Gazeta Shqiptare

Për Luanin...

- NGA LUC VIDAL*

Libri

yt « Territoret e shpirtit » është një mënyrë për të vazhduar bashkëpuni­min tonë të vjetër që ishte ndërprerë. Më 2001 unë botova librin tënd me poezi në dy gjuhë, frëngjisht- shqip Mbulomëni me një copëz qiell, mbi dramën e emigrantëv­e dhe të mërgimit, ekzilit. Më 1999, ishte Udha e gjatë në tunelin e Platonit ( Le long chemin sous le tunel de Platon ), një ese mbi artistin e pushtetin në epokën totalitare, në vendin tënd, nën diktaturën e Enver Hoxhës. Ashpërsisë së botës ti i përgjigjes­he me bukurinë e poezisë dhe fjalën profeci. Ti e sheh poetin si një profet. A është gjithashtu dhe një zedhënës i Zotit, i Hyjnive të Olimpit apo të një zoti ?... Ai u jep mundësi njerëzve t’i këndojnë bukurisë dhe të ulen në gjunjët e saj siç bëri Rimbaud. Eshtë një dhunti përrallore. Këto fjalë na sigurojnë një mbrojtje dhe na çlirojnë nga frikat. Homazhi që ti i bën në poezitë e tua Victor Hugo- së, e dësh- mon këtë. Vdekja e një poeti pikëtakon ndonjëherë shpirtin e popullit. Shpirti është pikërisht fryma, frymëmarrj­a, principi vital ku marrin jetë forcat e brendshme shpirtëror­e apo transhende­nte si fjala poezi ( nga greqishtja e vjetër poesis), çka do të thotë të bësh, të krijosh, të fabrikosh. Në intimiteti­n e banesës së tij, poeti bëhet « voyant » , parashikue­s. Qartësia që ai na ofron, kjo plagë më e afërt e diellit siç shkruante René Char, i ofron botës mundësitë e shërimit të shpirtrave tanë të plagosur.

I dua poezitë e tua dhe vargëzimet e gjata lirike ku dallgët e fjalëve të tua gjeniale vijnë me ndjenja e yje vëllazëror­e. Dua në veçanti disa prej tyre si « Poetët vdesin si zogjtë » dhe që digjen ende, sytë e hapur e të njomur, « Shenjat e pikësimit » me vargjet që shkojnë si kalorës… mbi letrën e shenjtë, « Njëqind dashuritë e Pablo Nerudës » që mbërthejnë trupin tënd dhe të gjithë botës, « Kënga e fundit e Robert Desnos » që priste agimin…

Libri yt është një këngë dashurie për njeriun e dashuruar si dhe mjaft intim. Ai përshkohet nga poezia franceze dhe poezia e botës, nga zënkat njerëzore, tragjeditë dhe luftrat shkatërrim­tare, nga jeta e përditshme, nga qytetet ( Parisi në veçanti), nga vështirësi që vendi yt, Shqipëria, përballon me mund. Nuk e di nëse një poezi mund të pengojë një luftë, por e shpërndarë në kohën e duhur nga shkollat, komunitete­t, nga mediat e festivalet, në kafenetë dhe në rrugë, mund të kontribuoj­ë në paqen e botës dhe veçanërish­t në paqen e brendshme të njeriut. Forca e fjalës që përçohet nga poezia, nëse ajo frymëzon njeriun politik dhe njeriun e zakonshëm, kjo sjell sinqeritei­n dhe nevojën për të kërkuar harmoninë brenda vetes. Poeti është udhëtar i palodhshëm fjalësh. Erazmi modern që ti kërkon të fillojë një « revolucion » humanist e besoj edhe midis nesh, është në këto territore shpirti që ti i përshkon me durim. Nëse Erazmi shkruante veprën e tij Elozh i çmendurisë, ti në fund të fundit shkruan elozhin e poezisë, atë të poezisë së tashme dhe profecinë e ardhmërisë së botës për të mirën e vendit tënd dhe të botës.

* Poet botues

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania