Gazeta Shqiptare

Rama: LSI nuk ka më shanse të bëjë të tretin, të vërtetin

Kryeminist­ri, mesazh për drejtuesit politikë në qarqe: Ktheni të lëkundurit me PS "Votë të plotë për PS për të mos ndarë shtetin në copa"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama u dërgoi dje drej tuesve socialistë nëpër qarqet e vendit, një mesazh përmes të cilit u kërkoi të mos merren më me LSI- në, por të përqendroh­en te fushata. "Ju lutem, nuk duhet të kemi më lajme për LSI- në! E sotmja ishte një ditë për t'u dhënë të gjithëve mesazhin se LSI nuk ka më shanse të bëjë të tretin të vërtetin, në mënyrë që ju të gjithë ta përdorni këtë në fushatën mikro, me organizim kapilar për të kthyer njerëzit që rrinë me LSI për interes, jo për bindje!", thuhet në mesazhin e shpërndarë. "Në makro, pra në komunikimi­n publik duhet të fokusohemi tek mesazhi ynë dhe për reformën e administra­tës të themi, ne duam të bëjmë dhe duam të kemi mundësinë të zgjedhim më të mirët. Kaq dhe fokusin tek vetingu, ekonomia, punësimi e me radhë në mesazhin tonë… Forca!", e mbyll mesazhin e tij, kryeminist­ri. Gjatë këtyre ditëve ai ka refuzuar t'u përgjigjet akuzave të ish- kryetarit të LSI- së, Ilir Meta. Nga Vau i Dejës, kryeminist­ri Edi Rama tha se dy janë portat që duhen hapur për qytetarët, porta e drejtësisë dhe porta e shërbimeve të administra­tës. Rama tha se gjykatësit janë të zgjedhurit e politikanë­ve dhe për këtë arsye ata nuk dënojnë asnjë politikan. "Shtëpia e shtetit tonë mund të ndërtohet duke hapur dy porta të rëndësishm­e për njeriun. Portën e drejtësisë dhe portën e shërbimeve të administra­tës. Të dyja këto porta për fat të keq për vite të tëra kanë qenë të mbyllura për njerëzit e zakonshëm. Gjykata nuk pyet njeri ça je, demokrat, apo socialist, gjykata pyet sa ke, po pate aq sa duhet e merr të drejtën, e blen të drejtën, po nuk pate ta blejnë të tjerët. Kjo është vuajtje e njerëzve të zakonshëm, jo vuajtje e politikanë­ve", u shpreh kryeminist­ri. Sipas tij, "politikanë­t kanë pasur sukses në Shqipëri që t'i ndajnë njerëzit sa andejkëtej dhe t'i kthejnë në tufa tifozësh që i shkojnë nga prapa. Kanë bashkëjetu­ar me gjykatësit në një harmoni të plotë. Gjykatësit nuk kanë dënuar kurrë një politikan në Shqipëri, sepse nuk kanë si e bëjnë. Gjykatësit janë të zgjedhurit e politikanë­ve", u shpreh kreu i qeverisë. Rama tha se porta tjetër e rëndësishm­e është ajo e administra­tës, e cila sipas tij hapet për qytetarët vetëm me lekë. "Dua ta them qartë, kjo nuk është për ne çështje për luftë politike, nuk kemi luftë politike me asnjë ne. Kjo është një luftë për Shqipërinë që ne duam, për shtetin që ne duam të ndërtojmë. Këtu PS, që ta themi deri në fund, PS, PD nuk janë pa faj në këtë histori. Nuk është kjo thjesht se na dolën ca parti të vogla, por ama nëse duam ta zgjidhim këtë çështje, e zgjidhim duke i dhënë një votë të plotë PS, që ne mos ulemi pas zgjedhjeve dhe të fillojmë të ndajmë shtetin në copa. Ësh- të një sistem që është ngritur mbi votat", u shpreh Rama. Ndërkohë nga Kukësi, ku ishte mbrëmë në një miting në qendër të qytetit, Rama u kërkoi grave që të ndëshkojnë me votë kreun e PD- së, Lulzim Basha. "Në shumë vite keni dëgjuar, po dëgjoni të tjerë që premtojnë çudira, si ato që do ulin taksat komplet dhe do rrisin shpenzimet. Politika e përçarjes, e cila është ushqyer prej kaq shumë vitesh nga votat e njerëzve të zakonshëm është armiku më i madh. Unë nuk u them demokratëv­e nxirreni Saliun nga zemra, vota është çështje mendjeje, jo çështje zemre", tha Rama në Kukës.

 ??  ?? Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, dje në Pogradec
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, dje në Pogradec
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania