Gazeta Shqiptare

Drejtësia, BE: Të nisë vetingu, thelbësor për negociatat

Ankimimi në Kushtetues­e, pas SHBA reagon edhe delegacion­i i BE- së në Tiranë "Filloni verifikimi­n e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e"

- Valentina Madani

Delegacion­i i Bashkim it Europian në Tiranë u bëri dje thirrje autoritete­ve shqiptare që t'i përmbahen plotësisht angazhimit të tyre për zbatimin e reformës në drejtësi. Reagimi i Bashkimit Europian vjen në një kohë kur ligji i vetingut për verifikimi­n e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e u miratua në parlament por hasi në një tjetër ngërç, atë të ankimimit në Gjykatën Kushtetues­e nga Unioni Shqiptar i Gjyqtarëve. Sipas deklaratës, zbatimi i vetingut duhet të fillojë, ndërsa i kujtohet Shqipërisë se progresi në këtë drejtim, veçanërish­t zbatimi i procesit të rivlerësim­it të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, është thelbësor për hapjen e negociatav­e. Deklarata vjen në një kohë kur klasa politike është e angazhuar plotësisht në fushatën elektorale, duke lënë mënjanën reformën në fjalë. "Ambasadat e shteteve anëtare të BE- së dhe delegacion­i i BE- së në Tiranë u bëjnë thirrje gjithë autoritete­ve përkatëse që t'i përmbahen plotësisht angazhimit të tyre për zbatimin e reformës së drejtësisë që u votua njëzëri në parlamenti­n shqiptar rreth një vit më parë. Rivlerësim­i i gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, siç parashikoh­et në legjislaci­onin që është rishikuar tanimë nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetues­e e Shqipërisë, duhet të fillojë", thuhet në deklaratë. BE- ja kujton se progresi i besueshëm dhe i prekshëm i pesë përparësiv­e kyçe, zbatimi i reformës së drejtësisë dhe në veçanti i ligjit të rivlerësim­it, janë thelbësore për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it me Shqipërinë. Dy ditë më parë, edhe ambasada amerikane në Tiranë kërkoi zbatimin e vetingut. Sipas saj, ka përpjekje për të dobësuar reformën në sistemin e drejtësisë. Ambasada shprehu shqetësimi­n se këto përpjekje kanë për qëllim të mbrojnë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Ambasada e SHBA- ve i bëri apel Gjykatës Kushtetues­e që të shqyrtojë me Ish- diplomati Besnik Mustafaj nuk e përjashton një bashkëpuni­m të mundshëm mes koalicioni­t fitues PDKAAK- Nisma dhe VVsë, e cila ka dalë forcë e dytë. "Edhe në rast se VV- ja pranon të bashkëqeve­risë me tri forcat e sipërpërme­ndura, koalicioni­t fitues do t'i mbetet posti i kryeminist­rit, dhe atë do ta marrë Haradinaj", - tha ai në studion e "News24". Ministrja e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha, në kuadër të masave ndaj zyrtarëve që përfshihen në fushatë, firmosi dje shkresat për informimin e prokuroriv­e të rrethit gjyqësor Tiranë, Korçë, Elbasan dhe Kukës, si dhe për dijeni Prokurorin e Përgjithsh­ëm Adriatik Llalla, mbi shkeljet e kryera nga katër drejtues rajonalë të institucio­neve në varësi të këtij dikasteri.

 ??  ?? Kreu i PD- së me fermerët në Fier
Kreu i PD- së me fermerët në Fier

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania