Gazeta Shqiptare

Shpëtim Idrizi: Basha e ktheu bashkinë në ndërmarrje të kunatit

Kreu i PDIU- së u përgjigjet akuzave të kreut të PD- së

-

Kreu

i PDIU- së, Shpëtim Idrizi i dha një mesazh të qartë kreut të PD- së, Lulzim Basha pas akuzave të këtij të fundit nga Dibra se PDIUja ishte e zhytur thellë në qypin e turshive. Idrizi tha se gjatë kohës që drejtonte bashkinë e kryeqyteti­t, Basha nuk mbajti asnjë premtim, por e ktheu atë në ndërmarrje të kunatit. Ai shtoi ndër të tjera se tani e di hallin që ka kryedemokr­ati, pasi nuk po kërkon vota për veten e tij, citon "Balkanweb". "I përgjigjem nga këtu dikujt që e ka marrë peng një parti të madhe, që shumica e kanë prit si partinë e madhe pluraliste. Unë e Mesila kemi qenë një nga themeluesi­t e saj, por si është e mundur sot që kjo parti e madhe të jetë mar- rë peng nga kjo parti. Ai nuk kërkon vota për partinë e vetë se ia kërkojnë nga ana tjetër. E di shumë mirë që e ka qejf ujin e detin, e di se bashkinë e ktheu në ndërmarrje­n e kunatit, po i kujtoj ku e ka premtimin që do jepte 100 mln lekë për varrezat e Kllogjrit", - tha Idrizi. Më tej ai e këshilloi Bashën: "Shif hallin tënd se i yti është më i madh se i yni". Mes të tjerash, Idrizi shtoi: "Shqiptarët kanë gjithçka, por duhet ta kuptojnë se

DEKLARATA

"Shqiptarët kanë gjithçka, por duhet ta kuptojnë se nuk mund të rrinë njëherë në çadër, e pastaj të bëjnë presione që s'do futen në zgjedhje", tha Idrizi.

nuk mund të rrinë njëherë në çadër, e pastaj të bëjnë presione që s'do futen në zgjedhje, pasi këto zgjedhje janë serioze për fatet e gjithë shqiptarëv­e. Votoni nr. 13, një slogan të shkëlqyer".

 ??  ?? Kreu i PDIU- së, Shpëtim Idrizi
Kreu i PDIU- së, Shpëtim Idrizi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania