Gazeta Shqiptare

... nga numri i shkuar

-

Qeverisë, ku përveç parisë, kishte të ftuar edhe anëtarë të KNK, konsuj e komandantë të anijeve luftarake dhe austriake në Gjirin e Vlorës ( Ikonomi Ilir- Esat Pashë Toptani- Njeriu, lufta, pushtetiUE­T Press, Tiranë, 2016, f. 194). Shtëpitë dhe dyqanet e qytetit ishin stolisur me flamuj kuq e zi, nisja e një tradite të bukur të shqiptarëv­e asokohe, sidomos midis L1B dhe L2B, e cila jo fatmirësis­ht, ende nuk ka shenja rifillimi. Studiuesi Ikonomi vazhdon, i rrethuar nga antarët e Qeverisë, Ismali Beu doli në ballkonin prej dërrase dhe mbajti një fjalim të gjatë para popullit. Ai falenderoi Fuqitë e Mëdha, të cilat i përmendi me emër. Poshtë ballkonit, nxënësit e shkollave me flamuj të vegjël në duar këndonin këngë patriotike, të tjerë hiqnin valle. Loja e aktorit të njohur Sandër Prosi në rolin e Ismail Qemalit në filmin “Nëntori i Dytë”, në mungesë të regjistrim­eve filmike autentike, sjell në një farë mënyre në përfytyrim Plakun e Pavarësisë.

Fjala e Kryeminist­rit të Parë të Shqipërisë, ka gjasa të jetë pritur e përcjellë me brohoritje të shumta nga gjindja, si “Rroftë Shqipëria”, “Rroftë Flamuri”, “Rroftë Liria” e ndoshta edhe me emrin e tij. Hamendësoj­më se brohoritje të forta ka pasur edhe pas shqiptimit të emrit të çdo Fuqie të Madhe gjatë fjalimit. E ai, mbase ka buzëqeshur i përmbajtur, e ndër mend i kalonin shqetësime­t e shumta të jashtme dhe të brendshme, të cilat ishin përballë shtetit të tij të ri e të përgjysmua­r. Por poshtë ballkonit njerëzit lipset të gëzonin këtë ditë e s’kish pse duhet të dinin për vështirësi­të e qeverisë së tij- ndofta ka menduar ai i trishtuar. Sot është ditë feste e, njerëzit mund të shfaqnin fare lirshëm harenë e tyre shumë të ligjshme e të natyrshme, madje edhe të paprovuar ndonjë herë.

Mitingu është mbajtur mbasdite, ndonëse njerëzia, kishin nisur grumbullim­in në qëndrën e qytetit qysh prej orëve të para të mëngjesit. Gazeta e Vlorës “Përlindja e Shqipeniës” e atyre ditëve shkruan ndër të tjera se “Pas kësaj nisnë këngët kombiare ( kombëtare- shën. im) nga ana e popullit të Vlorës dhe të tjerave vise të Shqipëriës”( Përlindja e Shqipeniës- Kremtimi i festës kombëtare të 15 Nëndorit ( 28 nëntoralla franga)- E mërkurë, 20/ 3 vjesht’ e III 1913, faqe 2).

Fotoja të fut në atmosferën e festës, duke ngacmuar fantazinë e shikuesit të përfytyroj­ë grupe lebrish duke kënduar këngë patriotike me shumë zëra, me veshjet e

“Milosao” e këtij numri ishte me shkrime kilometrik­isht të gjata. Tema kryesore iu la Lekë Tasit me argumentin për përdorimin e Gegnishtes dhe problemeve të Standardit. Fatkeqësis­ht avokimi i tij për Gegnishten bëhej edhe vetë me një Standard, fakt që tregon se nuk është realisht personi i duhur për t’iu përmbajtur një teme të tillë. Redaktori vendosi ta botojë për respekt ndaj tij, por edhe për mosbesimin që autori tregonte ndaj periodikëv­e letrarë se ato e paragjykon­in. Vetëm se ndërmarrje të tilla kërkojnë ekspertizë më profesiona­le.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania