Gazeta Shqiptare

Balla- Metës: Boll me shantazhe alla Gruevski, e ke tepruar

Deputeti socialist: Ilir, të kemi votuar për president, na e kthe

-

Deputeti

socialist, Taul ant Balla i kujtoi dje ish- kreut të LSI- së, Ilir Meta se i kanë dhënë votën për t'u bërë president dhe nuk duhet ta teprojë. Në një status në rrjetin social "Facebook", Balla shkroi dje pas konferencë­s së Metës: "Ilir, të kemi dhënë votën për t'u bërë president! Por edhe kjo që po bën si president i zgjedhur nuk shkon, sepse po teprohet. Je president i zgjedhur edhe me votat tona, ose na kthe votën dhe bëj çfarë të duash me ish- partinë apo partinë tënde! Jo vetëm s'mund të kërcënosh askënd dhe ne socialistë­t jo e jo, po s'mundet as të na fusësh në një luftë politike demode për interesat e LSI". "Ne të bëmë kryetar shteti, me besimin për të qenë figura mbi palët që i duhet vendit, jo për të të pasur si figurë përçarëse. Partia Socialiste është në të drejtën e saj legjitime të kërkojë votën, për t'i dhënë fund parcelizim­it të "Boll më, se u trash fare kjo punë me çorodinë tuaj dhe na lini ne të bëjmë fushatën tonë, edhe LSI fushatën e vet. Ne s'kemi asnjë dëshirë të merremi me ish- partinë apo partinë tuaj", i tha dje Balla, Metës.

administra­tës shtetërore nga partitë. Nëse LSI nuk bashkohet dot me ne për këtë qëllim të madh në rrugën për të bërë shtet, kjo është puna e saj", shkroi Balla. "Por, shantazhet alla Gruevski janë jo vetëm antidemokr­atike, por edhe të papranuesh­me për një Pres-

ident të zgjedhur të Shqipërisë. Ashtu siç janë të papranuesh­me edhe sharjet e akuzat lumë për Edi Ramën dhe për marrëveshj­en që ai bëri me Lulzim Bashën në interes të Shqipërisë, të cilën edhe presidenti i zgjedhur e përshëndet­i".

 ??  ?? Deputeti socialist, Taulant Balla
Deputeti socialist, Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania