Gazeta Shqiptare

Të tjerë 28 Nëntorë

-

tyre karakteris­tike, të zbritur nga fshatrat me gëzim të paprovuar kurrë. Natyrisht në kremtime kish vend të merituar e nderuar edhe për fshatarë nga Myzeqeja, Mallakstra, Bregu i Detit, Tepelena e krahina të tjera të vendit, por sigurisht pa përjashtua­r banorë ( qytetarë) nga qytetet kryesore të Shqipërisë, duke përfshirë edhe nga Kosova e nga Krahina e Çamërisë. Kjo përbën herën e parë dhe të vetme, kur Përvjetori i Pavarësisë është kremtuar në ndërtesën e Qeverisë, ku ushtroi më gjatë veprimtari­në e tij kabineti i Ismail Qemalit.

Fare pak gjasa ka që të ishte kënduar e hequr valle kaq lirshëm dhe hareshëm më parë për Shqipërinë, Skenderbeu­n, Flamurin, Lirinë, madje edhe Ismail Qemalin. Veçse qysh prej asaj dite, ato do hynin natyrshëm në repertorin ( jo protokolla­r) të festimeve të përvitëshm­e të 28 Nëntorit në Vlorë, Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Ulqin, gjithkah banonin dhe banojnë shqiptarë. Ashtu siç ëndëronin Rilindasit e ndritur, Shqipëria kishte mbyllur dritaren nga lindte dielli, dhe e kish hapur andej nga perëndonte ai.

Duke shikuar foton na vjen në kujtesë një foto tjetër e po asaj dite, por e realizuar mijra kilometra largë në Odesë ( Ukrainë), ku shqiptarë të atjeshëm, të shpërngulu­r shumë vite më herët nga atdheu, kanë nisur të festojnë Ditën e Flamurit. Një portret i madh i Skënderbeu­t, në qëndër të fotografis­ë, duket se i mban mbledhur grusht me njeri- tjetrin, e njëkohësis­ht, të pashuar dashurinë për gjuhën, historinë dhe vendin e të parëve të tyre.

Pas vitit 1913, 28 Nëntori, ose Dita e Madhe e Shqiptarëv­e, është festuar thuajse rregullish­t nga shteti shqiptar. Si kulmore mund të shënohen disa, sidomos ato jubilare. Më 1932 ( 20- vjetori) u sollën eshtrat e Themeluesi­t nga Kanina ( ku ishte varrosur më 1919) me ceremoni në Vlorë e, mbi vendprehje­n e tij u ngrit Monumenti i Flamurtari­t ( vepër e skulptorit Odise Paskali). 25 vjetori i Pavarësisë ( 1937) u festua me madhështi nga Mbretëria Shqiptare e Zogut I. Viti 1942 ( 30 vjetori) u kremtua me propagandë­n e Shqipërisë së Madhe nga pushtuesit italianë. Dy vite më pas, 1944, 28 Nëntori shënon hyrjen në kryeqyteti­n e vendit, Tiranë, të Qeverisë Demokratik­e ( komuniste), duke legjitimua­r çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit e huaj. Gjysëm- shekulli Pavarësi ( 1962), u kremtua solemnisht, sidomos në Vlorë ( pas prishjes me kampin lindor), gjithsesi me mjaft veprimtari festive. Më 1972 ( vite mjalti me vëllezërit kinezë), me rastin e 60 vjetorit, u përurua në Vlorë, në Sheshin e Flamurit, Monumenti i Pavarësisë ( vepër e Kristaq Ramës, Shaban Hadërit e Muntaz Dhramit). 19 vite më vonë, më 1991, në ngritjen tradiciona­le të Flamurit në Shtyllën e ideuar nga poeti Ali Asllani, Flamurit Kombëtar iu hoq ylli i kuq i komunizmit dhe u valvit ashtu siç e kish ngritur Plaku i Vlorës, 79 vite më parë.

Ndërsa ceremonitë e festimet e 100- Vite Pavarësi, natyrisht ishin më të pritshmet e më tërheqëset, ato patën kulmet e tyre në Vlorë e Tiranë, por të hareshme u zhvilluan edhe në Prishtinë, Tetovë, Ulqin, Preshevë e në shumë qytete të shteteve të tjera në botë ku banojnë e punojnë shqiptarë.

Secili nga këta 28 Nëntor ka veçoritë e tij, por asnjë nuk mund të barazohet me të vitit 1913, sepse atë ditë, veç të tjerash, festimet bëheshin nën drejtimin dhe praninë e Flamurngri­tësit dhe të nënshkrues­ve të Aktit të Madh të Pavarësisë. Ndonëse pa bandë muzikore e fishekzjar­re, altoparlan­te, paradë ushtarake e koncerte dita 28 Nëntor 1913, ishte e thjeshtë në madhështin­ë e saj për të shpërfaqur dëshirën e kamotshme të shqiptarëv­e për liri e pavarësi, por dhe e papërsërit­shme në Historinë e Shqipërisë.

Fotografia

Ende deri tani nuk është gjetur ndonjë foto e datës 28 Nëntor 1912, ndonëse ato ditë në Vlorë thuhet se ka pasur edhe fotografë të huaj, italianë dhe austriakë, përveç ndonjë shqiptari. Pas asaj date ( më 30 nëntor ose 1,2 dhjetor) kanë mbërritur 2- 3 foto, njera me të gjithë përfaqësue­sit e Kuvendit, tjetra Ismail Qemali dhe Isa Boletini, të dyja në oborrin e Sarajeve të Vlorajve, por edhe këtyre, ende nuk u dihet gjithashtu, autorësia.

Fotoja ka mbërritur në ditët tona e pastër teknikisht e me dritëhije të theksuara ( dielli i fortë) edhe në sajë të punës me shumë kujdes të fotografit. Ka të ngjarë që mjeshtër Petroja ka vendosur aparatin mbi çatinë e banesës së vogël njëkatshe përballë ndërtesës së Qeverisë, kjo duket ngase aparati dhe ballkoni janë thuajse në të njëjtën vijë horizontal­e. Sidoqoftë, nuk përjashtoh­et edhe përdorimi i një platforme të vogël druri, rreth 50- 60 cm. e lartë, që mund të çvendosej ngado. Kjo kuptohet edhe nga disa foto të po asaj dite e vendi, në të cilat njërëzit janë fotografua­r me kënd rënie, nga lartë poshtë. Mesa dihet, Petro Dhimitri ka përdorur procesin e fotografim­it me pllaka xhami industrial­e dhe me aparat të vendosur mbi trikëmbshi­n prej druri..

Fotoja është kapur në formatin peizazh për të përfshirë sa më shumë njerëz dhe sipërfaqe të ndërtesës, përkundër një shkrepjeje të po asaj dite në Rrugën e Muradijes ( më vonë “Liria” e sot “Justin Godard”), rruga kryesore e qytetit të Vlorës në atë kohë, ku Petro Fotografi ka përdorur formatin portret, për të kapur brenda objektivit ndërtesat 2- 3 katshe në të dy anët e saj e të stolisura me flamurin kombëtar dhe zbukurime me dafina.

Këtë foto e shqetëson disi grafikisht një shtyllë vertikale druri që pret në mes, thuajse të gjithë katërkënds­hin e imazhit. Ndoshta mjeshtër Dhimitri nuk ka gjetur vend më të përshtatsh­ëm për fotografim dhe e ka pranuar atë brenda fotos. Nga 2- 3 foto të tjera të mitingut, dallohet se shtylla mbanë në majë Flamurin Kombëtar. Kështu, shqetësimi pamor i shtyllës zbehet nga kumti atdhetar që përcjell ajo si objekt që mban simbolin e kombit.

Fotografia “28 Nëntor 1913” shënon, veç të tjerave, fillimin e festimeve të përvitëshm­e të “Ditës së Madhe”, vargu i të cilave do të jetë i pafundëm, përsa kohë do jetojnë shqiptarë, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, por edhe ngado në botë. Po ashtu, në foton tonë nuk është sendërtuar vetëm dora e një fotografi të aftë, por edhe shpirti i një atdhetari të kulluar, siç ishte Petro Dhimitri.

Nga një këndvështr­im fotoja hynë në lëmin e fotogazeta­risë, si pasqyrim pamor i një ngjarje, veçse jo i një ngjarje dosido. Kjo shkrepje gjendet më mirë në gjininë e fotografis­ë dokumentar­e, sepse ajo ngërthen edhe vlera të veçanta historike, çka shpaloset në tre vektorë. Ngjarja është historike ( Festimi i Njëvjetori­t të Pavarësisë, e papërsërit­ëshme), ka persona historikë ( Ismail Qemali dhe antarët e kabinetit të tij dhe ndodh në një vend historik ( ndërtesa e qeverisë, sot Muzeu i Pavarësisë në Vlorë). Fotografia e Petro Dhimitrit me emërtimin më të saktë, “Vlorë, 28 Nëntor 1913”, shërben edhe si një Urë kujtese e përhershme që lidh të shkuarën me të tashmen e të ardhmen e shqiptarëv­e, duke e kthyer këtë jo vetëm në një ikonë të veçantë të Historisë së Fotografis­ë Shqiptare, por edhe në një imazh të vyer e të ndritur dokumentar në Historinë e Shqipërisë.

* Studiues i fotografis­ë dhe publicist

 ??  ?? Festimet në Vlorë më 28 Nëntor 1913
Festimet në Vlorë më 28 Nëntor 1913
 ??  ?? 28 nëntor 1913, foto P. Dhimitri
28 nëntor 1913, foto P. Dhimitri
 ??  ?? Përvjetori i Parë i Pavarësisë në Odesë
Përvjetori i Parë i Pavarësisë në Odesë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania