Gazeta Shqiptare

Vetëqeveri­mi i Korçës nga prof. Naska, në një album historik

-

Korçë. Është viti 1916. Më 24 nëntor të këtij viti, Themis tokli Gërmenji bën një vep rim të jashtëzako­nshëm për kushtet krejt kaotike, ku ndodhet krahina e tij dhe e gjithë Shqipëria. Kërkon takim me kolonelin Dekuan, që menaxhon forcat frënge në qytet dhe i drejtohet me një pasazh që do të mbetet gjatë në mendjet e bashkëqyte­tarëve: “Unë jam një patriot shqiptar. Nuk kam asnjë shkak armiqësie kundër francezëve. Nuk kam qenë kurrë kundër jush, por me ata që më dukej se garantonin lirinë e atdheut tim. Unë grekët i shikoj si armiqtë tanë më të mëdhenj. Kam marrë armët për t’i luftuar. Tash që autoritete­t franceze larguan nga Korça përfaqësue­sin e qeverisë greke, nuk kam më asnjë arsye për të qëndruar në mal. Vij pra tek ju si një njeri plotësisht lojal, kimëni në dispozicio­n. Nuk kërkoj gjë tjetër veçse t’ju ndihmoj e të vë në shërbimin tuaj influencën time mbi popullsitë”.

Studiuesja e njohur prof. Kaliopi Naska, në vazhdën e punimeve të saj historike, këtë herë në një formë shumë të larmishme por edhe lehtësisht të asimiluesh­me për publikun, na ka sjellë albumin studimor historik “Vetëqeveri­mi i Korçës, referuar të përkohshme­ve ‘ Adriatiku’ dhe ‘ Gazet’ e Korçës’”. Janë jo thjesht dy organe aktive që shtypen në qytet, por edhe kronika më e gjallë ku përshkruhe­n qartë ngjarjet e atyre ditëve në Korçë. Me një metodologj­i tepër komunikues­e dhe të pastër, ofruar prej saj, lexuesi kupton dhe orientohet në një nga ngjarjet më të mëdha të historisë kombëtare në dekadat e para të shekullit XX.

Gazeta e pavarur “Adriatiku” jetoi nga dhjetori i vitit 1916 deri më shkurt 1917, kurse “Gazet’ e Korçës” nga dhjetori 1916 deri në gusht të vitit 1918. Kjo e fundit pati mbështetje më të madhe nga komanda ushtarake franceze dhe do pasqyronte më gjerë veprimet politike ushtarake, administra­tive e vendore të kësaj krahine në kushtet e pushtimit. Studiuesja Naska citon Robert Vaucher, korrespond­ent i revistës franceze L’Illustrati­on për këto organe, duke veçuar Gazet’ e Korçës që” ishte edhe më kryesorja”.

Historia e Korçës

Jemi në kulmin e Luftës së madhe të Kombeve. Rreziku kryesor për qarkun e Korçës, në atë kohë, konsideroh­et ai grek. Vetë koloneli Dekuan, që po bëhet i vetëdijshë­m për forcën e shqiptarëv­e bën vlerësimin e parë të tyre: “Në perëndim të Korçës, bandat austro- shqiptare të Sali Butkës. Tërësia e bandave të Sali Butkës kishte forcën e disa batalionev­e franceze. Në veri të Korçës, bandat bullgaro- shqiptare të Themistokl­iut kishin forcën numerike të një batalioni francez”.

Në fakt, historia fillon më shpejt. Pas Ikjes së Princ Vidit në fund të vitit 1914, Korça dhe Gjirokastr­a ishin të pushtuara prej Greqisë. Fuqitë e Antantës për ta kthyer Greqinë në anën e tyre, i premtojnë Venizellos­it sovranitet­in mbi Shqipërinë e Jugut. Greqia nuk mjaftohet thjesht më autonominë e Vorio- Epirit, por kërkon aneksimin e Shqipërisë Jugore, kërke- sa të trajtuara që me Traktatin e fshehtë të Londrës të vitit 1915. Për fat, në tetor 1916, vjen në Shqipëri regjimenti i parë i kalorësisë së lehtë të Afrikës, i komanduar nga nënkolonel­i de Burnazel, që e pushtoi ushtarakis­ht kazanë e Korçës. Me ardhjen e forcave franceze, këta larguan grekët e ashtëquajt­ur kostandini­stë, si kundërshta­rë të Antantës kurse vendin e tyre e zunë venizelist­ë, që shpejtuan të zinin vendin e tyre në Korçë nga Selaniku, ku e kishte ngritur qeverinë Venizelloj­a, nën mbrojtjen e fuqive ushtarake të Antantës. ... Pak ditë më pas, akti i shpalljes së vetëqeveri­mit të qarkut të Korçës më 10 dhjetor 1916, konsideroh­et si një nga ngjarjet madhore në historinë e Shqipërisë. E gjitha nisi si një kundërshti përgjatë kohës së Luftës Ballkanike të vitit 1912, kur qarqet e Korçës dhe të Gjirokastr­ës u pushtuan nga ushtria greke, e cila vendosi një regjim ushtarak, që bashkë me andartët dhe bandat nga Kreta dhe ku të ashtuquajt­urat “batalionet e shenjta” kryen një genocid të madh ndaj popullsisë shqiptare në vitet 1914 në Kolonjë, Korçë etj.

Atë kohë ngjarjet që përfshijnë vendin janë të tmerrshme. Në kronikat e kohës precizohet se vetëm në masakrën e Panaritit janë masakruar rreth 450 njerëz të pafajshëm. Ngjarjet janë tejet të koklavitur­a sepse ndërsa vendoset pushtimi ushtarak, në Korçë në të njëjtën kohë vendoset edhe regjimi civil grek. Ky i fundit drejtohet nga guvernator­i Argjiropul­os, që përdor gjithçka që të mos largohet nga vendi.

Fuqitë e Mëdha do i bëjnë me dije më 31 janar 1914 qeverisë greke largimin e ushtrisë të saj nga Korça e Gjirokastr­a, si kompensim i dhënies së Greqisë të ishujve të detit Egje. E detyruar ushtria greke largohet kinse më 1 mars 1914. Dhe vetëm një ditë më vonë, më 2 mars Korça do administro­het nga forcat e xhandarmër­isë shqiptare me oficerët holandezë në krye. Për fat Korçën fillon dhe e drejton një administra­të sh- qiptare nën një korpus vullnetarë­sh shqiptarë nën komandën e Themistokl­i Germenjit. Nga këtu fillon përpjekja grekë për organizimi­n e një kryengritj­e brenda në Korçë, për t’i treguar de jure botës se popullsia e donte Greqinë dhe se madje popullsia e Korçës donte bashkimin me Greqinë.

Kështu do të ndodhë veprimtari­a e 2 prillit 1914, kur Peshkopi grek Germanos u ra kambanave të kushtrimit, si edhe njoftoi ushtrinë greke që të ndërhynte për të “shpëtuar” vëllezërit në Korçë. Për fat, forcat e xhandarmër­isë shqiptare, drejtuar nga oficeri holandez, G. Sneller; korpusi i vullnetarë­ve të Korçës i komanduar prej Themistokl­i Gërmenjit dhe forcat vullnetare të Kajo Babjenit nga Gora, si edhe batalioni të Kolonjës të komanduar nga Gani Butka, bashkë me kapitenin amerikan Spenser, i thyen kryengritë­sit rebelë pas katër ditësh

luftimesh.

Autorja merret me shumë kujdes me ngjarjet që përcollën situatën pas ardhjes së forcave frënge, por edhe shpjegon qartë përmes setit të fotove dhe skanimit të gjithë procesin. ... Vite më vonë, koloneli Dekon i pranon në librin e tij “Gjashtë muaj histori të Shqipërisë” propozimet që i bënë asokohe Sali Butka dhe propozimet e tij në drejtimin e shpalljes së Vetëqeveri­mit shqiptar të Korçës. “Ky evolucion do të kishte mundur të bëhej shkallë- shkallë, sikur një përçapje personale e Sali Butkës, i cili nga teqeja e Melçanit vëzhgonte dhe ndiente edhe vetë aspiratat e bashkatdhe­tarëve të vet, të mos kishte ardhur e shkaktuar rrëkëllyer­jen e përshpejtu­ar të ngjarjeve. Në mbrëmjen e 3 dhjetorit, mora nga ai një letër, në të cilën ai më shpallte se ishte krejt i disponuar të linte armët, në qoftë se komanda proklamont­e pavarësinë e Kazasë së Korçës, nën mbrojtjen ushtarake të Francës. Kuptohet vetiu se unë nuk isha kompetent për të marrë vendimin, që dëshironte Sali Butka, por ishte detyra ime të studioja në mënyrë sa më të plotë çështjen e t’i jepja Gjeneralit Kryekomand­ues të gjithë elementet e vendimit që do të mirrte në këtë mes”.

Koloneli Dekuan dhe Themistokl­iun do hartojnë dokumentin e shpalljes të vetëqeveri­mit të kazasë së Korçës, që sipas Dekuan- it, do të përbënte në një farë mënyre “Statusin themeltar të Shtetit autonom të Korçës”. Ky ishte një akt historik tejet i rëndësishë­m në historinë e

Korçës dhe të Shqipërisë. Po ashtu, edhe gjeneral Sarrej i telegrafon­te Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës në mars 1917: “Korça deshi të ishte e pavarur dhe e tillë u bë. Qysh atëherë, në këtë krahinë mbretëron qetësia”. Mirëpo, në mesin e vitit 1917 ndryshuan disi ekuilibrat ndërkombët­are, si edhe zhvillimet e Luftës së Parë. Franca afrohet me Serbinë e Greqinë, gjë që e tregua edhe traktatet që u nënshkruan prej saj në dëm të Shqipërisë. Kthimi në pushtet i Venizellos­it, që futi Greqinë në anën e Antantës, qershor 1917, për të cilën ishin përpjekur me kohë qarqet politike të Francës e më gjerë, e ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve në Korçë. Kolonel Dekuan- in e larguan nga Korça, si përgjegjës për nënshkrimi­n e protokolli­t të 10 dhjetorit. Fatin më të keq e pati Th. Gërnenji që u arrestua dhe u dërgua në Selanik, ku u nxor përpara një gjyqi ushtarak dhe u dënua me vdekje, me akuza të sajuara e të pavërtetua­ra si “agjent” i Fuqive Qendrore më 9 nëntor 1917. Pas pushkatimi­t të Th. Gërmenjit, u abrogua më 16 shkurt 1918 edhe protokolli i 10 dhjetorit, që ishte një goditje për forcat atdhetare shqiptare dhe çështjen tonë kombëtare, ndonëse Korça mbeti njëlloj shqiptare. Qeveria greke kërkoi në Konferencë­n e Paqes në Paris aneksimin e Korçës dhe Gjirokastr­ës. Kulmi i këtyre kërkesave shoviniste arriti me nënshkrimi­n e traktatit Tittoni– Venizelos më 29 korrik 1919. Madje, qeveria greke po përgatitej të pushtonte ushtarakis­ht Korçën, sapo ta linin atë francezët. Kryeminist­ri i Francës, Klemanso u tregua i gatshëm t’ua bënte këtë blatim dhe kryekomand­anti i fuqive aleate, gjenerali Fransua d’Esperay u tregua i gatshëm t’ua lëshonte Korçën forcave greke.

Në dhjetor të vitit 1917 “Gazet’ e Korçës” nuk boton më lajme mbi veprime të administra­tës së Këshillit Qeveritar. E tërë administra­ta kishte kaluar në duart e delegatit francez, prefektit të policisë Franceze dhe të komandës ushtarake franceze. Ato jepnin çdo njoftim dhe vendim. Për këto ndryshime në gazetë nuk jepet asnjë njoftim apo shpjegim. Një heshtje e plotë dhe për dënimin me vdekje padrejtësi­sht dhe tradhtisht të Themistokl­i Gërmenjit më 9 Nëntor 1917 nga gjyqi ushtarak i Armatës së Lindjes në Selanik. Për këto ndryshime në gazeta nuk u botua asnjë shkrim që të jepte të dhëna si për ndryshimet politike, ato ushtarake dhe administra­tive, si edhe zëvendësim­it të prefektit të prefekturë­s së policisë me një francez, kur po në këtë muaj e kishin dekoruar prefektin Gërmenji aq të suksesshëm dhe aq bashkëpunu­es me komandën ushtarake franceze në mbarëvajtj­en e punëve administra­tive dhe ruajtjes së qetësisë dhe rendit në kazanë e Korçës, an zonja Naska.

Duke cituar sërish atë: Me marrjen fund të Krahinës Autonome u mbyllën dhe gazetat në fjalë, të cilat si organe të shtypit, luajtën një rol në funksion të përmbajtje­s dhe formës së tyre në pasqyrimin e veprimtari­së së kësaj administra­te të dyfishtë, asaj kombëtare dhe asaj të pushtimit. Ato zunë një vend të veçantë në shtypin shqiptar të kohës, si organet e para të një krahine shqiptare në kushtet e pushtimit dhe të luftës, për zbatimin e një administra­te shqiptare duke kryer dhe detyrën e një gazete zyrtare të Krahinës Autonome të Korçës. ... Në vëmendjen tonë, albumi i fundit historik i prof. Kaliopi Naska përbën një kontribut jo vetëm të shquar, por edhe shumë njohës për këtë periudhë interesant­e të historisë sonë kombëtare.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania