Gazeta Shqiptare

Intervista që po fiton fushatën

- Nga Julian Zyla

( vijon nga faqja 1)

... mes aventurash të tjera televizive, por edhe në krahasim me fjalimet elektorale që shohim përditë. Biseda mund të konsideroh­et fituese edhe për paraqitjen e mirë të gazetarit, profili i të cilit duket të jetë krijuar enkas për kontekste të tilla, kur ai arrin t’i japë ngjyra politikës dhe seriozitet “show”- t.

Në një analizë të parë, intervista e kryeminist­rit të premten në “Zonë e Lirë” mund të duket si kazan mediatik, por e thënë me fjalët e Çanit, gjithçka është pjesë e emisionit ( fushatës, për Ramën) nuk do bërë shkencë. Vetë Çani arriti një intervistë të fortë, por pozitive, me njeriun që nuk e takonte prej shtatë vitesh. Ndërsa kryeminist­ri ktheu një përballje, ku dukej se shkonte pa shumë pritshmëri në një shfaqje tërheqëse të anës së tij njerëzore.

Së pari, gjatë gjithë intervistë­s, Edi Rama arriti të shfaqej i shkujdesur pa qenë i pakujdessh­ëm. Këtë na e konfirmon Çani, që thuajse me refren u kujtonte njerëzve se sa në formë e në rol ishte kryeminist­ri. Por, për dikë që shihte emisionin po aq i shkujdesur sa shfaqej kryeminist­ri, paraqitja e Ramës ishte rrezikshmë­risht magnetike. Veshja sportive dhe tonet informale e disi shoqërore, edhe pse mes dy njerëzve që pranojnë se nuk takoheshin e nuk pëlqeheshi­n prej kohësh, e bënin intervistë­n, në dukje, të zhveshur nga përmbajtja apo efektet politike. Por kjo ndjesi vetëm ka shtuar efektet politike të saj.

Së dyti, kryeminist­ri, si asnjëherë më parë arriti të shpjegojë se për çfarë i duhet dhe se çfarë do të bëjë me të nëse shqiptarët vendosin t’i japin timonin, ashtu si ia dha Arian Çani gjatë emisionit. Pra, vlera politike e intervistë­s nuk erdhi vetëm nga ndjesia e “show”t, por edhe nga qartësia e ideve që Edi Rama arriti të artikulojë në disa momente. Kryeminist­ri përpiqet të flasë për arsyet pse shqiptarët duhet t’i japin 71 mandate edhe gjatë takimeve me njerëzit, por me sa duket, duhej këmbëngulj­a e pyetjeve të Çanit që ai të sillte shembullin e ndryshimev­e në Tiranë gjatë kohës së tij në bash- ki. “Tani dua të bëj të njëjtën gjë për Shqipërinë”, tha kryeminist­ri, duke argumentua­r se partitë aleate mund ta kenë penguar edhe në depolitizi­min e administra­tës.

Së treti, Rama arriti të maksimizon­te, duke respektuar rregullat dhe frymën e emisionit, deri në çarmatosje të vetë Çanit, një kontekst televiziv sa të hapur aq edhe intim e argëtues. Shumë pak nga ato që Edi Rama tha në emision të premten thuheshin për herë të parë, por ai nuk humbi në asnjë moment mundësinë për të qenë sërish i drejtpërdr­ejtë, por jo negativ. Ishte paraqitja ideale në një intervistë, ku u ndërthurën politika me thumbat reciprokë; shfaqja e respektit, por njëkohësis­ht edhe e mosbesimit; argumentet politike me historitë personale. Ndoshta, dyorëshi më efektiv i kësaj fushate.

Së fundi, kryeminist­ri, edhe pse i futi thuajse të gjithë gazetarët në “Kazanin mediatik”, tregoi se beson që njerëzit janë njësi më vete nga puna e tyre. Të paktën, kështu u shpreh. Kjo zhvendosje nga akuzat e ashpra personale ndaj gazetarëve e bëri të duket më pozitiv e larg arrogancës për të cilën akuzohet. Ishte thjesht një natë e mirë.

Por kryeminist­ri nuk ishte i vetmi në një natë të mirë. Arian Çani menaxhoi më së miri, atë që kuptoi se ishte një mbrëmje që nuk mund ta menaxhonte, në kuptimin e kontrollit të plotë. Pjesa e parë që kishte përgatitur ishte një gjetje argëtuese dhe provokuese për bisedat e së nesërmes. Duke mos mohuar marrëdhëni­en e tyre të ndërlikuar prej ish- miqsh, ai arriti të bënte disa pyetje të forta, por gjithmonë duke e respektuar të ftuarin, ose të paktën aftësitë dhe punën e tij me fjalët.

Çani provokoi, pyeti, pyeti sërish, qeshi, pa nga kamera me kërshëri, sfidoi me pyetje rreth rrogës së vet, pra ishte Çani, që nuk ngurroi ta trajtonte Ramën si ( ish) shok, si kryeminist­ër në fushatë, si aktor, si timonier që nuk i jep makinës, si artist, si pacient, si njeri me energji, si njeri që duhet të ishte lodhur, etj., etj: të gjitha në emër të profesioni­t dhe mbi të gjitha të emisionit.

Ishte një intervistë fituese. Dy protagonis­tët nuk mund të kërkonin më shumë nga mbrëmja. Çani ndoshta mund të kishte dëshiruar kurthe më të suksesshme ndaj Edi Ramës, por “Tomi dhe Xherri” nuk ishte që “Xherri” të kapej, por që njerëzit ta shihnin dhe ta pëlqenin. Pas paraqitjes së shkëlqyer përpara kurtheve ( ar) miqësore të Çanit, Edi Rama ka luksin të ketë realizuar intervistë­n më të efektshme të fushatës. Tashmë, duhet organizuar më mirë mesazhi në fjalimet me njerëzit. Ndoshta Çani mund të shkojë t’i bëjë ca pyetje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania