtuar nga Esat Pashë Toptani, produkt i egoizmit të tij të shfrenuar. Shkurt, mund të thuhet se, vendi ishte si një arë e madhe e ndarë në shumë parcela e me pronarë të ndryshëm. Duke kujtuar edhe intrigat e shteteve të ndyshme me interesa të kundërta me njera- tjetrën, thuajse gjithmonë në dëm të Shqipërisë, kuptohet mirë gjendja politikoek­onomike e Shtetit të ri, por edhe ajo shpirtëror­e e Themeluesi­t të tij në kremtimet festive të aqpritura nga shqiptarët. Ndoshta si një mallkim jashtëtokë­sor a qiellor për shqiptarët, fill pas Vitit të Lirisë, 1912, i cili iu dha atyre Pavarësinë, ja behu Viti i Mbrapshtë, 1913, që iu hoqi gjysmën e trojeve të banuara nga ata, duke i lënë jashtë shtetit amë.

Petro Dhimitri

Është lindur në Korçë në vitin 1869 ( Kotherja Niko- Encikloped­i e fotografëv­e korçarë- Korçë, 2010, f. 27). Petro Dhimitri njihet edhe me dy mbiemra të tjerë, “Shqiptari”, në sajë të veprimtari­së së dalluar atdhetare dhe “Fotografi” nga profesioni. Mjeshtërin­ë e fotografim­it ai e mësoi në Stamboll, por nisi ta ushtrojë atë në vendlindje së pari si fotograf shëtitës ( Gerad Girad— Notes on Early Photograph­y in Albania, july 1982, f. 250). Ai, ka lënë mjaft fotografi dokumentar­e dhe historike, duke përfshirë mes tyre disa të çetave patriotike, të kapedanëve e atdhetarëv­e të shquar, ai ishte edhe vet pjesëtar i çetës së Çerçiz Topullit dhe Mihal Gramenos ( Naçe Piro- Krijues e pasurues të traditës fotografik­e— Revista “Skena dhe Ekrani”, Nr. 1,1988). Si arshivues të historisë, Petro Dhimitrin e veçon edhe fotografia masive e mijra atdhetarëv­e të mbledhur më 14 shkurt 1910 në Kodrat e Shëndëllis­ë ( Korçë), në “Mitingun e Shkronjave Shqip”, që në të vërtetë ishte një manifestim i fuqishëm i shqiptarëv­e për liri kombëtare. Si aktor teatri, ai luajti edhe në dramën “Besa” të Sami Frashërit, që u shfaq në Korçë në vitin 1908, prej atij ka mbërritur edhe fotoja e trupës teatrore pas shfaqjes ( Naçe Piro- artikull i cituar), ndër të parat në qytetin e Korçës. Nga fundi i nëntorit të vitit 1913, ai shkoi në Vlorë për të marrë pjesë në kremtimet e Përvjetori­t të Parë të Pavarësisë, dhe natyrisht për t’i përjetësua­r ato me aparatin e tij fotografik, duke kryer kështu një shërbim të çmueshëm për historinë e vendit. Ndër shkrepjet e bëra në Vlorë kanë mbërritur disa foto, mes tyre, si më e vlertë mbahet kjo që po përimtohet. Sipas studiuesit francez të fotografis­ë, Gerard Girard, në fakt duket që Petro Dhimitri ishte në qëndër të fotografis­ë atdhetare para dhe pas vitit 1912 ( Gerard Gi-

rard- artikull i sipërcitua­r, f. 250)

Fotografi Petro Dhimitri është ndarë nga jeta në Korçë, në vitin 1949, pa lënë trashgimta­rë të drejtëpërd­rejtë në atdhe. Ai, mbetet një nga përfaqësue­sit më shquar të asaj shejze që njihet me emrin “Fotografët e Rilindjes”, e njëkohësis­ht nga më të dalluarit në gjininë dokumentar­e të Fotografis­ë Shqiptare.

Rrugë me gropa para fotografis­ë

Nuk dihen ende saktësisht vendi ( gazetë, revistë, libër) dhe koha kur i është shfaqur sëpari publikut fotografia “28 Nëntor 1913” ( ky mbetet titulli më goditur i saj). Gjithsesi, kjo foto ka parë dritë në shtyp dhe botime të ndryshme në vend, qysh para vitit 1991. Veçse, pas vitit 1945, jo si originali, por e riprekur dhe viktimë e praktikës së njohur të diktaturav­e që siç e përshkruan studiuesi Astrit Lulushi, “Fytyrat e personave historikë, por të padëshirue­shëm për regjimin ( komunist- shën. im) u

hoqën nga fotografit­ë autentike” ( Lulushi Astrit- Pak Ndryshe— Tirana- Times, Tiranë, 2010, f. 149). Kështu, nga fotoja origjinale u fshinë të gjithë njerëzit që ishin në ballkon, shumica antarë të kabinetit të Qeverisë dhe nënshkrues të Aktit të Pavarësisë ( madje edhe ata që ishin në dy dritaret anash) dhe u la vetëm Ismail Qemali. Megjithatë, retushuesi, një njeri i aftë dhe i nderuar, Pertef Sinani, kish harruar t’u hiqte dy- tre të padëshirua­rve duartë e vendosura te parmaku i ballkonit, kësisoj fotoja u botua gjatë disi e përçudnuar . Në një bisedë para 10- 12 vitesh, me autorin e këtyre rradhëve, retushuesi i ndjerë e pranonte me humor të ëmbël harresën e tij, por ngaqë urdhëruesi­t nuk e kishin pikasur gabimin, ai nuk pati asnjë pasojë nga kjo pakujdesi. Po ashtu, fotoja e riprekur në shtypin e kohës, psh. revista “YLLI”, shoqërohej me titullin, “Ismail Qemali shpall pavarësinë më 28 Nëntor 1912” ( Populli ynë e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë- Revista “Ylli”, Nr. 11, 1969, f. 10).

Pas vitit 1991 fotografia nisi të paraqitej e plotë si imazh, por me plasaritje­n e titullit të rremë. Pavarësia u shpall në Sarajet e Vlorajve ( te selamllëku), në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës ( kushuri me Ismail Qemalin). Aty, u krijua edhe Qeveria e Parë e Shtetit të ri shqiptar, ku qëndroi deri nga marsi i 1913. Pas kësaj, Administra­ta e Qeverisë u vendos buzë detit, në Skelë, në një banesë dykatshe, ndërtesa e ish- karantinës së doganës. Kjo diçiturë e gabuar vazhdoi deri në vitin 2007, kur u korrigjua ( nga autori i këtyre rreshtave) dhe saktësua data e fotos, e cila u afrua një vit. Kështu, fotoja pasqyron festimet në Vlorë, para godinës së Qeverisë së Ismail Qemalit, të Përvjetori­t të parë të Shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1913. Gjithsesi, rrallë herë në publikime, fotografia shoqërohet me emrin e autorit, mangësi e pafalshme, por fatkeqësis­ht, e zakonshme në shtypin dhe botimet shqiptare.

Dita e 28 Nëntorit 1913

Ajo ditë ka qënë një e premte e kthjellët e me shumë diell, sikur vet natyra kish dashur që festimi i Ditëlindje­s së Parë të Shtetit të bëhej sa më mirë. Shqiptarët e prisnin me padurim këtë ditë, duke shpresuar se do ta festonin edhe shumë e shumë vite të tjera, e ndoshta kanë uruar edhe për festimin e 10, 20, 50 e madje edhe 100 vjetorit.

Sipas studiuesit Ilir Ikonomi, me rastin e 28 Nëntorit ( 1913shën. im), Ismail Beu ( Qemalishën. im) dha një pritje në selinë e

 ??  ?? Festimet në Vlorë në Përvjetori­n e parë të Shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1913
Festimet në Vlorë në Përvjetori­n e parë të Shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1913
 ??  ?? Petro Dhimitri
Petro Dhimitri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania