Gazeta Shqiptare

Kanuni nën syrin antropolog­jik të një studiuesi

-

... Në historinë e përgjithsh­me përmendet pak Skënderbeu dhe luftërat e tij shumëvjeça­re kundër osmanëve në mbrojtje të atdheut të vet, dhe me mbarimin e shekullit XV, shuhet në harresë historia e këtij populli apo, më saktë, historia flet pak për të, se si është gjendja e tanishme e tij, sa i përket civilizimi­t, ashtu edhe fatit të kishës atje, dhe do të ishte e kotë të kërkohej në literaturë­n europiane”, shkruan një prift polak, Atë Marcin Cerminjski në një prej botimeve të tij, “Shqipëria”, përkthyer në gjuhën shqipe.

Do të duhet t’u kthehemi edhe sot albanologë­ve të huaj si Edit Durham, Lambertz apo dhe të tjerë të cilët kanë trajtuar me korrektesë por dhe romantizëm jetën e shqiptarit dhe Shqipërinë si një vend, ndarë mes Lindjes dhe Perëndimit. Dhe ata, si njerëz të mendjes dhe lapsit, kuptuan mirëfilli rëndësinë e madhe që ka për një komb, mbledhja e folklorit të tij. Kjo duhet të ketë qenë edhe nisma e tyre e parë sapo shkelën në territoret shqiptare. Sepse folklori, sipas tyre, mbetet pasqyra e kthjellët e psikikës së një kombi, ndaj dhe ata së pari sa erdhën, kërkuan pikërisht atë që quhej dokumenti institucio­nal që rregullont­e shoqërinë shqiptare bazuar mbi doket dhe zakonet tradiciona­le të këtij vendi.

Kanuni i Lekë Dukagjinit në duart e tyre, i bëri kombit shqiptar dhe Shqipërisë një shërbim të dobishëm, pasi për çdo shtet që pretendon të jetojë e të zhvillohet mbi bazën e parimeve të arsyes së qytetarisë së vërtetë, ligjet gojëdhënës­e që përmblidhe­n në kanunin doketar të kombit, kanë gjithmonë një rëndësi fort të madhe në vetvete. E duke pasur këtë lloj rëndësie, Kanuni në vetvete vazhdon të studiohet në thellësitë e tij, për të gjetur ende atë esencën e vet të burimit nga ka dalë. Studiuesit e sotëm rrallë më, dëshirojnë t’i kthehen Kanunit si një dokument ligjor që nderon institucio­nin e së drejtës ligjore shqiptare, dhe kjo jo për arsye dijeje, e as për shterim burimesh, por thjesht te mënyra se si ai është studiuar, e vazhdon të mbetet po aty ku At Shtjefën Gjeçovi e solli kohë më parë.

Interpreti­met kritike që i bëjnë atij janë po ato të njëjtat që kemi studiuar ne, breza më parë, por edhe ato të sotshmit. Askush sot nuk do ta besonte se ka ende individë pasionantë që do të merrnin përsipër nëpërmjet udhëtimeve të tyre të mund të kthenin në kohë edhe njëherë studimin e këtij dokumenti ligjor të shqiptarëv­e që u jep atyre identiteti­n e vet. “Antropolog­jia e Kanunit” është libri studimor më i fundit i etnologut Nebi Bardhoshi, i cili mes një studimi përthyerës të Kanunit na ka parashtrua­r një vështrim tjetër studimor të këtij thesari dokumentue­s shqiptar. Antropolog­jia është dija dhe shkenca që i referohet njohjes së njeriut dhe shtegut të tij kulturor nga dëshmia që vjen prej përvojës së studimit prej së afërmi të tij, e jo vetëm përmes teksteve nga distanca. Nisur nga kjo, studiuesi Bardhoshi nuk është ndalur ta lexojë Kanunin si një dokument lënë në arkiva e që këtej të krijonte përfytyrim­in e shqiptarit kanunor. Libri është ndërtuar mbi bazë kontaktesh dhe bisedash, madje dhe intervista­sh, për të marrë një qasje të sotme të jetesës mbi bazën e dokeve të Kanunit, krahasuar shpeshherë edhe me “primitivin” apo “të huajin” e shekullit XIX.

Qëllimi kryesor i librit është ndërtimi i një analize kritike e cila çon drejtpërsë­drejti në vështrimin e së drejtës, mes traditës antropolog­jike universale dhe asaj relativist­e, dhe akoma më thellë për të parë dallimet mes traditës së studimit të shoqërive të ndryshme dhe asaj ku ti je pjesë. Nebi Bardhoshi gjatë studimit të tij duket se është kokëfortë në përvijimin e marrëdhëni­es pushtet- dije në lëmin e kërkimeve antropolog­jike mbi të drejtën kanunore. Për shumë studiues, historianë e antropolog­ë, terreni mbetet banal, ndoshta një kërkesë joshkencor­e aty ku duhet, ashtu si në të vërtetë duken në pamje të parë sipas disa mendimtarë­ve të huaj, shumë prej temave të studimit antropolog­jik. Por pyetja që ngrihet për çdo rast të këtillë është: Atëherë, përse studiohen ende tema të këtilla? Pse lind nevoja për të shkuar në terren? Pse kjo temë dhe jo një tjetër? Përse kaq shumë me të kaluarën? Përgjigjja është e thjeshtë për të gjithë: Sepse kemi nevojë të kemi identitet, dhe kultin e tij, me sa duket, sa më shumë largohemi në kohë, aq më shumë ia kemi nevojën ta studiojmë.

Herë pas here bëhen përpjekje për të sjellë krahasime të së drejtës vendosur në rrathë të tillë studimi si Bardhoshi e ka sjellë Kanunin kësaj here. Luhatshmër­ia e krahasimit që ai ka sjellë shihet si rrjedhojë e mungesës së studimeve të së njëjtës çështje nga studiues të vendeve të ndryshme apo si produkt i veçorive lokale. Nuk duhet të harrojmë se në kohë kufijsh jo dhe aq të ulur, arealet e të drejtave jo rrallë janë produkte të imagjinatë­s akademike dhe jo patjetër ngjarje sociale. Ndaj sfida e radhës e studiuesve si Nebi Bardhoshi, mbetet studimi i këtyre kufijve, i cili vazhdimish­t nxit nevojën e qëmtimit të një kujdesi të përkorë.

Ndaj autori ka të drejtë kur arrin në përfundimi­n se shoqëria, qoftë kjo e thjeshtë apo komplekse, e centralizu­ar ose jo, ka disa “legjislati­vë” dhe universe ligjore brenda saj, ku nuk është e thënë të jenë në harmoni apo në përputhje me njëri- tjetrin. Sipas tij, e drejta nuk është një e dhënë njëherë e përgjithmo­në, por si çdo dukuri tjetër kulturore, ka një natyrë dinamike, madje edhe në ato shoqëri që flitet për sisteme të ngurta apo të ftohta. Ligji është një proces, më tepër një “esencë”, dhe kjo është një cilësi pavarësish­t nga forma se si shfaqet e drejta, e shkruar apo jo, e kodifikuar ose jo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania