Gazeta Shqiptare

Basha ndërpret fushatën, vizitë 24 orëshe në SHBA

Kreu i PD- së në Fier: Rama braktisi rrugës premtimet, Panariti gënjen për fondet Para nisjes, akuza kreut të qeverisë për abuzime

-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ndërpreu për më shumë se 24 orë fushatën elektorale për shkak të një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pavarësish­t se udhëtimi i Bashës u mbajt në fshehtësi, mësohet se ai do të zhvillojë takime të rëndësishm­e me zyrtarë të lartë amerikanë, por pa dhënë ndonjë emër konkret. Drejt Shteteve të Bashkuara, Lulzim Basha është nisur të hënën në mesnatë dhe pritet të kthehet të mërkurën. Në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, Lulzim Basha nuk shoqërohet nga asnjë zyrtar i Partisë Demokratik­e. Disa ditë më parë në një takim elektoral në Korçë, Basha la të kuptohet se do të takohet me presidenti­n amerikan, Donald Trump. Ai dha një sinjal nga Korça, ku një fermeri që i kërkoi kreut demokrat t'i tregonte Donald Trump për programin, Basha i tha se nga e dinte që do të takonte presidenti­n amerikan. Por, para nisjes drejt SHBA- ve, kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, nga Fieri akuzoi kryeminist­rin Rama se në katër vjet nuk mbajti asnjë nga premtimet me të cilat u mori votën qytetarëve. Gjatë një takimi me banorë të fshatit Hamil në Fier, Basha tha se edhe Ministri i Bujqësisë, Panariti, gënjen kur thotë se nuk ka fonde, pasi në katër vjet shteti ka harxhuar 16 miliardë euro, por të gjitha kanë shkuar për fasada, palma, pllaka e fishekzjar­rë. "Para katër vitesh kur erdhën për të marrë votën, Edi Rama premtoi 300 mijë vende pune, premtoi shëndetësi falas, premtoi legalizime falas, premtoi mbështetje për bujqësinë, naftë pa akcizë, imputet bujqësore, uljen e taksave për 97% të shqiptarëv­e, rritjen e rrogave, premtime pa fund. Sot pas katër vitesh vjen dhe nuk flet më për premtimet. Tani vjen me premtime të tjera, por në fakt ajo që njerëzit gjykojnë është se çfarë bëri këto katër vjet. Paska ardhur Panariti këtu dhe thotë nuk kisha fonde. Gënjen! Shteti ka harxhuar këto katër vjet 16 miliardë euro. Vetëm për fishekzjar­rët në hapjen e sheshit ' Skënderbej' janë hedhur qindra mijëra euro, midis 200 dhe 400 mijë euro. Ja pra, lekët i kanë, por lekët i bëjnë palma, lekët i bëjnë pllaka, lekët i bëjnë fishekzjar­rë, lekët i bëjnë fasada në vend që t'i sjellin dhe t'i bëjnë ndihmë për fermerët, t'i bëjnë investime për infrastruk­turën, të hapin vende pune si në fshat ashtu edhe në qytet. Është e mun-

dur, sigurisht është e mundur", deklaroi z. Basha. Duke u ndaluar në programin ekonomik të Partisë Demokratik­e, Basha tha se ky plan funksionon dhe do të japë menjëherë rezultate konkrete. "Unë nuk vij me premtime, unë vij këtu me një plan ekonomik, që na është dashur dy vite ta hartojmë, pasi kemi parë gjendjen në terren, pasi kemi parë problemet reale, mundësitë reale për të dalë nga kjo gjend-

je. Pasi e kemi konsultuar me ekspertët më të mirë të fushave të bujqësisë dhe blegtorisë dhe pasi kemi marrë

vulat e ekspertëve më të mirë të ekonomisë në Gjermani, në Europë, që janë këshilltar­ët ekonomikë të kancelares Nga Durrësi, Agron Duka i PAA- së pati një mesazh të qartë për qytetarët: "Votoni kundër Ramës, edhe nëse nuk doni të votoni Bashën". "Jam natyrisht në listën e PD dhe jam i detyruar të bëj çdo lloj propagande për PD dhe i qëndroj stoik marrëveshj­es që kemi bërë me PD, por edhe si një socialist, edhe si një njeri pa parti të votojnë kundër Ramës, edhe nëse nuk duan të votojnë Bashën, sepse kështu nuk ecet përpara. Bujqësia do të ngelë në vend. Votoni 6", tha z. Duka.

gjermane. Qëllimi është rritja ekonomike, punësimi, mirëqenia e njerëzve", u shpreh kreu i PD- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania